Categories: Uncategorized

SPECIALE – Takimi i Icardit me skuadren dje ne Appiano: ja si shkuan gjerat! Kane bere nje pakt deri ne fund te sezonit!

Duket e pabesueshme, por me sa duket fundi i telenoveles Icardi ka ardhur dhe tashme nuk ekziston nje ceshtje Icardi ne brendesi te Interit. 

Pa shume fjale, por me shume fakte. Ne fund te fundit ishte pikerisht ajo qe kerkonte Interi nepermjet drejtuesve te saj dhe kete gje ja kishin bere me dije personazheve.

Mauro Icardi eshte rikthyer keshtu te stervitet me shoket ne grup qe ne fillim te javes dhe dje ka pasur stervitjen e pare me te gjithe grupin e plote ne Appiano Gentile.

Por dje pritej qe te ndodhte edhe takimi i shumepritur i tij me skuadren dhe te perballej me ta per te qartesuar gjithcka.

Ja cfare ka shkruar Gazzetta dello Sport per kete ceshtje e cila ka tentuar te zbuloje ate qe ka ndodhur dje ne qendren stervitore zikalter:

“Ky moment ishte i detyrueshem dhe ka ndodhur ne menyre te qete, pothuajse si nje ritual qe kishte kohe qe ndodhte. Ne daten 13 shkurt, Mauro Icardi ju hoqen gradat e kapitenit te cilat ju dhane Samir Handanovic.”

“Cdo gje me pas rrodhi shume keq por dje duket se gjerat u kthyen te qeta perseri. Ka pasur disa veshtrime si per te nenkuptuar “mire se erdhe”, disa shkembime batutash me disa lojtare te tjere dhe normalisht qe dje eshte tentuar ne menyre perfundimtare qe te lihen pas mosmarreveshjet personale per te miren e Interit.”

“Diskutimi ka qene i gjate, por ka dale ne pah objektivi i kolektivit qe deshira te gjitheve: eshte bere nje tip pakti Champions per ti dhene te gjitheve pergjegjesite qe i takojne.”

“Ky pakt per Icardin do te thote se duhet te rikthehet te beje ate qe ka ditur te beje shume mire vitet e kaluara: golat.”

“Per skuadren do te thote se nga tani e deri ne fund te sezonit duhet te evitoje ato blackout-et qe kane ndodhur shpesh kete sezon dhe qe per pak e kane bere te dale jashte zones Champions.”

“Nderkohe per Spallettin ky pakt do te thote se pertej kontrates, ai e di mire se e ardhmja e tij varet nga arritja e objektivave te vendosur ne fillim te sezonit me klubin.”

Keshtu, ne Appiano ne kete moment ka nje qetesi qe mbizoteron dhe madje ka edhe shkrepje qe tregojne ish-kapitenin te lumtur ne stervitje duke bere shaka e duke qeshur pak me te gjithe.

“Edhe ndalesa per shkak demtimi e Lautaro Martinez – qe duhet te mobilizohet me shume tani – eshte nje shans i ri per Icardin: kunder Lazios (kundershtar ndaj te cilit ka fituar kualifikimin e par historik ne Champions vitin e kaluar dhe qe ka gezuar gjithmone ndaj tyre) do te kthehet mes te grumbulluarve dhe do te akomodohet me siguri ne pankine.”

“Pastaj vetem Meazza do te vendose se si do ta prese ne fushen e lojes. Ai e di qe duhet te rifitoje zemrat e tifozeve. Spalletti ka detyren qe te menaxhoje situaten nga tani deri ne fund te sezonit.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta eshte totalisht e bindur: “Inter po tenton nje marreveshje kolosale ne kete merkato: gjithcka per…”

Diten e sotme do te luaje Franca ne Katar 2022, edhe pse tashme nje bilete per ne raundin tjeter ata…

1 hour ago
  • Uncategorized

Marco Barzaghi i habit te gjithe: “Kujdes me Onana: po flitet per nje oferte te papritur te Barcelones. Ata jane gati te ofrojne plot…”

Ne oret e fundit Andre Onana ka bere te flitet shume me faktin se ai eshte perjashtuar nga grumbullimi me…

4 hours ago
  • Uncategorized

Termet tek Juventusi, gazetari i Sky Sport zbulon: “Marotta e kishte parashikuar gjithcka: i kishte thene Agnellit se…”

Me sa duket ajo qe ka ndodhur dje te Juventus i ka lene te gjithe te habitur, por sipas gazetarit…

19 hours ago
  • Uncategorized

Didier Drogba shume i ashper: “Duhet ta pranoni qe keni gabuar rende me Lukaku: po e shihni vete se ai…”

Edhe pse ndaj Marokut nuk pati ndonje impakt te dukshem, per Didier Drogba, Romelu Lukaku eshte nje lojtar i pazevendesueshem…

20 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, Scaloni fut ne valle ne menyre te papritur edhe Correa? “Duhet ta pranojme se perjashtimi i tij…”

"E kemi mbyllur ndeshjen me Meksiken me nje mbrojtje me pese lojtare, por e kemi nisur ndeshjen ashtu si kemi…

21 hours ago
  • Uncategorized

CM i habit te gjithe: “Kessie-Inter, po ndodh e papritura? Nga Barcelona behet me dije se jane gati te…”

Franck Yannick Kessie, ish-mesfushori i Milanit nuk po gjen hapsirat e deshiruara dhe ato qe mendonte te Barcelona. Prandaj, ai…

21 hours ago