Categories: Uncategorized

Presidenti i Racing: “Kam folur me Lautaron, ja cfare me ka thene ai per Interin. Vetem imagjinoni pak si e fitoi formacionin.”

I intervistuar per La Gazzetta dello Sport, Victor Blanco, presidenti i Racing (ish-klubi i Lautaro Martinez) ka folur per Lautaron por edhe per te ardhmen e tij. 

Keto kane qene fjalet e Blancos ne shqip te sjella tek ju nga Inter Club Albania:

“Pse Messi do Lautaron? Eshte e thjeshte: ata duke luajtur bashke tek Argjentina kane pare se cfare mund te bejne te dy.”

“Lautaro eshte nje goleador. Eshte nje kafshe brenda zones. Per kete Leo e do me vete. Nje scout na e sinjalizoi por ishin edhe disa djem te tjere qe dukeshin te forte.”

“Disa humben rruges, disa jane ndalur nga demtimet. Por Lautaro ka bere shume mire dhe kjo eshte gjeja me e veshtire sot: ka arritur gjithcka hap pas hapi me shume pune.”

Tani, presidenti Blanco, a doni ate tek Barcelona? A mendoni se eshte gati?

“Per te qene gati per Barcelonen nuk kam dyshime fare. Ai di si te adaptohet shume shpejt me cdo realitet te ri.”

“Kur kaloi nga te rinjte tek skuadra e pare, kur erdhi ne Europe, kur luajti me kombetaren e Argjentines e keshtu me radhe.”

“Mbase do i duhet ndonje muaj, por aq maksimumi. Dicka qe do i ndodhte cdo lojtari jo vetem Lautaros.”

“Por per mua eshte mire ne Milano tek Interi. Do te kete kohe ne te ardhmen per transferime.”

Po, tek Interi ai eshte titullar i padiskutueshem. Tek Barcelona rrezikon te jete zevendesuesi i Suarez…

“Une mendoj se nese do te shkoje tek Barcelona ai do te behet titullar direkt. Eshte nje fitues i lindur, i perjeton sfidat ne nje menyre qe te cmend.”

“Ka vetem 22 vite mbi shpine. Suarez eshte nje crack, por ai ka avantazhe te tjera. Ne futbollin e sotshem te rinjte i gjejne hapsirat.”

“Per ty eshte me mire te shkoje tek Barcelona apo te qendroje ne Milano?

“Eshte nje vendim i tij, dhe nese eshte i bindur per te bere kete kapercim, e di vetem ai. Nuk eshte nje djal ai qe leviz pa u menduar.”

“Jam i bindur qe do zgjedhe me te miren. Por une kam folur me te, ai me ka thene qe eshte mire aty ku eshte. Lautaro nuk i sforcon gjerat nese nuk e ka te nevojshme kete gje.”

Cfare mund te beje Interi sipas teje per ta bllokuar? Nje kontrate e re do mjaftoje?

“Ne te kaluaren Lautaro ka refuzuar edhe skuadra te medha si Real Madrid ne fillim dhe me pas Atletico Madrid sepse donte te bente zgjedhjen me te mire.”

“Atehere vendosi te qendronte sepse mendoi se duhet te rrinte edhe nje sezon me idhullin e tij Milito tek Racing.”

“Nje njeri qe kishte shkruar historine. Sot Interi me duket se eshte shtepia e tij: do te vendose ne menyren e duhur.”

Sa i rendesishem ka qene Antonio Conte per Lautaron?

“Kete sezon ka qene thelbesor: Conte ka marre nje diamant ne balte qe shkelqente dhe e ka pastruar mire e mire dhe e ka bere te shkelqyeshem.”

“Eshte edhe merite e Lautaros kjo, por kur ke nje tranjer si ai qe te ndihmon cdo gje behet me e thjeshte.”

A e prisje kete kapercim kualiteti kaq te madh?

Gjithmone kam pasur besim tek ai: kur ne te kaluaren ne skuadren e pare kishte sulmuesa te medhenj perpara ka ditur ta gjeje vendin e tij.”

“Tek Interi ishte Icardi dhe ai sapo kishte ardhur: luanin te dy si sulmuesa qendror dhe pankina nuk ishte nje krim. Pastaj ka treguar menjehere vleren e tij.”

Nje gje e fundit mbi Lautaron: nese Interi e shet per 111 milione euro Racing merr disa para te mira…

“Po, kemi ruajtur nje 10% te shitjes se ardhshme. Por ne nuk varemi nga ato para: nese nuk ndodh kete vit do te ndodhe ne te ardhshmin vit. Prioriteti eshte qe Lautaro te jete i lumtur.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

1 hour ago
  • Uncategorized

Biasin i kthen pergjigje Xavit: “Inter paguan arbitrat? I dashur Xavi, mbase nuk e di, por ketu tek ne…”

Direkt nga faqet e Libero, Fabrizio Biasin ka dashur te flase per ndeshjen Inter-Barcelona dhe ka leshuar edhe nje mesazh…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, gati dy rikthime te medha ndaj Barcelones ne Camp Nou? “Mesohet se po behet gjithcka per…”

Simone Inzaghi po punon fort per ndeshjen me Sassuolon, qe do te luhet neser, por syte jane nga Barcelona. Nje…

1 hour ago
  • Uncategorized

INTER, KY ESHTE FORMACIONI ANTI-SASSUOLO: “Inzaghi duket se ka vendosur: do ule ne stol nje si…”

Duket se po vine lajmet e para ne prag te ndeshjes se Interit ndaj Sassuolos qe do te luhet diten…

3 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

7 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

8 hours ago