Categories: Ne plan te pare

Rolando: “Asnje penallti? Kurre nuk kam provuar nje sezon keshtu. Guarin ndihet me i karikuar. Mbi Vidic dhe te ardhmen them…”

“Jam i lumtur ketu tek Interi, po luaj shume, nuk eshte nje sezon i lehte por une ndihem mire ketu”, nenvizon Rolando ne intervisten e leshuar per Sky Sport 24.

Jane te shumte temat e prekura nga mbrojtesi, duke filluar qe nga raporti me Walter Mazzarri, per te cilen Rolando tha: “Me ka bere te ndjej besimin e tij dhe une po jap me te miren time duke luajtur”.

Cilet jane objektivat e Interit ne kete sezon? Rolando shpjegon se “nje klub i rendesishem si Interi duhet te synoje gjithmone lart por ky eshte nje vit tranzicioni, edhe pse vitin e shkuar ka qene shume i veshtire. Sidoqofte minimumi qe mund te bejme eshte te shkojme ne Europe”.

“Fjalet e Presidentit jane gjithmone te nevojshme per ne lojtaret, kur Erick Thohir eshte ketu per ne eshte e rendesishme. Historia e tij me Interin sapo ka filluar prej pak kohesh, po meson cfare do te thote te jesh president i Interit, jam i sigurte qe do te beje mire” shpjegon mbrojtesi kur e pyesin per presidentin e Interit.

“Me Romen do te jete nje ndeshje shume e forte – shton me pas mbrojtesi -, po une nuk kam frike nga askush, megjithese jane nje skuader e madhe dhe po bejne nje sezon te madh. Por nese bejme mire mund te bejme nje ndeshje te madhe. Totti? Eshte nje lojtar i madh”.

Nje koment, me pas, per faktin qe Interit nuk i eshte dhene akoma asnje penallti: “Eshte e cuditshme, nuk kam provuar kurre nje sezon te tille pa penallti. Mendoj se ne ndeshjet e fundit ka pasur 3-4 episode ku penalltia mund te qendronte. Ne gjithsesi perpiqemi te japim maksimumin”.

Me pas mbrojtesi pyetet per Fredy Guarin: “Eshte gjithmone i njejti, ndoshta i karikuar me shume, ka pare qe tifozet e duan shume”.

Per sa i perket te ardhmes, nje koment per Nemanja Vidic: “Nese vjen ketu, mendoj se do ti jape nje ndihme te madhe skuadres, eshte nje kampion i madh”.

Ne fund, nje pytje per Eto’o, i cili nese nuk do te qendroje me Chelsea vitin e ardhshem zerat e merkatos e shohin prane Interit: “Ai ka fituar gjithcka, mund te them vetem kete”.

Por cila eshte e ardhmja e Rolando? “Eshte nje pyetje e veshtire per tiu pergjigjur, une do te perpiqem te jap nje dore deri ne fund, me pas te shohim se cfare do te ndodhe. Une kam vendosur te vija ketu pavaresisht se kisha oferta te tjera, keshtu qe besoj se eshte e lehte te kuptosh cila eshte deshira ime”.

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: rolando

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin nuk permbahet: “Beni mire te mbani mend dicka per Lautaro Martinez: kur te mos shenoje per dy ndeshje…”

Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi zbulon: “Ja pse e bera zevendesimin Lautaro-Bellanova ndaj Fiorentines: nuk…”

Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…

6 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Duhet te themi dicka per kete Inter: e pate ndaj Fiorentines? Kane sjelljen e nje…”

Lele Adani, duke folir per sudiot e "90 minuto", ka komentuar diten e djeshme ne darke fitoren e Interit ndaj…

6 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – C&F zbulon: “Burime te sigurta: ka nje oferte per Interin nga nje gjigand nderkombetar: Lajmi vjen nga…”.

Inter eshte ne shitje dhe ky lajm ka bere xhiron e botes sepse dicka te tille e ka publikuar edhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe permbysja e madhe e vjeshtes: “Gjithcka nis nga nje faktor: numrat te bejne te mendosh direkt per…”

Me ardhjen e vjeshtes, skuadrat e Simone Inzaghit kane tendencen qe te ndryshojne marsh dhe kjo gje po ndodh perseri…

6 hours ago
  • Uncategorized

TS nxjerr totalisht zbuluar tranjerin e Fiorentines: “Para se te shikonte pamjet, te rasti Dzeko-Milinkovic ka…”

Gjate dites se djeshme dhe pas Fiorentina-Inter, ka pasur shume polemika te forta per arbitrin e ndeshjes. Pertej faktit se…

6 hours ago