George Puscas, sulmues i Primaveres i sapo blere, ka folur per Inter Channel gjate emisionit Inter Young, program per te rinjte zikalter. Ja dhe fjalet e tij: “Impakti me futbollin italian? Ishte shume e bukur qe erdha ne Itali, futbolli eshte ndryshe. Shoket me ndihmojne shume, ashtu si dhe trajneri. Chivu eshte nje person i madh, me fliste kur vija te stervitesha ne skuadren e pare. Me jepte keshilla, me thoshte qe te stervitesha gjithmone e me shume per te arritur ne nje skuader te madhe. Alibec e ka nisur mire me pas ka humbur? Duhet te stervitet akoma me shume”.
Mbi modelet: “Nderkohe ka qene nje emocion i madh qe te takoja Chivun dhe te tjeret, qe i shikoja vetem ne televizor. Kush me ka impresionuar me shume? I preferuari im eshte Palacio, me pelqen sesi punon ne fushe dhe levizjet e tij. Une e shikoj gjithmone me nje sy special. Ai leviz shume, shenon gol dhe luan ne gjysem fushe. Di ti beje te gjitha. A eshte i turpshem me ne? Jo, ai flet me te rinjte. Te gjithe na japin keshilla, edhe Zanetti dhe Cambiasso“.
Flitet per golin ne derby te Coppa Italia, qe u zhvillua ne Brianteo: “Nje emocion i madh, ishte derby i pare ne Itali. Kur u futem ne fushe kam degjuar se ishte nje ndeshje e rendesishme. Ishte Thohir? Po nje dite speciale, kisha bere edhe nje bluze per te festuar. Tripleta kunder Vareses? Nuk e cova ne shtepi topin. Qe nga aty ka ndryshuar gjithcka, ne fillim kisha nje demtim qe me bllokonte. Me pas erdhi kjo ndeshje dhe arrita te shenoja tre gola. Shoku me te cilin kam raporte me te mira? Eshte Ivusic, me ka qendruar prane kur kam ardhur, me flet ne anglisht”.
Mbi shoket e repartit: “Te gjithe duhet te ndihmojme per te ber gol dhe te japim me te miren ne ndeshje. Atalanta u mposht nga nje gol i imi? Jam i gezuar qe arrita te ndihmoj skuadren per te fituar ne kete rast. Kemi luajtur kunder nje skuadre qe nuk humbiste asnjehere ne shtepine e saj”.
Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…
Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…
Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…
Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…
Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…
Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…