Categories: MerkatoNe plan te pare

Simeone, ja plani i Suning: tre faktore e shtyjne drejt Interit. Por ka nje kerkese te qarte: Griezmann!

Me Diego Pablo Simeone ne komande do te rikthehej perseri Argjent-Inter. E me sa duket, do te kete edhe nje kerkese per te sjelle ne Milano Antoine Griezmann. Keto dy lajme i jep Corriere dello Sport sot, e cila vazhdon ti meshoje idese se Simeone do te jete tranjeri i ri i Interit me shume mundesi.

Ai ka nje shpirt luftarak pak a shume te ngjashem me ate te Mourinhos, por nje histori qe te kujton me shume ate te Cuper: Simeone do te pritej me krahe hapur ne Pinetina sidomos nga Zanetti, Icardi, Banega dhe Ansaldi, sebashku me Mirandan, ish liderin e tij mbrojtes gati per te mesuar filozofine e Cholos. “Me Interin e lidh dashuria dhe ndenja e forte por vetem keto nuk mjaftojne per ta bere ate te largohet nga Atletico dhe per te nderprere nje kontrate qe e lidh me Madrilenet deri ne 30 qershor 2018 – lexohet -. Per ta bindur tranjerin e Atleticos do te duhen tre faktore te tjere: ndjesia se ne Madrid e ka mbyllur nje cikel (do te varet nga ecuria nga Champions), projekti ambicioz qe Suning ka ne mendje dhe qe parashikon investime te rendesishme veren qe vjen, si dhe nje kontrate faraonike per sa i perket rroges. Por per Simeonen parate nuk jane aspekt primar, por nese Suning ka menduar per nje rroge teper te majme per te, kjo me siguri do te ishte nje plus i madh.

Por kujdes edhe kerkesat ne markato natyrisht. Sic eshte thene, sidomos per dicka ne vacanti: deshira per te sjelle ne Milano “Le petit diable” per ta hedhur ne fushe ne nje dyshe vdekjeprurese per cdo mbrojtje kundershtare perkrah Icardit: “Simeones i pelqen aq shume te vazhdoje te punoje me Grizemann, sa e do me vete ne Milano. Por francezi ka nje klauzole prej 100 milione eurosh dhe me shume mundesi tekniku do te kerkoje edhe ndonje mbrojtes me peshe boterore ne skuader, nje mbrojtes krahu te mire dhe nje mesfushor per ta vene perpara mbrojtejes. Nese ai do te thote po, Interi do te beje gjithcka qe ta kenaqe vetem e vetem per te arritur tek suksesi aq shume i deshiruar”, e mbyll Corriere dello Sport.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Griezemannsimeone

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja oferta qe do beje Inter per Milan Skriniar: do i ofroje edhe…”

Milan Skriniar prej dites se djeshme, eshte edhe testimonial i fanelles se trete te Interit dhe ky nuk eshte nje…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gazetari i njohur italian zbulon: “Kam marre vesh daten per shitjen e Interit: gjithcka do te ndodhe para…”

I intervistuar nga inter-news.it, gazetari i njohur italian Maurizio Pistocchi ka folur per shtepine Inter, duke zbuluar edhe nje lajm…

4 hours ago
  • Uncategorized

Roberto Mancini zbulon: “Kush jane tre lojtaret me te forte qe kam stervitur? Njerin e kam pasur tek Inter: behet fjale per…”

"Mungesa e kualifikimit ne Boteror? Kemi gabzar disa gjera, disa here duhet pak me shume fat. Mbase e kemi pasur…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Pervec Lukaku kemi edhe nje lojtar tjeter qe do mungojen sot: nuk eshte…”

Pas suksesit ndaj Salernitanes, Inter eshte gati te zbrese ne fushen e Franchit, per te luftuar ndaj Fiorentines ne jave…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Ausilio ka nisur nje mision ne Spanje: “Po tenton te beje goditje te skuadra e Valencias: atje per…”

Me sa duket, gjithcka eshte e vertete: Piero Ausilio eshte pare ne Spanje ne oret e shkuara, ku ndodhet ekzaktesisht…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, frike per Lautaron ne vere? “Dy top klube europiane kane kerkuar informacione: ne gare edhe arabet e…”

Pas entuziazmit te fituar ne nje fushe te veshtire si Camp Nou, Lautaro Martinez duket se edhe njehere tjeter ka…

4 hours ago