Assisti qe ka dhene per Nicolo Barella ne Inter-Juventus ka qene thjesht gjeja e fundit e bukur qe Alessandro Bastoni ka bere me Interin.
Mbrojtesi i ri zikalter ka dale kete sezon ne drite perfundimisht ne drejtimin e Antonio Contes dhe ka treguar direkt veshjen e kampionit.
Nje talent qe me sa duket ka fituar vemendjen e klubeve me te medha ne Europe dhe te disa prej teknikeve me ne ze.
La Gazzetta dello Sport flet per kete dhe zbulon madje edhe nje oferte qe City ka perseri gati per lojtarin e Interit.
“Nese e mendon mire, parabola e te dieles me marres Barrellen i ngjante me perpikmeri gjuajtjeve te Steph Curry, idhullit te tij.”
“Qe nga Golden State ne san Siro, i arte ka qene edhe momenti i Alessandro Bastonit ne ate pasim per shokun e tij.”
“Ne kete moment, lojtari vlen 50 milione euro sipas specialisteve te fushes, pertej veshtiresive financiare Covid19 ne futboll.”
“E kjo eshte shuma qe Pep Guardiola ka menduar te ofroje perseri ne vere per te, duke tentuar keshtu edhe njehere ta rrembeje nga Interi. Tekniku spanjoll eshte dashuruar me te dhe disa burime ne Angli thone se ai do te beje gjithcka per te arritur te ‘Xherri’ i Interit.”
“Zikalterit nga ana e tyre nderkohe e dine qe duhet te nxitojne te rinovojne kontraten e lojtarit, sepse ajo skadon ne 2023 e askush nuk mund te humbase me kohe.”
Me sa duket, sipas Corriere dello Sport, arbitri i ndeshjes Inter-Salernitana diten e djeshme ka bere nje gabim teper te…
Ne kete mesjave, Serie A do te beje pushim, por ne fushen e lojes do te rikthehet Kupa e Italise,…
Si gjithmone, Antonio Cassano ka dashur te flase edhe diten e sotme ne rrjetet sociale per fitoren e Interit diten…
Marcelo Brozovic po i jep gaz dhe po tenton te kthehet sa me shpejt ne dispozicion te Simone Inzaghit. Mesfushori…
Sulm shume i rende i Mauro Icardit ne drejtim te gruas se tij, Wanda Nara, me te cilen eshte ne…
Diten e djeshme, per mediat eshte ndalur te flase edhe Stefano Sensi, ish-mesfushori i Interit qe eshte huazuar te Monza.…