Categories: Fokus

Shqyrtim: Milan-Inter – Lamtumire mbrojtja me 3: Mancini nis 4-3-1-2. Guaro-Hernanes…

Debutim i ri per Roberto Mancinin dhe menjehere derby. Nje derby per tu fituar nga 2 skuadrat per te iu afruar edhe me shume vendit te 3-te, objektiv i shpallur si nga klubi i Berlusconi, ashtu edhe nga ai i Thohir.

TAKTIKA – Mancini rekuperon te gjithe me perjashtim te Jonathan. Mungon edhe Medel, i skualifikuar. Ne vend te kilianit, tekniku italian duhet te vendos Yann M’Vila, i ndaluar per shkak te nje lendimi ne gju. Ne krahet e tij Kuzmanovic dhe Guarin. Ne maje te rombit do te jete Kovacic, qe do te kete nderin te asistoj Palacion dhe Icardin. Ne mbrojtje, Vidic do te jete ne pankine. Ne pankine edhe D’Ambrosio e Campagnaro.

KUNDERSHTARI – Inzaghi rekuperon Montolivon qe grumbullohet per here te pare me skuadren kete sezon, por humb Alex. Nje humbje me peshe, duke pare edhe mungesen e Abate dhe skualifikimin e Bonera. Mbetet per tu kuptuar se kush me Rami e Zapata do luaj ne te djathte te mbrojtjes dhe kush ne qender me Mexes. Moduli i provuar kete jave ka qene 4-2-3-1, me nje mediano teresisht ganeze me Essien dhe Muntari, duke pare mungesen e De Jong.

RREZIQET – Ne sulm, Inzaghi ka ne mendje qe te fus Fernando Torres nga fillimi. Prapa shpines se spanjollit do te jete treshja Bonaventura, Menez dhe El Shaarawy. Kujdes me kete te fundit qe eshte kthyer tek goli ne ndeshjen e fundit kunder Samp, para pushimit te ndeshjeve nderkombetare.

KU TE GODASIM – Reparti i mbrojtjes nuk eshte i papershkrueshem, perkundrazi. Mungesa e Laex dhe Bonera do te jete mungese e madhe per Inzaghin. Zikalterit duhet te jene intelegjent ne levizjet ne thellesi, me mbrojtesit e rende dhe pak te shpejt. I vetmi qe shpeton ne kete sens eshte Zapata.

SYTE MBI… – Guarin. Nje luftetar mesfushe. Sepse eshte nje mesfushor. Eshte theksuar forte nga Mancini ne konference per shtyp, per te thyer te kaluaren e afert ku kolumbiani eshte perfshire ne repartin e sulmuesve (sulmues i dyte). Ish-lojtari i Portos mund te jete nje arme me shume per Interin e rinovuar te Mancinit, me besim dhe ne nje rol te pershtatshem per ate. Derby eshte shansi i pare per te treguar anen e bukur te tij.

FORMACIONET E MUNDSHME:

MILAN (4-2-3-1): Diego Lopez; Rami, Zapata, Mexes, De Sciglio; Essien, Muntari; Bonaventura, Menez, El Shaarawy; Torres.
Pankina: Abbiati, Agazzi, Zaccardo, Armero, Albertazzi, Montolivo, Poli, Saponara, Van Ginkel, Honda, Niang, Pazzini.
Trajner: Inzaghi.
Te skualifikuar: Bonera (1).
Jashte dispozicionit: Alex, Abate, De Jong.

INTER (4-3-1-2): Handanovic; Nagatomo, Ranocchia, Juan Jesus, Dodò; Guarin, M’Vila, Kuzmanovic; Kovacic; Palacio, Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Andreolli, Campagnaro, Donkor, D’Ambrosio, Mbaye, Krhin, Obi, Hernanes, Osvaldo, Bonazzoli.
Trajner: Mancini.
Te skualifikuar: Medel (1).
Jashte dispozicionit: Jonathan.

ARBITER: Guida.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: DerbyFormacionet e mundeshmemilan-inter

Recent Posts

  • Uncategorized

Denzel Dumfries nuk permbahet: “Ndeshjen time me te mire nuk e keni pare ende: Ndaj Messit do te…”

Denzel Dumfries eshte nje lojtar qe nuk kenaqet edhe pas nje ndeshje te madhe si ajo qe ai ka bere…

29 mins ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE ALARMI DIREKT NGA MALTA: “Inzaghi ka pare edhe diten e djeshme se ende vazhdon ‘semundja’ e golave te pesuar.”

Ka pasur shume gjera pozitive nga ndeshja e djeshme miqesore e Interit ne Malte kunder skuadres lokale Gzira United. Nder…

2 hours ago
  • Uncategorized

Marcus Thuram, nje klub tjeter nga Serie A futet ne gare me Interin per francezin? “Behet fjale per…”

Me sa duket kemi te reja te rendesishme per Marcus Thuram qe kane te bejne te gjitha me nje kalim…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA LA STAMPA – Torino i ben nje nder Interit? “Gati te beje nje oferte te menjehershme per…”

Duket se nje lajm i oreve te fundit i ardhur nga La Stampa, media italiane, mund te gezoje jo pak…

2 hours ago
  • Uncategorized

Corriere i paralajmeron te gjithe: “Inter po pergatitet per goditjen e madhe te Barcelona: kane filluar te…”

Dje me sa duket ka pasur nje takim shume te rendesishem ndermjet Alemany, drejtorit sportiv te Barcelones dhe agjentit te…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh nga Hakan Calhanoglu: “Golin me te bukur dhe te rendesishem e kam shenuar ndaj…”

Pasi ka shenuar nje gol teper te bukur diten e djeshme ndaj Gzira United, Hakan Calhanoglu ka folur per Inter…

2 hours ago