Categories: Ne plan te pare

Rishikim Chievo-Inter – Valero në vend të Gaglias, Candreva kërkon golin e parë

Roma po arratiset, Interi e Lazio do provojnë që të mos e humbasin hapin. Lufta e këtyre tri skuadrave pritet të vazhdojë deri në fund të kampionatit, deri në përballjen direkte në Olimpiko në mes të Lazios dhe Interit. Dhëmbë për dhëmbë për dy vende që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve: njëra do mbetet jashtë. Sot Icardi me shokë do jenë për vizitë te ChievoVerona, një kundërshtar i cili asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm për të luajtur rolin e kokëturkut, sidomos kur luan në shtëpi. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh që sot do zhvillohet një betejë e vërtetë.

TAKTIKA – Luciano Spalletti ka rigjetur Interin e tij dhe, në fakt, për shkak të pasaktësisë përpara portës ka marrur më pak sesa ka merituar, tani zikaltërit janë edhe më të bukur e më bindës në lojë sesa në pjesën e parë të kampionatit. Tani duhet të mbulohet mungesa e Gagliardinit, i cili u lëndua në fitoren 4-0 kundër Cagliarit: Borja Valero pritet të jetë në krahun e Brozovic, mirëpo edhe Vecino është rikthyer nga lëndimi dhe paraqet një zgjedhje më shumë. Për pjesën tjetër, vetëm një dyshim: Candreva apo Karamoh? Duke e parë llojin e ndeshjes, është shumë e mundshme që ta fillojë ndeshjen si titullar italiani, me francezin në stol që do ishte i gatshëm ta ndihmonte skuadrën në rast nevoje.

KUNDËRSHTARËT – Rolando Maran e di që skuadra kundërshtare është në një moment të shkëlqyer, por megjithatë është i vendosur të fitojë pikë edhe në ndeshjet të vështira si kjo sidomos duke pasur parasysh gjendjen e ndjeshme në klasifikim. Një moment i vështirë për Chievon të cilët ndoshta nuk e prisnin që të luftonin për mbijetesë në këtë pikë të kampionatit. Lajmi i mirë për trajnerin e Chievos është që e gjithë skuadra e tij është e gatshme për lojë, duke përfshirë edhe Gobbin i cili kishte disa probleme të vogla fizike. Pritet konfirmimi i rreshtimit 4-4-2 me Stepinskin në përparësi për ta shoqëruar Inglesen në repartin e sulmit. Alternativa është rreshtimi 5-3-2 me Radovanovic të zhvendosur në qendër të mbrojtjes.

KU TË GODITET – Ndryshe nga faza e parë e kampionatit, Maran ka futur në skuadër fytyra të reja. Mbi të gjitha, qendërmbrojtësin Bani, i cili shpeshherë ka qenë më i preferuar sesa veteranët si Dainelli, Gamberini dhe Cesari. Në çdo rast, thembra e Akilit në mbrojtjen e Chievos mbetet ngadalësia: kur sulmohet në shpejtësi, vija përpara Sorrentinos – qoftë me katër ose më pesë – mbetet pafrymë. Nga ky këndvështrim, për Interin do jetë thelbësore paraqitja e Rafinhas: braziliani, me lëvizjet e tij, ka mundësi të shkrepë në momentin e duhur për Icardin në qendër ose për Perisicin e Candrevan në krahë.

SYTË TEK…– Candreva. Pas dy ndeshjeve në stol kundër Atalantas dhe Cagliarit, ish-lojtari i Lazios është gatshëm që të rimarrë një fanellë të titullarit. Goditja që e morri kundër Torinos tashmë është pjesë e së kaluarës dhe në betejën në Bentegodi përvoja e tij është e nevojshme. Përballë tij, sipas të gjitha mundësive, do jetë njëri ne mes të Jaroszynski dhe Gobbit: fitimi i dueleve do jetë njëri prej çelësve të kësaj ndeshje. Poashtu, Antonio akoma nuk ka shënuar gol në këtë sezon: Spalletti shpreson se ka ardhur momenti për ta thyer këtë “mallkim”.

FORMACIONET E MUNDSHME:

CHIEVOVERONA (4-4-2): Sorrentino; Cacciatore, Bani, Tomovic, Jaroszynski; Castro, Radovanovic, N. Rigoni, Giaccherini; Stepinski, Inglese.
Në stol: Seculin, Dainelli, Gamberini, Cesar, Depaoli, Gobbi, Hetemaj, Bastien, Birsa, Pucciarelli, Pellissier, Meggiorini.
Trajner: Maran.
Të skualifkuar: asnjë.
Jo të gatshëm për lojë: asnjë.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Borja Valero, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Vecino, Karamoh, Eder, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo të gatshëm për lojë: Gagliardini.

GJYQTAR: Valeri.
Asistentët: Marrazzo e Paganessi.
Var: Mazzoleni (Dobosz).
Njeriu i katërt: Pasqua.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Chievointerserie a

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

5 hours ago
  • Uncategorized

Biasin i kthen pergjigje Xavit: “Inter paguan arbitrat? I dashur Xavi, mbase nuk e di, por ketu tek ne…”

Direkt nga faqet e Libero, Fabrizio Biasin ka dashur te flase per ndeshjen Inter-Barcelona dhe ka leshuar edhe nje mesazh…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati dy rikthime te medha ndaj Barcelones ne Camp Nou? “Mesohet se po behet gjithcka per…”

Simone Inzaghi po punon fort per ndeshjen me Sassuolon, qe do te luhet neser, por syte jane nga Barcelona. Nje…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KY ESHTE FORMACIONI ANTI-SASSUOLO: “Inzaghi duket se ka vendosur: do ule ne stol nje si…”

Duket se po vine lajmet e para ne prag te ndeshjes se Interit ndaj Sassuolos qe do te luhet diten…

7 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

12 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

12 hours ago