Categories: Ne plan te pareSpeciale

Rishikim, Inter-Milan: Mancini drejt 4-2-3-1? Hernanes titullar, Shaqiri dhe Kovacic gjithashtu? Icardi dëshiron…

Derbi. Mjafton kjo fjalë që ta tregoj rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Nuk do të jetë derbi më i madh lokal, me dy skuadra të mëdha, por qëndron nderi dhe jo vetëm. Inter dhe Milan kanë akoma mundësi edhe pse minimale për ta kapur Evropën.


TAKTIKA
Mancini po përballet me mungesën e Guarin dhe Brozovic të cilët e kanë lënë të “gjymtuar” repartin e mesfushës. Pa dy titullarët, trajneri duhet t’i përdorë vyrtytet e tij. Pikëpyetja e parë: të vazhdohet me rombin apo të ndërrohet rreshtimi? Mund të jetë një hipotezë një ndryshim i rreshtimit në mbrojtje me tre mbrojtës apo 4-2-3-1. Gjithcka është e mundur. Është e sigurt, Hernanes do të jetë përsëri titullar pas ndeshjes së bukur që e zhvilloi kundër Veronas. Në rritje mundësitë për Kovacic, që mund t’ia filloj ndeshjes në krah të Medel në një rreshtim eventual prej 4-2-3-1. Pas Icardit, në ndërkohë, Shaqiri në të djathtë, Hernanes në qendër dhe Palacio në të majtë.

KUNDËRSHTARËT – Ndryshe nga Mancini, Inzaghi mund të buzëqesh. Ka lojtarë me bollëk në cdo repart në shtëpinë rosonere, duke i parë edhe rekuperimet e fundit. Jashtë mbeten vetëm ata të cilët tashmë kanë një kohë të gjatë jashtë fushave. Do të jetë përsëri 4-3-3, rreshtim nga i cili ish-sulmuesi nuk heq dorë. Në sulm me siguri përsëri do të heq dorë nga një sulmues pykë, kështu pritet që Destro dhe Pazzini ta fillojnë nga stoli. Në mesin e fushës, do të jenë De Jon, Poli dhe Van Ginkel. Në dyshim Diego Lopez: në rast mungese, hapësirë për Abbiatin.

RREZIQET – Menez do të jetë i mbikëqyruri special. Me lëvizjet dhe kualitetin e tij është një nga ato profilet që mund ta fus në vështirësi mbrojtjen e brishtë zikaltër. Mirëpo vëmendje të lartë edhe për Hondan, e mbi të gjithë, për Bonaventuran, njëri që Interit i ka shkaktuar shumë dëme kur luante për Atalantan.

KU TË GODITET – Njejtë si mbrojtja e Mancinit, edhe e Inzaghit lë shumë për të dëshiruar. Edhe pse me mbulimin e tre mesfushorëve, në fakt, rosonerët vazhdojnë të vuajnë cdo ndeshje, duke e dërguar Diego Lopezin në nivele të jashtëzakonshme. Mund të sulmohen shumë lehtë edhe me topin në tokë, edhe pse shpejtësia e katërshes nuk është bazike. E meta më e madhe e skuadrës së Inzaghit qëndron përqendrimi: kur mungon, rreziku është aty.

SYTË TEK…Icardi. Maurito është duke e kërkuar golin e tij të parë kundër Milanit. Me një Palacio i cili më në fund ka arritur në nivelet e tij, numri 9 zikaltër po përfiton, i cili ka pasur vazhdueshmëri mjaft të mirë edhe kur bashkëlojtari i tij argjentinas po “flinte”. Sonte do të jetë thelbësore mbështetja e tek sulmuesit, sidomos, tek aftësia për gol e ish-lojtarit të Sampdorias. Në ndeshje të mëdha janë sulmuesit e mëdhenj ata të cilët e bëjnë diferencën: Mancini shpreson që sot do të jetë nata e sulmuesve të tij.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Kovacic, Medel; Shaqiri, Hernanes, Palacio; Icardi.
Në stol: Carrizo, Andreolli, Felipe, Santon, Donkor, Nagatomo, Gnoukouri, Obi, Palazzi, Podolski, Bonazzoli, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: Guarin (1), Brozovic (1).
Jo në dispozicion: Jonathan, Dodò, Campagnaro, Kuzmanovic.

MILAN (4-3-3): Diego Lopez; Abate, Paletta, Mexes, Antonelli; Poli, De Jong, Van Ginkel; Honda, Menez, Bonaventura.
Në stol: Abbiati, Donnarumma, Bonera, Rami, Alex, Zapata, De Sciglio, Mastalli, Suso, Cerci, Destro, Pazzini.
Trajner: Inzaghi.
Të skualifikuar: Asnjë.
Jo në dispozicion: Montolivo, El Shaarawy, Mastour, Essien, Agazzi, Zapata.

GJYQTAR: Banti.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: derbiinterMilanrishikim

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

9 hours ago
  • Uncategorized

Biasin i kthen pergjigje Xavit: “Inter paguan arbitrat? I dashur Xavi, mbase nuk e di, por ketu tek ne…”

Direkt nga faqet e Libero, Fabrizio Biasin ka dashur te flase per ndeshjen Inter-Barcelona dhe ka leshuar edhe nje mesazh…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati dy rikthime te medha ndaj Barcelones ne Camp Nou? “Mesohet se po behet gjithcka per…”

Simone Inzaghi po punon fort per ndeshjen me Sassuolon, qe do te luhet neser, por syte jane nga Barcelona. Nje…

9 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KY ESHTE FORMACIONI ANTI-SASSUOLO: “Inzaghi duket se ka vendosur: do ule ne stol nje si…”

Duket se po vine lajmet e para ne prag te ndeshjes se Interit ndaj Sassuolos qe do te luhet diten…

10 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

15 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

15 hours ago