Categories: Ne plan te pare

Shefi i arbitrave ne Itali, Rizzoli del hapur dhe pranon gjithcka: “Me Interin gabuam dy here: njehere kur…”

I ftuar diten e djeshme te emisioni i Fabio Caressa ne lidhje direkte ka qene ish-arbitri dhe shefi i arbitrave aktualisht ne Itali, Nicola Rizzoli i cili ka folur keshtu per ‘Sky Calcio Club’.

Keto kane qene fjalet e numrit nje te drejtuesve te ndeshjeve pas polemikave te fundit per arbitrat dhe per perdorimin e VAR.

“Marotta? I kam vleresuar tonet e tij: eshte e rendesishme qe te flasim me klubet dhe te mos kemi polemika me ta.”

“Kontakt klub-AIA? Marotta nuk ka qene i informuar. Bashke me FIGC kemi vendosur nje rregull te ri per te folur me klubet dhe per ti shpjeguar rregullat dhe ndryshimet, por edhe per te degjuar mendimet e njeri-tjetrit.”

“Objektivi eshte qe te kemi nje lidhje direkte me klubet. Fjalet vijne pasi ne kemi krijuar kete figure me Gianluca Rocchi, qe ka takuar disa klube deri me tani.”

“E perseris: i duhet atyre per te pare linjen tone dhe na duhet neve per te kuptuar pritshmerite e tyre.”

“Keto jane deklarata qe jane vene ne praktike ne te kaluaren. Dialogu? Jemi te hapur, eshte konstruktiv. Vitin e kaluar kemi bere gabime perballe nje rregulli te ri.”

“Kemi degjuar tranjere dhe lojtare. Kete vit e kemi nisur mire dhe tani veme fytyren tone kur gabojme dhe e pranojme.”

Rizzoli me pas ka shtuar: “Mbajtja ndaj Perisic? Objektivisht jemi dakort qe eshte nje penallti e pa dhene, nje penallti qe ishte.”

“Sulmuesi i merr kohen mbrojtesit. Nese mbrojtesi perdor krahet per ta mbajtur ne menyre te tille me faull, eshte nje penallti.”

“VAR duhet te kerkonte qe te nderhynte ketu te gjerat objektive: eshte dinamika e aksionit dhe duart e mbrojtesit siper shpatullave.”

“Pa dyshim qe VAR duhet te nderhynte. Behet fjale per nje gabim indivudual. Ne gabojme dhe preferoj qe te qartesoj gjithcka per te shpjeguar se kush jane topologjite e analizave tona.”

“Arbitrat dhe VAR duan te marrin vendimin e duhur dhe jo te behen arrogante. Sulmuesi u tregua i zoti te rrembente kohen, por u ndalua ne menyre te parregullt.”

“Gabimi ka qene pasoje e kerkimit te nje detaji, por qe ka bere qe te humbet thelbi i kontaktit.”

“Arbitri, a mund te refuzoje te shkoje te VAR pasi VAR e therret? Jo. Arbitri e pranon gjithmone On Field Review. Pra nese VAR e kerkon, ai duhet te shkoje menjehere.”

“Jemi nje skuader. Ne rastin e Interit ka dy gabime: si nga ana e VAR por edhe nga ana e arbitrit.”

“Arbitri, nese e kupton qe ka gabuar ne fushe, mund te kerkoje qe te rishohe nje episod ne monitor.”

“Mbi episodin e Perisic mund te kete ndikuar edhe ndjesia e intensitetit te lojes qe ka pasur arbitri ne fushe. Nderkohe, ajo e Lukaku ne Genoa-Inter eshte nje situate fushe, e ndryshme nga ajo qe ndodhi dje me Perisic ne Inter-Parma.”

Me pas, shefi i arbitrave i ka kthyer nje pergjigje publike edhe Marottes duke prezantuar figuren e Rocchit per kontaktin me klubet.

“Interesi i Marottes per te kuptuar protokollin e VAR me gezon. Rocchi ka vizituar disa klube dhe do te vazhdoje ta beje.”

“E rendesishme eshte qe qartesojme njeri-tjetrin. Nuk eshte nje “zyre ankesash”, por nje menyre per tu njohur me mire.”

“E di me siguri se Rocchi ka folur edhe me Ausilion qe te shkoje tek Interi nje vizite, por duke pare emergjencen e Covid ata kane refuzuar.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Rubinho keshillon nje lojtar te Interit: “Duhet te zhduket nje ore e me pare nga Italia: ai eshte nje vend per…”

Ai ka qene nje nga me te kritikuarit per humbjen e Scudettos nga ana e Interit vitin e kaluar per…

6 hours ago
  • Uncategorized

O JOGO ne Portugali e bindur: “Inter po ben gjithcka per te rrembyer nje lojtar te Benficas: ja detajet”.

Inter vazhdon qe te jete ne qender te thashethemeve te merkatos per sa i perket lojtareve qe mund te vijne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Napoli ne rrezik te forte per Lautaro Martinez? Tuttosport zbulon: “Inter pritet ta kete ne dispozicion vetem ne…”

Tifozet e Interit do te mbeshtesin Argjentinen ne finalen e Boterorit kunder Frances e cila do te luhet kete te…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja si eshte gjendja e Lukakut: “Dje ishte goxha i lodhur por nga ana tjeter edhe shume i lumtur per…”

Vetem dy dite larg nga ndeshja e radhes e Interit ku skuadra zikalter do te perballet me Betis Sevilla ne…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, a do te kete shitje te rendesishme peprara 30 qershorit per bilancin? Biasin pergjigjet keshtu!

Duke folur si gjithmone per TeleLombardia, Fabrizio Biasin ka folur edhe per te ardhmen e disa lojtareve tek Inter. Por…

7 hours ago
  • Uncategorized

Biasin zbulon: “Kam marre vesh dicka te sigurt: Juventusi po tenton Marotten. Kam folur me te dhe me ka thene se…”

Edhe pse ka pasur disa mohime direkt nga Marotta, mediat vazhdojne te flasin per nje tentative te Juventusit per drejtuesin…

8 hours ago