Categories: Fokus

Rafinha: “Jam i lumtur, ndihem sikur jam ketu me vite te tera. Dua te qendroj por…”

“Barcelona do te jete gjithmone shtepia ime, eshte skuadra me e mire, por jam me te vertete shume i lumtur te Interi”.

E nis me keto fjale intervisten e tij per Globoesporte, mesfushori brazilian zikalter Rafinha qe nuk fsheh vullnetin e tij per te qendruar akoma ne Milano. Ai pastaj vazhdon:

“Kam shoke shume te mire ketu ne skuader, ndihem shume mire ketu. Une mendoj qe te vazhdoj akoma te Interi, por nuk varet nga une. Varet nga Interi dhe Barcelona”.

Je larguar nga Barcelona ne kerkim te hapesires. Sot, pak muaj me vone, mendoni se ka qene zgjedhje e qelluar?
“Pas lendimit doja te luaja sa me shume. Interi ka besuar tek une qe nga momenti i pare. E njihja skuadren dhe shoket, kisha pare disa ndeshje dhe mendova qe do te pershtatesha. Ishte e rendesishme qe te luaja, kam ardhur ketu per te rekuperuar nivelin qe kisha para lendimit”.

Keni luajtur me shume Interi. Ndiheni si ne shtepi?
“Ndihem shume mire. Adaptimi ka qene dicka e jashtzakonshme. Nuk e prisja. Mbeshtetjae shokeve, tifozeve, trajnerit… Pastaj per mua ishte me e lehte. Jam i lumtur qe luaj dhe qe kam arritur nivelin tim”.

Si eshte te jetosh ne Milano? Po kenaqesh? Si jane ditet tuaja? Cfare ben ne qytet?
“Eshte nje qytet i rendesishem, jo shume i madh por i bukur dhe me shume jete. Ne mengjes stervitet dhe pasdite punoj per te parandaluar lendimet. Tani qe koha eshte me e mire, eshte me bukur te dalesh”.

Kush jane shoket me te mire te Interi?
“E njoh Icardin qe prej 16 vjec. Me ka mesuar si funksionon klubi, me ka ndihmuar shume qe nga dita e pare. Por eshte normale te qendrosh edhe me brazilianet, pastaj edhe Cancelo qe eshte portugez. Jemi gjithmone bashke”.

Je rritur te Barca. Te vjen keq qe je larguar?
“Jam rritur aty. Por nuk eshte hera e pare qe largohem sepse isha ne huazim edhe te Celta Vigo. Per mua Barcelona eshte skuadra me e mire ne bote, por mezi prisja te perjetoja kete moment te karrieres. Fale Zotit gjithcka po shkon mire”.

Kontrata jote skadon me 30 qershor. Do te pelqente te vazhdonit me Interin ne sezonin tjeter?
“Nuk varet nga une. Jam i lumtur ketu, ndihem shume mire ne skuader. Jam ketu prej 3 muaj por eshte sikur jam ketu me vite. Shoket dhe tifozet me trajtojne shume mire. Jam shume i lumtur, dua te qendroj por varet nga Inter dhe Barcelona”.

Mendon se historia me Barcelonen ka perfunduar? Ose do te pelqente te ktheheshe ne te ardhmen? Ose pas perfundimit te huazimit?
“Nuk e di cili eshte interesimi i Barcelones. Do te jete gjithmone shtepia ime. I uroj me te miren, cfaredo qe te ndodh”.

Shpreson te shohesh emrin tend ne listen e te grumbulluarve per ne Boteror?
“Enderra e cdo lojtari eshte Kupa e Botes. Eshte e veshtire. Do te ishte nje enderr por e di qe eshte e veshtire”.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: merkatoRafinha

Recent Posts

  • Uncategorized

Walter Sabatini habit: “Po te isha si Inter, nje lojtari ne skuader do i kisha bere kontrate te perjetshme: behet fjale per…”

Diten e djeshme, ish-drejtuesi i Interit dhe i shume skuadrave ne Itali, Walter Sabatini, ka folur per SOS Fanta ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini nuk permbahet: “Inter po e vret kampionatin Italian: e ka pesuar Roma, e cila mund te humbase edhe…”

Duke folur per mikrofonat e Radio Radio, Sandro Sabatini, gazetar italian, ka folur per nje situate merkatoje ndermjet Interit dhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

Vieri zbulon: “Do ju them dicka per kalimin tim nga Inter te Milan qe nuk e di askush”.

Nje prapaskene teper interesante eshte treguar diten e djeshme nga Bobo Vieri ne puntaten e radhes se Bobo TV ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, nje kerkese e Inzaghit nuk eshte realizuar: “Ka mbetur i zhgenjyer se si Inter ka deshtuar te…”

Inter ne kete moment po pret nje pergjigje sa me shpejt nga Milan Skriniar per sa i perket kontrates dhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE NUMRASH: “Nje mesfushor zikalter eshte i pari ne europe per assiste dhe gola: ne 15 ndeshje ai…”

Diten e djeshme ne Malte eshte zhvilluar edhe stervitja e fundit e skuadres ne Malte, duke mbyllur keshtu kampin atje.…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah ndjesite me te fundit per Skriniar: “Ne kete moment, duket sikur lojtari nuk ka asnje…”

Ne kete moment, edhe pse ne javet e kaluara eshte folur me siguri per rinovimin e Milan Skriniar, situata e…

7 hours ago