Categories: Ne plan te pare

Spalletti: “Duhet t’i zgjidhim problemet tani. Vecino mund te luaj nga fillimi. Jemi me te ekuilibruar dhe…”

Lufta per nje pozite ne Champions do te vazhdoj neser pasdite ne Bentegodi te Veronas, ku zikalterit do te jene mysafire te Chievos me nje objektiv te vetem: fitoren.

Per kete ndeshje ka folur sot Luciano Spalletti ne konference per shtyp ne Suning Training Centre. Keto jane fjalet e tij.

Prove e bukur me Cagliarin, tani ne transferte ku Interi ka vuajtur. Si ndodh?
“Sot ka nisur nje tren tejter, fillimisht ishte ai i golave dhe tani eshte ai i transfertes. Tani duhet te jemi gati qe te ndryshojme bileten. Dhe destinacionin. I dime numrat tone, avantazhet dhe difektet. Duhet te zgjidhim gjithcka ne moment. Cfaredo problemi qe ka duhet te zgjidhet brenda ndeshjes. Nuk duhet te na marr shume kohe, duhet te jemi gati qe te tregojme kualitetet qe duhen per te qene kampione dhe te arrihen rezultate te rendesishme. Per te bere nje kampionat te madh pervec kualitetit teknik duhet karakter dhe zemer”.

Gagliardini mund te rekuperohet para Lazios? Vecino ka kaluar problemin e tij?
“Gagliardini, per fizikun qe ka dhe per kualitetet e stafit tone mjekesor mund te kthehet edhe me perpara. Por megjithate do te jemi te gatshem, kemi shume lojtare qe mund te veshin ate fanelle dhe te kompletojne skuadren. Kemi te gjitha kartat ne rregull per te luajtur si te barabarte ndaj cdo kundershtari”

Si mund te vendoset mesfusha neser?
“Rafinha eshte mire, edhe Vecino eshte stervitur mire. Dje e kam vene ne gjum dhe ishte shume mire. Mund te luaj nga fillimi. Ka edhe zgjidhje tjera. I ngjan pak ndeshjes se fazes se pare, kur formacioni dukej jo ne ekuiliber ose shume teknik. Por jemi ne rregull”.

Cfare keni me shume ne krahasim me dy ekipet romane?
“Nuk e di, e di qe nuk kemi asgje me pak. Nje pike, ajo po. Kualiteti jone eshte qe jemi Interi. Eshte nje kualitet nga pikepamja jone. Nga pikepamjet e tyre do te jete fakti i te quajturit Roma dhe Lazio”.

Si e prisni ndeshjen e neserme duke menduar edhe per faktin qe pastaj keni Juventusin?
“Kemi luajtur nje ndeshje te mire me Cagliarin por ajo ka perfunduar. Tani do te jete nje tjeter dhe duhet te jemi serish te mire. Mendoj qe ekziston mundesia per te bere nje ndeshje te mire. Duhet te vrapojme me shume, te nderhyjme me shume. Duhet te bejme gjithcka me shume dhe kjo do e kompletoj ate qe na ka munguar kete vit sepse kemi bere mire ne disa momente dhe me pak ne te tjerat. Tani, pertej rezultateve, po arrijme nje ekuiliber paraqitjesh. Kjo eshte zgjidhja per gjithcka. Duhet te japim dicka me shume sic thame me heret, te luajme akoma me me shume zemer”.

Skuadra eshte gati per te kontrolluar Rafinha, Karamoh dhe ndoshta Candreva ne mesfushe?
“Eshte gati per gjithcka. E dime cfare duhet te bejme”.

Jeni i befasur nga ky personalitet i Brozovic edhe jashte fushes?
“Ai ka personalitet, merr rrezikun per te bere ate levizjen qe i jep nje shkendije skuadres. Ne momente tjera nuk ka pasur kete force karakteriale. Jam i bindur qe tani ka gjetur ate ekuiliber dhe mund te na jap akoma me shume ne ndeshjet e fundit. Kontributi i tij per skuadren eshte shume i rendesishem”.

Kete ekuiliber te paraqitjeve mendonit ta arrinit me heret dhe pse nuk ka ndodhur?
“Nuk e di, eshte e qarte qe provat qe behen kane nevoje per pak kohe. Nuk ka qene asnjehere komplet e gabuar ajo qe kemi zgjedhur te bejme. Sipas meje ka shkuar mjaft mire ne pergjithesi. Jemi aty ku donim te ishim nga fillimi, pra te kemi mundesine per te luftuar per Champions deri ne fund dhe jemi aty. Megjithate duhet te jemi ne gjendje qe t’i njohim edhe gabimet tona”.

Keni nje pike me pak se romanet, me mesataren qe kane duhet ta mbyllin kampionatin me 74 pike. Interi ka mundesine ta kaloj kete kuote?
“Behet e veshtire te thuash se sa pike duhen sepse ka gjera qe nuk mund te vleresohen vetem duke folur. Ndeshja me e rendesishme per neve eshte ajo e nesermja dhe do te veprojme keshtu”.

Kunder Cagliarit kane shenuar dy lojtare qe nuk jane sulmues, Cancelo dhe Brozovic. Eshte sinjal qe dicka ka ndryshuar?
“Ishte tani koha. Kur thoja qe ka ekuilibra qe te japin akoma me shume avantazhe nenkuptoja kete. Pra mund te shenojne edhe lojtaret tjere. Ne ndeshje shihet qe arrijme ne zone me shume lojtare, jemi me te ekuilibruar. Kemi nje bllok te mire”.

Pas Inter-Cagliari keni dhene qe fizionomia e skuadres ju kenaq. Ka ndonje ndeshje ku e keni pare me shume?
“Kemi ndeshje per te bere, ajo ndeshje duhet qe te arrij akoma. Dhe do te arrij”.

Shume tifoze ne rrjete sociale jane ne anen tende. Keni pasur nje feeling te tille ne karriere me tifozet? Doni t’u thoni dicka?
“Nuk kam pasuur ndonjehere ndonje problem te madh aty ku kam shkuar si trajner, shkoj te bej punen time dhe te tregoj profesionalizmin qe duhet. Jam i lumtur nese Brozovic eshte ne gjendje te jap pothuajse maksimumin, sepse ka akoma potenciale. Ai eshte objektivi: te japesh ose te vesh te tjeret ne gjendje qe te punojne mire”.

Kapitulli Miranda, nuk dihet akoma e ardhmja e tij. Mund te jete akoma nje kolone e Interit?
“Klubi nuk ka asnje lojtar ne skadence. Kjo do te thote se cili eshte mendimi i klubit per te ndihmuar vet lojtaret. Ai eshte shume i forte, luan per Brazilin. Vet ai tregon se kush eshte. Eshte nje prej me te forteve ne bote. Mund te jete i mire por edhe i ashper dhe me personalitet si ne Bergamo. Drejtori dhe Miranda do te flasin dhe do te vendosin”.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: Konference per shtypspalletti

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago