Categories: Ne plan te pare

Polo: “Gati per Interin! Ja ku luaj. Eto’o…”

Peruani Andy Polo, blerja e re e Interit, tregon per veten e tij ne nje interviste ekskluzive per Calciomercato.com.

Andy, te telefonoi Interi. Pak si surprize.

“Jam me te vertete shume entuziast. Per mua kjo mundesi eshte maksimumi”.

Cilat jane ndjesite tuaja si nje lojtar i ri i nje klubi kaq te rendesishem?

“Me erdhi kjo mundesi dhe jam shume i lumtur. Dua te jap maksimumin dhe te perfitoj nga kjo mundesi qe po me jepet”.

Edhe pse me Genoa-n ishte mbyllur prej kohesh, me pas gjithcka u prish ne pjesen me te bukur. Eshte rasti per te marre hak?

“Po, sigurisht. Besoj se kjo eshte aventura e duhur per te treguar ate qe vlej ne nje klub kaq te madh si Interi”.

Cfare lloj sulmuesi je? Si e pershkruan veten?

“Jam nje lojtar i shpejte, di te luaj ne te dy krahet si sulmues anesor. Por bej shpesh dhe me kenaqesi dhe sulmuesin e 2-te, pas kraheve te klasikut numrit 9.  E konsideroj veten nje sulmues te dobishem”.

Dikush te ka krahasuar me Samuel Eto’o.

“Eshte absolutisht nje kampion. Me pelqen te shoh shume lojtar me kualitet qe luajne ne te njejtin pozicion me mua. Mendoj se ka gjithmone per te mesuar, nga cdokush. Akoma me shume nga kampione te tille”.

Ndoshta, dikush nga Interi i sotem te pelqen vecanerisht?

“Sigurisht. Palacio me pelqen shume, eshte nje sulmues me aftesi te shkelqyera dhe qe leviz shume. Leviz brenda hapesirave, nuk jep pika referimi. Eshte nje lojtar i madh”.

Ka ardhur Hernanes; ndoshta do te stervitesh me te, Milito dhe Guarin pervec Palacio…
“Jam me te vertet shume i lumtur, keta jane te gjithe kampione te medhenj nga te cilet mund te mesoj”.

Ka disa qe sigurojne qe do te stervitesh me ekipin e pare pavaresisht se zyrtarisht i perket ekipit te te rinjve. Eshte e vertete?

“Akoma nuk me kane sqaruar plotesisht. Kur te vij ne Milano, do te mar vesh gjithcka”.

Nje pervoje unike: Andy Polo, je gati?
“Shume i gatshem, dua te jap me te miren per Interin. Nje shoqeri fantastike. Te vij ketu eshte nje nder”.

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: Andy Polo

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, KY ESHTE FORMACIONI ANTI-SASSUOLO: “Inzaghi duket se ka vendosur: do ule ne stol nje si…”

Duket se po vine lajmet e para ne prag te ndeshjes se Interit ndaj Sassuolos qe do te luhet diten…

54 mins ago
  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

6 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Calhanoglu ndalet te flase per UEFA: “Cfare nate fantastike ajo te marten. Ne vecanti falenderoj…”

Match winner i te martes ne mbremje ne Champions League, me nje gol shume te bukur, ka folur per kanalin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Nje lojtar nga tifoz dhe pjestar i Curva Nord, sot eshte titullar i Interit: “Histori e pabesueshme ajo e…”

Nje moment shume i bukur per dimarcon, qe pas dopietes ne Kombetaren e Italise, ka gjetur golin edhe me Interin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, do te luaje Asllani ndaj Sassuolos apo jo? Inzaghi ka vendosur: “Mikhytarian do jete ne…”

Ata qe kane bere diferencen me Barcelonen nuk kane qene vetem mbrojtesit, por edhe kualiteti ne mesfushe. Calhanoglu ne regji,…

6 hours ago