Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim: Milan-Inter – Lamtumire mbrojtja me 3: Mancini nis 4-3-1-2. Guaro-Hernanes…

Shqyrtim: Milan-Inter – Lamtumire mbrojtja me 3: Mancini nis 4-3-1-2. Guaro-Hernanes…
Bujar Berishaj

Debutim i ri per Roberto Mancinin dhe menjehere derby. Nje derby per tu fituar nga 2 skuadrat per te iu afruar edhe me shume vendit te 3-te, objektiv i shpallur si nga klubi i Berlusconi, ashtu edhe nga ai i Thohir.

TAKTIKA – Mancini rekuperon te gjithe me perjashtim te Jonathan. Mungon edhe Medel, i skualifikuar. Ne vend te kilianit, tekniku italian duhet te vendos Yann M’Vila, i ndaluar per shkak te nje lendimi ne gju. Ne krahet e tij Kuzmanovic dhe Guarin. Ne maje te rombit do te jete Kovacic, qe do te kete nderin te asistoj Palacion dhe Icardin. Ne mbrojtje, Vidic do te jete ne pankine. Ne pankine edhe D’Ambrosio e Campagnaro.

KUNDERSHTARI – Inzaghi rekuperon Montolivon qe grumbullohet per here te pare me skuadren kete sezon, por humb Alex. Nje humbje me peshe, duke pare edhe mungesen e Abate dhe skualifikimin e Bonera. Mbetet per tu kuptuar se kush me Rami e Zapata do luaj ne te djathte te mbrojtjes dhe kush ne qender me Mexes. Moduli i provuar kete jave ka qene 4-2-3-1, me nje mediano teresisht ganeze me Essien dhe Muntari, duke pare mungesen e De Jong.

RREZIQET – Ne sulm, Inzaghi ka ne mendje qe te fus Fernando Torres nga fillimi. Prapa shpines se spanjollit do te jete treshja Bonaventura, Menez dhe El Shaarawy. Kujdes me kete te fundit qe eshte kthyer tek goli ne ndeshjen e fundit kunder Samp, para pushimit te ndeshjeve nderkombetare.

KU TE GODASIM – Reparti i mbrojtjes nuk eshte i papershkrueshem, perkundrazi. Mungesa e Laex dhe Bonera do te jete mungese e madhe per Inzaghin. Zikalterit duhet te jene intelegjent ne levizjet ne thellesi, me mbrojtesit e rende dhe pak te shpejt. I vetmi qe shpeton ne kete sens eshte Zapata.

SYTE MBI… – Guarin. Nje luftetar mesfushe. Sepse eshte nje mesfushor. Eshte theksuar forte nga Mancini ne konference per shtyp, per te thyer te kaluaren e afert ku kolumbiani eshte perfshire ne repartin e sulmuesve (sulmues i dyte). Ish-lojtari i Portos mund te jete nje arme me shume per Interin e rinovuar te Mancinit, me besim dhe ne nje rol te pershtatshem per ate. Derby eshte shansi i pare per te treguar anen e bukur te tij.

FORMACIONET E MUNDSHME:

MILAN (4-2-3-1): Diego Lopez; Rami, Zapata, Mexes, De Sciglio; Essien, Muntari; Bonaventura, Menez, El Shaarawy; Torres.
Pankina: Abbiati, Agazzi, Zaccardo, Armero, Albertazzi, Montolivo, Poli, Saponara, Van Ginkel, Honda, Niang, Pazzini.
Trajner: Inzaghi.
Te skualifikuar: Bonera (1).
Jashte dispozicionit: Alex, Abate, De Jong.

INTER (4-3-1-2): Handanovic; Nagatomo, Ranocchia, Juan Jesus, Dodò; Guarin, M’Vila, Kuzmanovic; Kovacic; Palacio, Icardi.
Pankina: Carrizo, Berni, Andreolli, Campagnaro, Donkor, D’Ambrosio, Mbaye, Krhin, Obi, Hernanes, Osvaldo, Bonazzoli.
Trajner: Mancini.
Te skualifikuar: Medel (1).
Jashte dispozicionit: Jonathan.

ARBITER: Guida.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.