Ninja ka filluar te kerkoje shtepi ne Milano tashme.
Ky eshte lajmi qe jep sot Gazzetta dello Sport, e konfirmuar edhe nga gazetat e tjera italiane sportive.
Me pak fjale nuk ka me asnje dyshim, Radja Nainggolan do te jete i Interit.
E kjo gje do te ndodhe shume shpejt, mbase edhe perpara 30 qershorit sic mendohej me pare.
Dje ka qene nje dite tjeter e rendesishme, me agjentin e belgut ne Milano, me pas ‘po-ja’ nga Pastore per Romen dhe ne fund tratativa per belgun ne Milano duket se do te mbyllet me sukses sipas te gjitha gjasave.
Per momentin, kerkesa ishte 35-40 milione euro por Interi i eshte pergjigjur me 20-22 milione plus lojtare ne kembim.
“Palet jane afruar shume me njera-tjetren sepse Roma – qe ne fillim refuzoi idene e perfshirjes ne marreveshje te Davide Santon – ka pranuar qe te futen ne tratative disa lojtare te Primaveres kampione te Italise.”
“Sa? Dy ose tre: pothuajse i sigurt Zaniolo, jo Pinamonti qe duket se ka dale nga radari i Trigorias por kane fituar pike Emmers, Pompetti dhe Rada (agjenti i tij eshte Beltrami) e keta jane emrat qe po kuotohen ne keto momente.”
“Qellimi i klubit eshte qe te arrihet sa me shpejt nje marreveshje: sapo te vendosen emrat e djemve tratativa do te mbyllet dhe vleresimi total do te jete diku tek 35 milione euro, edhe pse Interi cash do te paguaje diku tek 20-22 milione.”
Nje vit distance nga rinovimi, ja Interi, qe ne nivel rroge do e rrise akoma me shume rrogen prej 4,5 milione euro te garantuara nga Roma qe do i siguronin Ninjas edhe nje vit tjeter me shume kontrate.
Eshte nje raport i mbyllur keq ai i belgut me Romen, me Monchin qe e kishte shitur qe ne janar ne Kine. Tani per te eshte Milano, Interi dhe Spalletti qe e presin me krahe hapur per nje kapitull te ri.
Dicka me te vertete e papritur eshte njoftuar vetem pak minuta me pare nga Kombetarja e Argjentines ne Katar 2022.…
Me te vertete nje situate te renduar te skuadra e Juventusit direkt pas largimit te Presidentit te saj, Agnelli. Skandali…
Duket se mund te jete Denzel Dumfries lojtari qe mund te largohet nga shtepia Inter gjate merkatos se dimrit. Kjo…
Juventus duket se po zhytet ne cdo moment qe po kalon akoma edhe me shume ne skandalin e saj te…
Boterori ne Katar eshte futur ne fazen e saj me te nxehte, sepse keto dite vendosen te gjitha skuadrat qe…
"Nata e djeshme nuk ka sjelle aspak qetesi tek Onana, qe i eshte dashur te fluturoje nga Katari duke u…