Categories: FokusNe plan te pareSpeciale

Rishikim Inter-Sampdoria – Alarm në mesfushë. Rikthehemi tek 4-2-3-1 me Palacio, Eder dhe Perisic pas Icardit?

Rikthim apo krizë? Roberto Mancini gjendet përpara kësaj situate pikërisht kundër të shkuarës së tij aq të dashur, Sampdorias. Kështu është jeta. Në Meazza do të jenë edhe Mourinho dhe Ronaldo: e shkuara e madhe që do ta shikojë të tashmen, me shpresën që të rilind shkëlqimi. E vështirë nga ky sezon, ndoshta e pamundur. Por vendi i tretë vazhdon të jetë ne mendimet e të gjithëve në Appiano Gentile, edhe pas mposhtjes në Firencë.

TAKTIKA – Pa tre të skualifikuarit, Mancini do t’i ketë zgjedhjet e numëruara, sidomos në mesfushë. Të rënda mungesat e Medel dhe Kondogbia, ndërsa ajo e Telles mund të jetë më e lehtë (gati D’Ambrosio). Prova me rreshtimin 4-4-2 gjatë javës, por vështirë që trajneri zikaltër do të heqë dorë nga Palacio, Icardi dhe Eder. Duke e parë që Perisic është rikthyer të jetë i rëndësishëm, me siguri do të rikthehemi tek rreshtimi 4-2-3-1, me Melo-Brozovic në mesfushë dhe treshja e lartpërmendur pas Mauritos. Vështirë ta shohim përsëri rreshtimin 4-3-3 i cili është përdorur në ndeshjet e fundit: përvec dyshes së përmendur, repartin e mesfushës do të mund ta kompletonte Gnoukouri, por për shkak të karakteristikave jo të ndryshme nga ato të Melos, ka pak mundësi që ta shohim në fushë si titullar. Duket se mund të përjashtohet edhe mundësia që ta shohim Ljajicin si titullar. Dje ka pasur probleme për Juan Jesus, mirëpo i cili bën pjesë në listën e të ftuarve nga Mancini për këtë ndeshje.

KUNDËRSHTARËT – Montella duhet të heqë dorë nga Sala, Pereira, Diakite dhe Carbonero, por i kthehen në dispozicion De Silvestri dhe Moisander. Zgjedhje jo të obliguara për trajnerin e Sampdorias, i cili përsëri preferon Cassanin dhe Ivanin. Të gjitha të cojnë drejt një rreshtimi 3-4-2-1, me shumë balotazhe. E mundshme një mesfushë e fuqishme me dyshen Barreto-Fernando dhe Soriano i vendosur si mesfushor ofansiv së bashku me Correan. Gjithashtu nuk mund të anashkalohen Cassano dhe Alvarez. Përpara, balotazhi Muriell-Quagliarella.

KU TË GODASIM – Reparti defansiv i Montellas nuk është i pathyeshëm këtë vit. Gjatë gjithë këtij sezoni, janë vërtetuar zbrazëtirat e mëdha. Ky repart vihet në vështirësi më shumë në nivel të përgjithshëm sesa në ndonjë të vecantë. Jo rastësisht, në janar, janë transferuar Ranocchia, Diakite, Dodo dhe Sala me tendencë që të forcohet mbrojtja. Zikaltërit, duhet të jenë të vëmendshëm dhe t’i japin vazhdimësi fazës ofansive, sepse nën presion skuadra e Montellas, herët ose vonë mund të gjendet në vështirësi.

SYTË TEK… – Palacio. Bishtaleci, është njeriu më në formë tek zikaltërit, përkundër ditëlindjes së 34 të festuar pak kohë më parë. Ish-lojtari i Boca Juniors i bën të gjitha: vrapon, kroson, driblon e sakrifikohet për skuadrën. Vetëm një gol, ai kundër Carpit, por bëri shumë punë për bashkëlojtarët e tij. Në vecanti, duket se Mancini e sheh si partnerin e përsosur për Icardin. Kundër Sampdorias, për Palacion pritet të jetë një tjetër prej shumë ndeshjeve në shërbim të të tjerëve, me shumë mundësi do të jetë përsëri në krahun e djathtë me detyra edhe defansive. Angazhimi nuk do të mungojë, kualiteti gjithashtu: ai për momentin është një pikë referimi i këtij Interi.


FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1):  Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Nagatomo; Felipe Melo, Brozovic; Palacio, Eder, Perisic; Icardi.
Stoli: Carrizo, Berni, Juan Jesus, Popa, Santon, Gnoukouri, Zonta, Biabiany, Ljajic, Jovetic, Manaj.
Trajneri: Mancini.
Të skualifikuarit: Kondogbia (2), Telles (1), Medel (1).
Jo në dispozicion: asnjë.

SAMPDORIA (3-4-2-1): Viviano; Silvestre, Ranocchia, Cassani; Ivan, Barreto, Fernando, Dodò; Correa, Soriano; Muriel.
Stoli: Puggioni, Brignoli, Moisander, Skriniar, De Silvestri, Palombo, Krsticic, Christodoulopoulos, Alvarez, Cassano, Rodriguez, Quagliarella.
Trajneri: Montella.
Të skualifikuarit: asnjë.
Jo në dispozicion: Carbonero, Diakité, Pereira, Sala.

GJYQTARI: Massa.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: interrishikimSampdoriaserie a

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, vendoset data edhe per Andre Onana: “Lojtari ndodhet ne Kamerun, por ka vendosur te kthehet ne…”

André Onana po kalon keto dite pushimi ne Kamerun, pas nje perjashtimi te papritur qe mori nga Kombetarja e tij…

8 hours ago
  • Uncategorized

Juventus perfundon ne gjyq edhe me Cristiano Ronaldon? Corriere zbulon: “Portugezi kerkon menjehere 20 milione eurot e tij”.

Corriere della Sera tregon nje tjeter lajm rreth skandalit te Juventusit ku me sa duket, pas tyre eshte vendosur edhe…

8 hours ago
  • Uncategorized

Ronaldo flet per mediat dhe preket: “Interi me ka dhene shume. Do i jem pergjithmone mirenjohes sepse tek ata…”

Ronaldo Fenomeno ka qene protagonist i nje bisede te shkurter ne DAZN, ku eshte kthyer edhe njehere te e kaluara…

9 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA BILD – Bayern Munich merr vendimin perfundimtar per Marcus Thuram? “Me sa duket ata nuk…”

Inter mund te kete nje rival me pak ne garen per Marcus Thuram dhe dicka te tille e ka bere…

9 hours ago
  • Uncategorized

Lukaku, me ne fund vjen ‘marreveshja’ me klubin: “Pas bisedes me Inzaghin, eshte rene dakord qe ai te kthehet ne Milano te…”

Romelu Lukaku po kalon nje moment qetesie pas eleminimit ne menyre surprize me Belgjiken e tij ne grupet e Boterorit.…

13 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, edhe tranjeri Scaloni del perkrah Lautaros: “Ne krize? A e dini qe pikerisht ai na ka…”

Diten e djeshme, ne konference per shty, tranjeri i Argjentines, Lionel Scalomi eshte ndalur te flase edhe per Lautaro Martinez.…

14 hours ago