Categories: Ne plan te pareSpeciale

Rishikim Inter-Milan – Spalletti me një dyshim: t’i besojë J. Marios apo Vecinos? Nagatomo në të majtë

Fitorja në derbi do të konfirmonte se jemi në rrugën e duhur për ta parë një sezon prej një Interi të vërtetë dhe për ta lënë pas Milanin në klasifikim (-10). Ky është qëllimi i zikaltërve të cilët sot në mbrëmje do përballen me kushërinjtë kuqezi. Luciano Spalletti në prag të ndeshjes ka qenë i qartë: diferencën e bën grupi, gjithmonë. Dhe qëndrueshmëria e këtij Interi është e diktuar pikërisht nga një identitet i skuadrës i rigjetur pas disa sezoneve të vështira. Një detaj i cili në futboll shpesh e bën diferencën.

TAKTIKA – Derbi i fundit i fituar nga Interi është ai që përfundoi me rezultatin 1-0 me golin e Guarinit ne sezonin 2015-2016, pastaj një humbje dhe dy barazime me të njëjtin rezultat 2-2, në sezonin e kaluar. Spalletti do që t’i kthejë buzëqeshjen zikaltërve dhe për ta bërë këtë ai do vazhdojë me rreshtimin 4-2-3-1. Pa Brozovicin, i cili më në fund i kishte bindur të gjithë, tani pikëpyetja kthehet pikërisht te roli i mesfushorit sulmues. Joao Mario duket më njeriu më i përshtatshëm për atë rol por nuk duhet përjashtuar surprizat. Njëra, si shembull, mund të jetë Vecino pas shpinës së Icardit, me Gagliardinin dhe Borja Valeron përpara mbrojtjes. Më pak i mundshëm avancimi i spanjollit ashtu siç ndodhi në Olimpico. Kthehet në listën e të ftuarve Joao Cancelo, i cili mungonte pikërisht që nga ndeshja me Romën. Jashtë fushës mbetet i riu Vanheusden.

KUNDËRSHTARËT – Vincenzo Montella ka dhënë deklarata të rënda në konferencën për shtyp, duke thënë se distanca në klasifikim nuk është e vërtetë. Mirëpo është Milani i tij, i cili deri më tani nuk ka arritur pritshmëritë pas një merkatoje me shpenzime shumë të mëdha. Pa Kalinicin, trajneri i Milanit pritet t’i besojë Andre Silvas si sulmues i vetëm dhe Susos i cili do ta mbështesë portugezin në një rreshtim 3-5-1-1. Bonaventura pritet ta zëvendësojë në formacionin titullar të skualifikuarin Calhanoglu, ndërsa Borini pritet të jetë përsëri i preferuari për krahun e djathtë. Në mbrojtje, pritet konfirmimi i treshes Musacchio, Bonucci dhe Romagnoli. Të lënduar dhe rrjedhimisht jashtë fushave të blerta mbesin Antonelli dhe Conti.

KU TË GODITET – Mbrojtja e Milanit akoma nuk i ka gjetur mekanizmat e duhur qoftë për shkak të ndryshimeve të sistemit, qoftë për shkak të ndryshimeve të mëdha në skuadër. Ai që ka vuajtur më shumë është Bonucci, më i kritikuari pas paraqitjeve jo në nivel qoftë në rreshtimin me tre, qofte në atë me katër. Sulmuesit e Spallettit duhet t’i lexojnë vështirësitë e kundërshtarit dhe t’i bëjnë presion qysh në fillim. Në këtë kuptim, Icardit i duhet mbështetje e vazhdueshme nga Candreva dhe Perisic: sulmuesit e krahut mund të jenë armët fituese duke i bërë vazhdimisht presion Borinit dhe Rodriguezit.

SYTË TEK…– Joao Mario. Mungesa e Brozovic do t’i ofrojë portugezit një rast për ta fituar përsëri vendin në formacionin titullar në rolin e mesfushorit sulmues. Ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës vjen pas paraqitjeve të mira me kombëtaren e tij dhe sigurisht se formën e tij të mirë dëshiron që ta konfirmojë edhe me Interin. Pozicioni i tij do jetë njëri prej çelësave të ndeshjes, sepse pikërisht ai do jetë katalizatori i sulmeve të skuadrës zikaltër dhe gjithashtu edhe njeriu i cili mund të shfaqet pa paralajmërim dhe të gjejë hapësirën për të dënuar kundërshtarët.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Vecino, Borja Valero; Candreva, Joao Mario, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Joao Cancelo, Dalbert, Santon, Gagliardini, Karamoh, Eder, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Vanheusden, Brozovic.

MILAN (3-5-1-1): G. Donnarumma; Musacchio, Bonucci, Romagnoli; Borini, Kessié, Biglia, Bonaventura, Rodriguez; Suso; André Silva.
Në stol: A. Donnarumma, Storari, Paletta, Zapata, Gomez, Gabbia, Abate, Calabria, Montolivo, Locatelli, Mauri, Cutrone.
Trajner: Montella.
Të skualifikuar: Calhanoglu.
Jo në dispozicion: Conti, Antonelli, Kalinic.

GJYQTAR: Tagliavento.
Asistentët: Di Fiore e Vuoto.
Var: Orsato (Chiffi).
Njeriu i katërt: Doveri.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: derbiinterMilanserie a

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

1 day ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

2 days ago