Categories: Ne plan te pare

Pergjimet per Suarez, del ne pah emri i Paratici ne pergjime: “Eshte me i rendesishem se Presidenti Republikes. Keshtu qe…”

Kur ne bisedat e pergjuara ndermjet drejtuesve te Universitetit per te huajt ne Perugia ka filluar te qarkulloje emri i Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, nje nga te pergjuarit ka thene: “ne kete histori eshte me i rendesishem se Mattarella (presidenti i Republikes ne Itali).”

Nje ekzagjerim qe sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, duhet te kishte efektin dhe te tregonte motivin me shume per te vene sa me shpejt ne dispozicionin e Suarez pasaporten Italiane.

Keshtu thonin ata ne bisedimet ndermjet tyre, se Paratici duhet te degjohet me kujdes, sepse eshte me i rendesishem edhe se vete Mattarella.

Ky eshte vetem nje nga treguesit se Juventusi mund te kete dore ne mekanizmin e vene ne pune ne Universitetin e Perugias per te fallcifikuar provimin e italishtes per lojtarin Luis Suarez.

Me kete provim, ai do te behej keshtu nje qytetar europian dhe do mund te vishte bluzen e Juventusit.

Gjithesesi, nje prove te qarte ne kete moment mediat nuk e kane ne dore, por disa prej tyre pretendojne se keto prova i ka prokuroria.

“ME JUVENTUSIN KEMI RAPORTE TE MIRA”

“Me Juventusin kam raporte te mira. Po na kerkojne qe te bejme cdo gje sa me shpejt te mundemi”, thone personat e pergjuar ne biseda me njeri-tjetrin, duke ju referuar edhe interesimit te Juventusit per kete ceshtje.

“Por dicka tjeter eshte te kerkosh te shpejtosh, dhe dicka tjeter te kerkosh qe te fallcifikosh”, tregon Corriere qe shkruan keshtu se per kete nuk ka ende nje prove.

Per kete po punon prokurori Raffaele Cantone, i cili po e dergon para hetimin dhe po kerkon te gjeje fajtoret e vertete.

PERGJIMET VAZHDOJNE

“Ti e di qe une kam raporte te mira me drejtuesite  Juventusit”, thote rektori i universitetit shteteror Maurizio Oliviero (qe nuk eshte i hetuar) me nje telefonate me Drejtorin e Pergjithshem per te Huajt Simone Olivieri qe eshte i hetuar per korrupsion, fallcifikim dhe dhunim te sekretit.

Nder te tjera, ai shton ne telefonaten e pergjuar “duhet te ndihmojme sulmuesin e skuadres sone te zemres”.

“Eshte kontakti i duhur per te vene ne shina trenin e korrupsionit, qe akuza tregon se gjithcka ka qene e planifikuar me se miri.”

“Ideja ishte te mashtrohej opinioni publik se lojtari e flet shume mire italishten dhe se provimin e mori me forcat e veta.”

“Ne pergjime ka edhe fjali te tipit ‘Suarez nuk di asnje fjale ne italisht’, por eshte pikerisht profesoresha Stefania Spina ajo qe thote se ‘nuk ka problem, sepse me te do te fitojme Champions League’.”

Keshtu, ne kete menyre eshte pare qarte se gjithcka ka qene e programuar deri ne detaje.

Nderkohe, vete profesoresha ka postuar nje foto ne Twitter dite me pare me Suarez ku kishte shkruar: “Faleminderit Luis Suarez per kete fizite sot ne Universitetin e te Huajve ne Perugia. Ka qene nje kenaqesi te kishim si student.”

Student qe Suarez nuk ishte kurre, sepse provimi ishte totalisht nje mashtrim.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, kercenime te shumta per Bastonin pas ndeshjes nga tifozet katalanas: “Te shohim nese te ndeshja e kthimit do…”

Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…

5 hours ago
  • Uncategorized

“Dje ne minuten e 27 me Onana ka ndodhur nje skene qe e kemi pare pak here me Handanovic: lojtaret kane…”

Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…

5 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Inter-Barcelona: “Ishte apo nuk ishte penallti dora e Dumfries? Me sa duket VAR vendosi ashtu sepse…”

La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zhang dergon nje mesazh te qarte direkt pas ndeshjes? “Ai ka treguar keshtu se nuk…”

Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…

5 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana i dergon nje mesazh direkt Inzaghit: “Fitore e merituar kjo. Alternimi me Handan? Nuk nje gje e…”

André Onana, pas fitores ndaj Barcelones, eshte ndalur per te folur per mikrofonat e Sky Sport Italia dje. Keto kane…

9 hours ago