Categories: Ne plan te pare

Ranocchia: “Kritikat te ndihmojnë te përmirësohesh. Nesër do studiojmë Wolfsburgun.”

Për mikrofonat e Mediaset Premium pas barazimit 2-2 kundër Napolit në San Paolo, foli edhe kapiteni Andrea Ranocchia i cili intervistën e filloi duke e komentuar penaltinë e Icardit. Ja fjalet e tij: “Gjëja më e rëndësishme është shënimi, mund të shënonte edhe me thembër. Rëndësi ka goli.”

“Ndeshjet në stadiumin e Napolit janë gjithmonë të vështira, ne ishim duke humbur me dy gola por ishim në gjendje të riktheheshim përsëri dhe kjo tregon se karakteri i ekipit është në rritje. Normalisht, ka edhe gjëra që nuk shkojnë mirë dhe që duhet të përmirësohen. Por ndeshja kundër Napolit na jep motivim për ndeshjen kundër Wolfsburgut.”

Kritikat? “Kanë të drejtë, unë jam kapiten, dhe në vitet e fundit jam rritur dhe pjekur shumë. Normalisht është më mirë të marrësh levdata por edhe kritika janë dobiprurëse pasi të ndihmojë të përmirësohesh.”

Gabim i Juan Jesusit tek goli i Hamsik: “Kur peson një gol përgjegjësia është e të gjithëve.”

Europa League? “Është një synim për klubin dhe për ne, janë lojëra të mira dhe të vështira por kështu do të rritet përvoja e grupit në aspektin internacional. Nga nesër do të fillojnë të studiojmë Wolfsburgun. Unë e njoh kampionatin gjerman, ata luajnë lojë të hapur dhe sulmojnë si Napoli.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: ranocchia

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, direkt pas Barcelones vjen nje super lajm: “Inzaghi dje pas ndeshjes ka bere me dije se te dielen…”

Inter ka barazuar diten e djeshme ndaj Barcelones nje ndeshje shume te rendesishme dhe tashme e ka fatin e saj…

8 hours ago
  • Uncategorized

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Tani Barcelona do na mbaje mend gjate: thane gjate javes edhe se jemi…”

Ne fund te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi eshte ndalur ne konferencen per shtyp qe te flase per ndeshjen e barazuar nga…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Ja cfare ndodhi javen e kaluar me Handanovic. Nese zgjedh nje emer per kete skuader, them kurajo”.

Direkt pas barazimit 3-3 ndaj Barcelones ne Camp Nou, per mediat ka folur edhe Andre Onana, i cili ka thene…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, i pari qe flet eshte Barella: “Donim te fitonim dhe pike, keshtu duhet te luajme gjithmone. Por boll me festime: nuk kemi…”

Inter sapo ka barazuar ne fushen e Barcelones me rezultatin 3-3 por eshte nje barazim qe ka arome fitore. Zikalterit…

9 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

9 hours ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

17 hours ago