Categories: Ne plan te pareSpeciale

Rishikim Napoli-Inter – Besim dhe aspak frikë: Spalletti beson. Perisic alla Salah dhe D’Ambrosio vetëm me detyra mbrojtëse?

Provimi më i vështirë në momentin më të mirë. Interi pas fitores në derbi kaloi Juventusin në klasifikim dhe tashmë ndodhet në vendin e dytë si ndjekësi i parë i Napolit. Sonte zikaltërit do ndeshen pikërisht me kryesuesin e tabelës, të cilët deri më tani kanë qenë të përsosur duke i fituar të gjitha ndeshjet. Interi, i cili nuk fiton në San Paolo që 20 vite (fitorja e fundit 2-0 më 18 tetor 1997), kërkon konfirmime në qëndrueshmërinë e grupit e cila po konsiderohet si më e mira në Itali.

TAKTIKA – Luciano Spalletti është i vetëdijshëm për koeficientin e lartë të vështirësisë së sfidës në San Paolo por, edhe për këtë, e imagjinojmë që është kureshtar për ta verifikuar se në cfarë niveli është skuadra e tij. Nuk është e pamundur të mendohet për masa ad hoc për përballjen me sulmin e Sarrit. Rreshtimi themelor i skuadrës pritet të jetë ai i zakonshmi në 4-2-3-1, e mundshme që ta shohim edhe mbrojtjen me tre ku D’Ambrosio do ngarkohej vetëm me detyra mbrojtëse dhe rrjedhimisht edhe Candrevas do t’i duhej të luante më poshtë. Kështu që, Perisic do bëhej arma e parë për kundërsulmet e skuadrës, ndërsa Borja Valero – pikërisht si në derbi – duhet të jetë i bezdisshëm për organizatorin e kundërshtarëve (nga Biglia te Jorginho). Konfirmime të obliguara në mesfushë për Gagliardinin dhe Vecinon, duke e pasur parasysh lëndimin e Brozovic dhe kushtet fizike të Joao Marios. Nagatomo pritet të jetë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes për arsye taktike: kundër Callejonit duhet vëmendje nga minuta e parë e deri te ajo e fundit dhe Dalbert duket se akoma nuk ka mësuar të gjitha për futbollin italian. Në stol Eder dhe Joao Cancelo, dy alternativa të vlefshme.

KUNDËRSHTARËT – E panjohur për Sarrin mbetet angazhimi i Insignes. Sulmuesi anësor pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Manchester Cityt dhe trajneri i Napolit duhet ta vlerësojë rrezikun e futjes së italianit si titullar. Pas dy ditëve me terapi, dje ai bëri stërvitje të vecuar nga skuadra dhe morri pjesë në mbledhjen tekniko-taktike: një sinjal? Për ta zëvendësuar Insignen, në radhë të parë është Zielinski. Për të tjerat, gjithcka e qartë: rreshtimi i zakonshëm 4-3-3 me Jorginhon dhe Allanin përsëri në fushë nga minuta e parë. Jashtë mbetet Miliku të cilit i duhet edhe pak kohë që t’i kthehet fushave të blerta.

KU TË GODITET – Napoli duket si njëri prej atyre fundeve shumë të vështira të videolojërave të viteve 80/90: ajo pengesa e fundit në fund të një rruge të gjatë. Rreshtimi sarrian 4-3-3 duket si një makinë e përsosur, të paktën në Itali. Tani Interit i duhet të jetë e vëmendshme dhe e përqendruar në fazën mbrojtëse. Skuadra e Napolit mund të vuajë nga një kundërshtar i cili di si të mbyllet, të driblojë dhe të jetë cinik në kundërsulme. Nuk është e rastësishme që Napoli ka hasur në vështirësi me skuadra agresive e që luajnë me kundërsulme si Atalanta. Spalletti di si ta bëjë dhe fitorja 3-1 me Romën në San Paolo sezonin e shkuar e dëshmon këtë. Për të bërë pikë, lojtarëve i duhet t’i ndjekin 100% udhëzimet e Spallettit.

SYTË TEK… – Perisic. Ju kujtohet Salah? Ndeshja e sezonit të kaluar në fitoren 3-1 të romakëve? Ja pse, kroati duhet ta luajë rolin e egjiptianit. Imagjinohet një ndeshje shumë e vëmendshme, me shumë kundërsulme ku kroati mund të bëhet njeriu kyc i zikaltërve, ai i cili është i aftë të driblojë dhe t’i japë topa Mauro Icardit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

NAPOLI (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
Në stol: Rafael, Sepe, Chiriches, Maksimovic, Maggio, Mario Rui, Diawara, Rog, Zielinski, Ounas, Giaccherini, Leandrinho.
Trajner: Sarri.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Milik.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Vecino, Gagliardini; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Joao Cancelo, Dalbert, Santon, Joao Mario, Karamoh, Eder, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Vanheusden, Brozovic.

GJYQTAR: Banti.
Asistentët: Meli e Manganelli.
Var: Rocchi (Pinzani).
Njeriu i katërt: Irrati.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago