
Rishikim, Inter-Milan: Mancini drejt 4-2-3-1? Hernanes titullar, Shaqiri dhe Kovacic gjithashtu? Icardi dëshiron…
Derbi. Mjafton kjo fjalë që ta tregoj rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Nuk do të jetë derbi më i madh lokal, me dy skuadra të mëdha, por qëndron nderi dhe jo vetëm. Inter dhe Milan kanë akoma mundësi edhe pse minimale për ta kapur Evropën.
TAKTIKA – Mancini po përballet me mungesën e Guarin dhe Brozovic të cilët e kanë lënë të “gjymtuar” repartin e mesfushës. Pa dy titullarët, trajneri duhet t’i përdorë vyrtytet e tij. Pikëpyetja e parë: të vazhdohet me rombin apo të ndërrohet rreshtimi? Mund të jetë një hipotezë një ndryshim i rreshtimit në mbrojtje me tre mbrojtës apo 4-2-3-1. Gjithcka është e mundur. Është e sigurt, Hernanes do të jetë përsëri titullar pas ndeshjes së bukur që e zhvilloi kundër Veronas. Në rritje mundësitë për Kovacic, që mund t’ia filloj ndeshjes në krah të Medel në një rreshtim eventual prej 4-2-3-1. Pas Icardit, në ndërkohë, Shaqiri në të djathtë, Hernanes në qendër dhe Palacio në të majtë.
KUNDËRSHTARËT – Ndryshe nga Mancini, Inzaghi mund të buzëqesh. Ka lojtarë me bollëk në cdo repart në shtëpinë rosonere, duke i parë edhe rekuperimet e fundit. Jashtë mbeten vetëm ata të cilët tashmë kanë një kohë të gjatë jashtë fushave. Do të jetë përsëri 4-3-3, rreshtim nga i cili ish-sulmuesi nuk heq dorë. Në sulm me siguri përsëri do të heq dorë nga një sulmues pykë, kështu pritet që Destro dhe Pazzini ta fillojnë nga stoli. Në mesin e fushës, do të jenë De Jon, Poli dhe Van Ginkel. Në dyshim Diego Lopez: në rast mungese, hapësirë për Abbiatin.
RREZIQET – Menez do të jetë i mbikëqyruri special. Me lëvizjet dhe kualitetin e tij është një nga ato profilet që mund ta fus në vështirësi mbrojtjen e brishtë zikaltër. Mirëpo vëmendje të lartë edhe për Hondan, e mbi të gjithë, për Bonaventuran, njëri që Interit i ka shkaktuar shumë dëme kur luante për Atalantan.
KU TË GODITET – Njejtë si mbrojtja e Mancinit, edhe e Inzaghit lë shumë për të dëshiruar. Edhe pse me mbulimin e tre mesfushorëve, në fakt, rosonerët vazhdojnë të vuajnë cdo ndeshje, duke e dërguar Diego Lopezin në nivele të jashtëzakonshme. Mund të sulmohen shumë lehtë edhe me topin në tokë, edhe pse shpejtësia e katërshes nuk është bazike. E meta më e madhe e skuadrës së Inzaghit qëndron përqendrimi: kur mungon, rreziku është aty.
SYTË TEK… – Icardi. Maurito është duke e kërkuar golin e tij të parë kundër Milanit. Me një Palacio i cili më në fund ka arritur në nivelet e tij, numri 9 zikaltër po përfiton, i cili ka pasur vazhdueshmëri mjaft të mirë edhe kur bashkëlojtari i tij argjentinas po “flinte”. Sonte do të jetë thelbësore mbështetja e tek sulmuesit, sidomos, tek aftësia për gol e ish-lojtarit të Sampdorias. Në ndeshje të mëdha janë sulmuesit e mëdhenj ata të cilët e bëjnë diferencën: Mancini shpreson që sot do të jetë nata e sulmuesve të tij.
FORMACIONET E MUNDSHME:
INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Vidic, Juan Jesus; Kovacic, Medel; Shaqiri, Hernanes, Palacio; Icardi.
Në stol: Carrizo, Andreolli, Felipe, Santon, Donkor, Nagatomo, Gnoukouri, Obi, Palazzi, Podolski, Bonazzoli, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: Guarin (1), Brozovic (1).
Jo në dispozicion: Jonathan, Dodò, Campagnaro, Kuzmanovic.
MILAN (4-3-3): Diego Lopez; Abate, Paletta, Mexes, Antonelli; Poli, De Jong, Van Ginkel; Honda, Menez, Bonaventura.
Në stol: Abbiati, Donnarumma, Bonera, Rami, Alex, Zapata, De Sciglio, Mastalli, Suso, Cerci, Destro, Pazzini.
Trajner: Inzaghi.
Të skualifikuar: Asnjë.
Jo në dispozicion: Montolivo, El Shaarawy, Mastour, Essien, Agazzi, Zapata.
GJYQTAR: Banti.