Te gjithe lojtaret e skuadres zikalter jane rikthyer ne Milano tashme prej ditesh.
I fundit ne kohe ka qene Alexis Sanchez i cili qe ne ditet e para te majit do te mbaroje edhe ditet e izolimit shtepiak.
Pastaj, gjithmone nese virusi e lejon, do te kete kohe per tu rikthyer ne Appiano Gentile per te punuar. Duke provuar keshtu, per aq shume sa eshte e mundur, te mendohet per futbollin dhe per rinisjen.
Kjo sepse Interi ka akoma shume per te luajtur ne kete sezon te turbullt 2020-21.
Kampionati thote se zikalterit, duke fituar me Sampdorian, mund te kthehen ne gare per titull, edhe pse Lazio me Juventusin duken te shkeputura dhe favorite.
Por objektivat e Contes sipas Sky Sport jane tre dhe ai ja ka bere te qarta ato te gjitheve.
VAZHDIMESIA – Nese Interi duhet te rikthehet te luftoje per titullin dhe per te ngritur trofe ne qiell, duhet te gjeje me patjeter vazhdimesine qe u zhduk jave perpara shperthimit te pandemise.
Do te duhet qe te jete perqendrim maksimal nga fillimi drei ne fund. Kjo sepse pervec kampionatit, eshte edhe Europa League ne loje de Kupa e Italise. Jane trofe te veshtire per tu derguar ne shtepi, por aspak te pamundur. Ky eshte objektivi i pare, vazhdimesia.
LAUTARO MARTINEZ – Zerat per interesin e Barcelones, perpara ndaleses se madhe, kane pasur impakt jo te vogel edhe tek paraqitjet e Lautaro Martinez.
Tani do te duhet El Toro me i mire i mundshem per tu rikthyer ne fushe dhe per te arritur sa me lart me Interin. Ky eshte objektivi numer dy i Contes, te rikthehet Toro i vertete.
ERIKSEN – Eshte diskutuar shume muajt e pare qe erdhi ne Milano danezi Christian Eriksen. Impakti i lojtarit nuk ka qene ai i prituri dhe kjo ka sjelle shume kritika per te.
Kualiteti i tij nuk mungon dhe po ashtu edhe deshira e Antonio Contes per ta futur ne mekanizmat e skuadres.
Por kjo ndalese do i kete dhene mundesi dhe kohe tranjerit qe te kuptoje se cfare duhet te ndryshoje per te ingranuar lojtarin. Sapo te rifillojne stervitjet, do te shohim nje Inter te ri me Eriksen ne fushe.
Nje Eriksen qe do te cmend te gjithe sportdashesit. Ky eshte objektivi i trete i Contes.
A mund te kete nje perplasje per sa i perket merkatos ndermjet drejtuesve zikalter dhe tranjerit Simone Inzaghi kete dimer?…
La Gazzetta dello Sport diten e sotme flet per nje tjeter lojtar nga Serie A qe ka shperthyer gjate ketij…
Marcus Thuram eshte ne qender te merkatos se Interit dhe tashme te gjitha mediat ne Itali po flasin per emrin…
Duke folur per mikrofonat e Sky Sport, Stefano De Grandis, gazetar i njohur italian, ka folur per Boterorin ne Katar dhe…
Me sa duket, Inter ka pasur nje plan te mirefillte per shitjen e Robin Gosens, qe deri me tani ka…
Inter me sa duket eshte vertete shume e interesuar per Marcus Thuram, lojtarin e grumbulluar me Kombetaren e Frances. Ai…