Categories: FokusNe plan te pare

Rishikim, Sampdoria – Inter: Jashtë apo brenda. Mancini ndoshta e ka mundësinë e fundit për Evropën. Shaqiri është, por edhe Brozovic.

Jashtë Europa League, jashtë Kupës së Italisë dhe një distancë e konsiderueshme nga vendi i tretë. Interit nuk i mbetet asgjë tjetër pos të tentoj ta përmbyll pozitivisht këtë sezon dhe të mundohet ta arrijë vendin e gjashtë, i cili mund tí jap një rast në fazën preliminare të Europa League për sezonin e ardhshëm. Shumë gjëra do të ndodhin pas ndeshjes së sotme në Genova, jashtë ose brenda kundër SampdoriasMihajlovic.

TAKTIKAMancini ka qenë i qartë në konferencën për shtyp: mungojnë edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit dhe në kampionat duhet të japin maksimumin deri në fund, duke provuar të ngjiten sa më shumë në klasifikim. Edhe Thohir nuk dëshiron të dorëzohet në luftën për skenën evropiane. Shaqiri është mirë, është rekuperuar dhe do të duhej ta fillonte ndeshjen pas shpinës së Icardit dhe njërit nga Palacio ose Podolski (më i pëlqyer është argjentinasi). Në mesin e fushës, do të jetë zingjiri Guarin – Medel – Brozovic, ndërsa në repartin e mbrojtjes vije konfirmimi i rreshtimit me katër. Jashtë, së bashku me të zakonshmit, edhe Kuzmanovic.

KUNDËRSHTARËT – Të “rrethuarit nga e kaltra” arrijnë në këtë ndeshje me një vetëbesim maksimal. Pas një periudhe mjegulle ku mungonte suksesi gjatë dimrit, skuadra e Mihajlovic ka rigjetur rrugën dhe fitorja ndaj Romës e vërteton këtë. Në një kuptim që pothuajse funksionon në mënyrë të përsosur, ndonjëri futet dhe e jep një figurë të bukur dhe edhe ndryshimet e rreshtimeve janë absorbuar pa ndonjë problem. Trajneri serb me siguri do ta konfirmojë sipas të gjitha gjasave rreshtimin 4-3-3 edhe kundër zikaltërve.

RREZIQET – Shumë armë në dispozicionin e Sinisas për tí bërë keq mikut Roberto. Ish-lojtari zikaltër, Eto’o në krah me Eder, pastaj i fuqishmi Okaka duke i kërkuar vertikalizimet e Sorianos, gjeometria e Palombos dhe ringjallja e Muriel. Sigurisht, sytë do të jenë tek lojtari kamerunas, që me fanelën zikalër ka pasur një nga sezonet më të mira në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

KU TË GODITET – E vështirë të “shpohet” mbrojtja e skuadrës nga Genova. Sepse nëse është e vërtetë që Sampdoria parimisht është një skuadër proaktive, atëherë është e vërtet edhe se organizimi nuk mungon as në momentet e sikletshme. Këtu shihet se është mjaft e vështirë ta gjesh të papërgatitur repartin defansiv të Mihajlovic, i mbuluar shkëlqyeshëm edhe nga pragmatizmi i mesfushorëve dhe nga bujaria e sulmuesve. Rruga e duhur mund të jetë ajo e “një kundër një”, duke e bërë të vlejë teknikën e lartë të Shaqirit, Icardit, Guarinit dhe Palacios.

SYTË TEK...- Brozovic. Përfaqësuesi i kombëtares kroate duhet ta rimarrë një fanelë titullari pas disa daljeve në fushe jo dhe aq të mira (“comme ci, comme ça” kundër Napolit dhe pastaj në stol kundër Cesenas), shkaktare është edhe mungesa e Kuzmanovic i cili ka bërë mjaft mirë të enjten kundër ëolfsburgut. Ish-lojtari i Dinamo Zagrebit mund të jetë lojtari vendimtar për rezultatin e ndeshjes: do t’i takoj atij që ta ofrojë kontributin e tij për t’i dhënë ekuilibër skuadrës zikaltër., duke e zhvilluar një ndeshje të cmuar qoftë nga kualiteti ashtu edhe nga numri. Përfundimisht, duhet të jetë ai buxheti. E pret Mancini, e presin mbështetësit: kur Brozo ka luajtur në nivele të mira, Interi gjithmonë ka fituar. Një motiv do të jetë.

FORMACIONET E MUNDSHME:

SAMPDORIA (4-3-3): Viviano; De Silvestri, Silvestre, Romagnoli, Regini; Soriano, Palombo, Obiang; Eder, Okaka, Eto’o.
Në stol: Romero, Frison, Coda, Wszolek, Duncan, Acquah, Marchionni, Correa, Muriel, Bergessio, Djordjevic.
Trajneri: Mihajlovic.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Munoz, Mesbah, De Vitis, Rizzo, Cacciatore.

INTER (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Juan Jesus, Santon; Guarin, Medel, Brozovic; Shaqiri; Palacio, Icardi.
Në stol: Carrizo, Berni, Vidic, Andreolli, Campagnaro, Felipe, Obi, Hernanes, Kovacic, Podolski, Puscas, Bonazzoli.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Jonathan, Nagatomo, Kuzmanovic, Dodò.

GJYQTAR: Valeri.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: icardiinterlukasmanciniMauropalaciopodolskiRodrigoSampdoriashaqirixherdan

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello i ashper edhe pas Barcelones: “Kam nje pyetje qe dua t’ja bej lojtareve te Interit. Me thone dot se si…”

Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…

6 hours ago
  • Uncategorized

Barca, Lewandowski flet i shkaterruar: “Ne kemi harruar te mbrojme… Nuk e di, di te them se Inter eshte…”

Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Tuttosport nuk permbahet: “Ja se si Inzaghi i dha leksione falas pasardhesit te Guardiolas te Barca: duke i…”

Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…

6 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Barcelona-Inter: “Cfare nate magjike: noten me te larte e rremben ai lojtar qe ka bere…”

Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte. Tani…

6 hours ago