Categories: Ne plan te pare

Spalletti: “Skuadra eshte e bashkuar. Lojtaret ndjejne perkrahjen e tifozeve, eshte rruga e duhur”

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka folur per mikrofonat e Sky Sport mbreme pas ndeshjes se pare te kampionatit te cilet e fitoj skuadra e tij me rezultat 3-0.

Keto ishin fjalet e teknikut toskan:

“Kisha pare deshiren e skuadres, e gatshme per te degjuar. Kemi fituar me plote merite, edhe pse ka pasur momente ku nuk e kemi mbajtur ritmin e njejte. Pozicioni qendror i lojtareve te krahut krijon veshtiresi markimi sepse mbrojtesi i krahut arrin te shkoj deri ne fund.

Duhet mbajtur ekuilibrin ne anen tjeter por kjo situate te ve ne gjendje te luash me mbrojtjen e kundershtarit jo te rreshtuar. Sot ne futboll duhet te udheheqesh lojen. Gagliardini eshte prej lojtareve qe arrijne t’i bejne mire te dy fazat. Ne pjesen e dyte ndoshta Fiorentina meritoj te shenonte sepse kemi gabuar disa gjera te thjeshta”, tha Spalletti qe pastaj ka vazhduar:

“Duhet te luajme ashtu si ne fillim, te ndertojme nga poshte dhe te shkojme ne gjysmen e kundershtarit, skuadrat si kjo sonte ndonjehere lene hapesira dhe per neve duhet te jete nje avantazh. Sot duhet bere nje analize, mbrojtja ishte mire, skuadra ka qene kompakte dhe e bashkuar, ka pasur shume rekuperime nga Perisic dhe Icardi ishte i mire me topin. Jane detaje te rendesishme sepse kjo eshte rruga e duhur. Te shohesh te gjithe keta tifoze na ka transmetuar shume entuziazem, lojtaret e kane ndjere ne menyre pozitive”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: InterFiorentinaspalleti

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.

Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou. Ai keshtu…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, La Repubblica i cmend te gjithe: “Ja formacioni anti-Barcelona qe po mendon Inzaghi: jo Asllani por…”

Me sa duket, edhe La Repubblica eshte e bindur per formacionin qe pritet te zbrese ne Barcelone nga minuta e…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pak perpara Barcelones, Dzeko jep nje keshille per Lautaron: “Te mos shqetesohet per golin: do vije atehere kur…”

Vetem dy dite perpara ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones, per mediat eshte ndalur te flase Edin Dzeko. Boshnjaku qe…

12 hours ago
  • Uncategorized

Onana apo Handanovic ne Camp Nou? “Ne kete moment Inzaghi duket se i ka zhdukur dyshimet: do te luaje…”

Inzaghi duket se deshiron te besoje prape te Onana per ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Champions League. Portieri…

12 hours ago
  • Uncategorized

Barca, hidhet ne aksion edhe Laporta: “Ne Milano e kemi pesuar keq nga arbitri. Nuk dua te mendoj se…”

Edhe Joan Laporta eshte hedhur ne aksion dhe direkt ka folur per arbitrimin e Slavko Vincic ne ndeshjen Inter-Barcelona. Keto…

12 hours ago
  • Uncategorized

Sabatini zbulon: “Mendoj se dicka e rendesishme ka ndodhur tek Inter: klubi i ka thene Barella se…”

Inter po behet gati per te luajtur me Barcelonen por ne Itali po vazhdohet te flitet ende per fitoren ne…

12 hours ago