Nicola Rizzoli, ish-arbtri italian, aktualisht drejtues i arbitrave në Federatën Italiane të Futbollit, ka folur për polemikat e krijuara ditet e fundit për ndeshjen Inter-Juve të vitit 2018.
Pas deklaratave të bëra nga ish-kryeprokurori i Federates, Giuseppe Pecoraro, për zhdukjen e audios së VAR në rastin kur Pjanic beri faull ndaj Rafinhas dhe nuk mori kartonin e dytë të verdhë që do të ishte automatikisht i kuq.
Kjo audio që nuk ekziston kanë bërë të lindin dyshime të mëdha pasi në atë sezon, Napoli dhe Juventusi ishin duke luftuar fort për titullin kampion, ndërsa Interi luftonte për një vend në Champions League.
Lidhur me këtë rast Rizzoli ka tentuar te sqaroje gjithçka duke deklaruar si me poshte.
“Ajo audio nuk ekziston. Duhet bërë një sqarim dhe të mos ketë konfuzion. Në protokoll thuhet se janë regjistruar vetëm disa biseda dhe ato regjistrime nuk bëhen nga gjyqtarët, por nga Liga.”
“Ato i jepen AIA (Shoqata e Arbitrave Italiane) nëse duan t’i përdorin për udhëzime në vazhdim.”
“Vetëm 5 apo 6 raste për ndeshje ngarkohen në internet dhe ne mund t’i përdorim për të mësuar gjyqtarët.”
“Ato klipe dërgohen në IFAB dhe nuk janë në zotërim të AIA. Pecoraro kërkoi regjistrimin e gjithë ndeshjes, por ajo nuk ekziston.”
“Askush nuk e ka në zotërim, nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të sigurohej. Të vetmet raste të regjistruara, sipas protokollit, ishin ato rreth kartonit të kuq dhe penalltisë.”
“Një karton i verdhë, qoftë i pari apo i dyti, nuk regjistrohen për VAR. Ne u përpoqëm të kërkonim regjistrimin, por ishte e pamundur”.
Legjenda e Interit dhe ish-presidenti i saj, Massimo Moratti, eshte rikthyer te flase per aktualitetin e Interit ne emisionin e…
Duke folur nje dite perpara ndeshjes kunder Marokut, Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes eshte ndalur edhe te gjendja e Romelu…
Duke folur per La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i kombetares Italiane, Federico Bernardeschi, ka thene disa fjale qe po komentohen shume…
"Kunder Arabise Saudite nuk ka qene ndeshja e duhur per Lautaro Martinez". Keto kane qene fjalet e Kun Aguero pak…
Nder temat e perfolura me shume keto dite, eshte edhe ajo e Cristiano Ronaldos, qe eshte pa skuader pas prishjes…
I intervistuar nga Tuttomercatoweb.com, Franco Vanni, gazetar shume prane Interit, ka folur per disa tema per kampin e Interit. Keto kane…