Categories: FokusNe plan te pareSpeciale

Rishikim Juventus-Inter – Dyshimi është tek rreshtimi: 4-3-3 apo 3-5-2? Kondo është, Palacio gjithashtu. Felipe Melo si Saë

Një fazë vendimtare për Interin në Torino, kundër një Juventusi të rikthyer në majë pas një fillimi i cili la për të dëshiruar. Zikaltërit e Roberto Mancinit, pas një periudhe negative, kanë gjetur përsëri suksesin kundër Sampdorias dhe tashmë tendenca e tyre është që t’i japin vazhdueshmëri rezultateve dhe paraqitjeve. Sonte, për të bërë pikë, duhet një Inter i pjesës së parë të sezonit, ajo e ferrit në mbrojtje dhe cinike në sulm. Dhe, në njërën anë rezultati, vetëm një ndeshje me shpirt mund ta rikthejë vetëbesimin tek ky grup.

TAKTIKA – Roberto Mancini, e di se nuk mund ta luajë këtë ndeshje me shikim të hapur, qoftë për distancën teknike aktuale qoftë për gjendjen psikologjike. Dhe tani, edhe për këto arsye, trajneri zikaltër gjatë kësaj jave ka provuar rreshtimin 3-5-2, ndoshta për t’iu përshtatur atij të kolegut të tij dhe të mbështetet tek duelet individuale. Me Kondogbian të gatshëm për lojë, pritet ta shohim mesfushën me tre: Kondogbia, Medel dhe Melo. Kjo varet se a është mbrojtja me tre apo me katër. E vështirë, në fakt, të parashikohet 4-4-2 e cila do t’i jepte superioritet numerik juventinëve në mesin e fushës. Balotazhet: D’Ambrosio në përparësi kundrejt Nagatomos dhe Palacio-Eder kundrejt Perisic. Në rast të 3-5-2, më shumë mundësi për bishtalecin sesa për Ederin për ta kompletuar dyshen e sulmit së bashku me Icardin, me Perisicin në stol. I skualifikuar Brozovic.

KUNDËRSHTARËT – Disa dyshime sa i përket formacionit të Massimiliano Allegrit. I rikuperuar Chiellini, mund të pushojë Barzagli, edhe pse për momentin mundësia më e madhe është që ta shohim ish-lojtarin e Wolfsburg në mbrojtje. Nyje për t’u zgjidhur edhe sa i përket zëvendësimit të Marchisios: me Hernanesin në përparësi kundrejt Khediras, ky i fundit jo në kushtet më të mira fizike. Të gatshëm Sturaro dhe Asamoah. Alex Sandro pritet të luaj në të majtë, me Lichtsteiner në krahun tjetër. Në sulm, Dybala, Morata, Zaza dhe Mandzukic luftojnë për dy fanela titullari.

KU TË GODASIM – E vështirë t’i shënosh gol Juventusit, e cila pas humbjes kundër Sassuolos – tashmë e harruar – ka gjetur një qëndrueshmëri të shkëlqyeshme në mbrojtje. Sekreti për t’i bërë keq skuadrës nga Torino mund të jetë ajo e presionit të lartë të tre mbrojtësve qëndror duke mos ia dhënë luksin e mbajtjes së qetë të topit. Do të provohet të ripërsëritet ajo ndeshja e guximshme kur në krye ishte Stramaccioni. Shumë pritet nga ai që do të jetë në krahun e Icardit, sepse do të jenë këta që do ta kenë për dëtyrë të ushtrojnë presion.

SYTË TEK… – Felipe Melo. I shumëpërfoluri – në njërën anë dhe në tjetrën – do të jetë në qendër të vëmendjes. Kundër Sampdorias, pas një mungese të gjatë, e kemi parë përsëri Komandantin i cili i heshti të gjithë kritikët dhe skeptikët në fazën e parë të këtij sezoni. Tani, pikërisht kundër të kaluarës së tij, braziliani do ta ketë barrë dhe nder që ta rikthejë dinjitetin e humbur dhe thirrjes që e kishte mbajtur skuadrën për aq kohë në krye të tabelës. E domosdoshmë një përmbysje, duke filluar nga mesfusha. “Të jetosh ose të vdesësh, bëje zgjedhjen tënde”, do të thoshe Saw.

FORMACIONET E MUNDSHME:

JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Khedira, Hernanes, Pogba, Alex Sandro; Dybala, Morata.
Në stol: Neto, Rubinho, Rugani, Evra, Cuadrado, Sturaro, Asamoah, Lemina, Pereyra, Padoin, Zaza, Mandzukic.
Trajner: Allegri.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Caceres, Marchisio.

INTER (4-3-3):  Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Telles; Medel, Felipe Melo, Kondogbia; Palacio, Icardi, Eder.
Në stol: Carrizo, Berni, Juan Jesus, Santon, Nagatomo, Gnoukouri, Biabiany, Perisic, Ljajic, Jovetic, Manaj.
Trajneri: Mancini.
Të skualifikuar: Brozovic (1).
Jo në dispozicion: asnjë.

GJYQTAR: Rocchi.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: interJuventusrishikimserie a

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

2 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

2 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

2 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

2 hours ago