Categories: FokusNe plan te pareSpeciale

Rishikim Roma-Inter – Spalletti ka një dyshim në mesfushë: pesë për tre vende. Dalbert dhe Cancelo në stol

Lojëra të çuditshme të kalendarit. Në javën e dytë të kampionatit italian Luciano Spalletti, për herë të parë do jetë si kundërshtar i klubit të Romës. Nuk kishte qenë asnjëherë sa ishte trajner i Zenitit, tani e bën menjëherë si i Interit. Një takim i rrezikshëm për të dyja palët, skuadra jo të plotësuara dhe fizikisht jo në formën më të mirë. Interi dhe Roma janë të vetmet skuadra të mëdha që kanë ndërruar trajnerët gjatë verës dhe tani poashtu po sfidojnë edhe njëra-tjetrën në merkato për Schickun. Përfundimisht, një përballje e vertetë në qoftë se kihet parasysh edhe përplasja verbale në mes të presidentit James Pallotta dhe Walter Sabatinit disa javë më parë.

TAKTIKA – Spalletti duket se po i kushton pak vëmendje ndodhive jashtë fushës së blertë edhe pse po rikthehet në Olimpico ku për vite ka qenë i zoti i shtëpisë. Pak dyshime për Lucion, i cili do vazhdojë me rreshtimin 4-2-3-1. Nyja e vërtetë mbetet në mesfushë, me pesë lojtarë që luftojnë për tre vende. Borja Valero duket se është i vetmi që e ka të siguruar vendin e titullarit, me Vecinon më shumë sesa Gagliardinin në krahun e tij. Brozovic mund të jetë përsëri i preferuar ndaj Joao Marios. Por nuk mund të përjashtohet angazhimi i ish-lojtarit të Sportingut dhe poashtu as mundësia tjetër ku Gagliardini dhe Vecino do ishin titullarët ne mesfushë dhe Borja Valero në rolin e mesfushorit sulmues. Në mbrojtje, Nagatomo dhe D’Ambrosio po shkojnë drejt konfirmimit me Dalbertin dhe Cancelon drejt stolit. Candreva dhe Perisic do ta mbështesin Icardin. Santon do jetë lojtari i vetëm që nuk do jetë në dispozicion të trajnerit zikaltër.

KUNDËRSHTARËT – Roma ishte e vetmja skuadër e madhe që kishte kundërshtar të vështirë qysh në javën e parë të kampionatit italian, ku kryeqytetasit ishin mysafirë në Bergamo. Shumë largime gjatë verës për Di Francescon, i cili e ka eksperiencën dhe intelegjencën për t’ia përcjellur lojtarëve njohurinë e duhur për t’i lexuar kërkesat e tij. Në thelb, filozofia e lojës ka mbetur e njëjta, kanë ndryshuar vetëm interpretimi dhe rreshtimi: Defrel në vend të Salah lëvizja më e qartë. Me shoqërinë e cila deri më tani nuk ka arritur ta bëj goditjen në merkato në krahun e majtë të sulmit pas dështimit për Mahrezin.

KU TË GODITET – Ka disa probleme në mbrojtjen e Di Francescos. Rudiger nuk është më, Moreno nuk e ka bindur plotësisht, Florenzi është larg kushteve më të mira fizike pas dhjetë muajve larg fushave të blerta. Të lënduar dhe rrjedhimisht jo të gatshëm për lojë mbeten Karsdorp, Emerson, Bruno Peres dhe i riu Nura. Pra, zbrazëtira për t’u mbushur është krahu i djathtë i mbrojtjes: Manolas ose Juan Jesus do sakrifikohen për këtë çështje. Nga ana tjetër, ia vlen të ceket, nga Interi është Perisic, i vlerësuar si njëri prej më të mirë në javën e parë të kampionatit. Dhe në qoftë se Icardi do konfirmojë progresin e dukshëm në lëvizjet e skuadrës (golat i ka bërë gjithmonë…), atëherë zikaltërit mund të shkaktojnë dëme serioze.

SYTË TEK… – Skriniar. Ju kujtohet vitin e kaluar? Në Olimpico, Roma fitoi me rezultatin 2-1 në mënyrë të pabesueshme, por në 45 minutat e parë ishin të panumërt rastet e krijuara për gol nga të zotët e shtëpisë, me mbrojtjen zikaltër pothuajse tërësisht të çrregulluar. Ansaldi-Miranda-Murillo-Santon ishin vija titullare e mbrojtjes me De Boerin: sonte i vetmi i mbijetuar do jetë braziliani. I mbetet Skriniarit ta ndihmojë udhëheqësin e mbrojtjes dhe kështu ta konfirmojë nisjen e mirë me fanelën zikaltër. Një provë e vertetë për sllovakun kundër njërit prej sulmueve më të mirë në Itali. Kalimi i saj do të thoshtë shumë për të dhe bindjet e Interit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

ROMA (4-3-3): Alisson; Manolas, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Strootman, De Rossi, Nainggolan; Defrel, Dzeko, Perotti.
Në stol: Skorupski, Lobont, Moreno, Ciavattini, Florenzi, Gonalons, Pellegrini, Gerson, Cengiz Under, El Shaarawy, Antonucci, Tumminello.
Trajner: Di Francesco.
Ta skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Karsdorp, Emerson, Bruno Peres, Nura.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Vecino, Borja Valero; Candreva, Brozovic, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Ranocchia, Vanheusden, Ansaldi, Joao Cancelo, Dalbert, Gagliardini, Joao Mario, Gabigol, Eder, Jovetic, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Santon.

GJYQTAR: Irrati.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: interrishikimRomaserie a

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”

Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.…

11 mins ago
  • Uncategorized

Barca, edhe Laporta nuk ndalet: “Tifoze te Barcelones, sot ndaj Interit te gjithe ju duhet te…”

Ndeshja Barcelona-Inter duket se po perjetohet me shume se normalisht ne qytetin e Barcelones dhe normalisht per kete kane ndikuar…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ndodh e papritura me Robin Gosens? “Ne janar mund te transferohet te nje skuader ne… Serie A: ja detajet”.

Robin Gosens mund te largohet vertete gjate merkatos se dimrit por kesaj radhe ne horizont per te mund te jete…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak minuta perpara supersfides ne Camp Nou, Inzaghi ka nje dyshim te madh: “Te luaje apo jo me…”

Inter ne ndeshjen e pare ka bere nje kryeveper nese llogaritet se si jane marre tre piket dhe ne cfare…

8 hours ago
  • Uncategorized

Barca, flet edhe Xavi: “Mund te jete nje nate e madhe per ne, por nga 2010 kam makthe: Inter atehere nuk…”

Duke folur direkt per mikrofonat e Amazon Prime, Xavi ka folur per ndeshjen ndaj Interit dhe rendesine qe ajo ka…

8 hours ago
  • Uncategorized

“Ne ndeshjen e pare Inzaghi e habiti Xavi me Calhanoglu. Tani eshte radha per levizjen e radhes? Po mendon per…”

Do te jete nje klime vertete e ndezur ne Camp Nou qe pritet te kete ne brendesi me shume se…

13 hours ago