Categories: MerkatoNe plan te pare

Rafinha, lajme te mira per Interin nga Barcelona: ja cfare po presin zikalterit

Ai pa as me te voglin dyshim ka qene lojtari i preferuar i tifozerise ne fazen e dyte e sidomos ne tre muajt e fundit ku Interi luftoi me mish e me shpirt per nje vend ne Champions League. 

Zikalterit ne fund e arriten vetem ne minutat e fundit ne Rome kualifikimin ne kompeticionin me te rendesishem Europian, por nje merite e jashtezakonshme ne kete arritje te Interit ishte natyrisht edhe e Rafinha Alcantara qe me cilesite e tij ndihmoi skuadren ne cdo minute qe ai luajti.

Por Rafinha nuk fitoi zemren e interistave vetem me paraqitjet ne fushe por edhe me lidhjen e forte qe krijoi me fanellen dhe grinten e treguar ne cdo moment, madje edhe lot ne momente veshtiresie por lot edhe ne momente gezimi.

Por sipas nje lajmi qe ka qarkulluar gjate dites se sotme dhe sipas asaj qe thone ne Barcelone, Rafinha ka ende nje mundesi te perfundoje tek Interi ne fund te kesaj merkatoje.

Qe prej dites se djeshme, Rafinha ndodhet ne Katalonje ku ka filluar pergatitjet me skuadren e pare te Barcelones edhe pse e di qe nuk do te qendroje ne radhet e katalanasve kete sezon.

Por deri me tani, sipas mediave spanjolle, nuk ka pasur asnje oferte per brazilianin dhe ky eshte nje lajm shume i mire per Interin qe ka menduar nje plan per te perqafuar perseri lojtarin ne Milano.

Interi me sa duket, sipas Mundo Deportive po pret fundin e merkatos dhe po shpreson qe ofertat per Rafinha te mos vine ose te jene te ulta qe Barcelona ne fund te pranoje te transferoje lojtarin tek Interi me shifrat dhe kushtet e zikalterve.

Por nuk perjashtohet as mundesia qe Interi dhe Barca te ulen ne nje tavoline keto dite per te diskutuar nje huazim tjeter te lojtarit por kesaj radhe me detyrim blerje ne Milano por per nje shifer me te ulet se ajo e rene dakort per huazimin e pare.

Priten te reja ne ditet ne vazhdim per sa i perket kesaj ceshje. Tifozet zikalter mund te shpresojne ende sepse duket se ka ende shprese.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Nike vendos perfundimisht: “Cmimi i fanellave te Interit do te rritet: ja sa do te kushtojne prej 2023”.

Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Walter Zenga i ‘terheq veshin’ Inzaghit: “Mendoj se ka gabuar: nuk duhet te kishte futur aspak…”

Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…

5 hours ago
  • Uncategorized

Lele Adani shprehet shume ashper: “Inter nuk me duket nje skuader e besueshme: nuk i shoh gati per…”

Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”

Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…

5 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ANSA – Barcelona, Xavi humbet dy lojtare te tjere kunder Interit: “E pamundur te jete prezent nje si…”

Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta po studion goditjen e pare me parameter 0 per 23-24? “Kujdes, mund te vije qe ne janar si Eriksen”.

Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…

5 hours ago