Eshte nje nga lojtaret me ne qender te thashethemeve ne te gjithe boten dhe luan pikerisht tek Milani.
Kjo edhe per shkak te rendimentit te tij ne fushen e lojes, sepse per nga numrat, eshte nje nga me te miret ne Serie A tani per tani.
Por edhe per sa i perket merkatos, ai duke qene se eshte ne skadence kontrate me Milanin, eshte ne mes te nje tratative te veshtire rinovimi qe duket e ndalur totalisht.
Hakan Calhanoglu, eshte nje nga emrat qe flitet me se shumti ne kete moment. Ai ka kerkuar 6 milione euro ne sezon per te rinovuar.
Milani nuk deshiron te shkoje me shume se 3 milione euro rroge per te, vetem 500 mije euro me shume nga sa ai merr ne kete moment.
Por sipas Sport Mediaset, gjate ketij pushimi kombetaresh, ndermjet paleve ka pasur nje afrim te rendesishem.
Per kete arsye, qendrim i tij ne Milanello duket nje hipoteze shume konkrete. Per te nderkohe kane levizur skuadra si Atletico Madrid dhe Manchester United.
Por po mendon edhe Juventusi, qe kerkon kualitet ne mesfushe, si dhe Interi, qe ka me shume se sa nje mendim te thjeshte per te.
Antonio Conte, sipas asaj qe tregon Sport Mediaset, do e shkembente koke me koke me Eriksen me deshiren me te madhe.
Kjo eshte ideja e fundit e tij, me lojtarin danez qe nuk ka shperthyer ne asnje moment te zikalterit.
Te gjithe klubet qe kane bere perpara per te deri me tani, jane gati qe te kenaqin ekonomikisht lojtarin, por me pakt qe ai te largohet me parameter zero ne fund te sezonit.
Prandaj, nuk perjashtohet qe ne kete pike, Milani te beje nje hap perpara me turkun, qe te mos humbase edhe rreth 20 milione euro ne rast largimi me parameter 0 ne qershor.
Por ku i dihet, kush nuk do ta pelqente nje ide te shkembimit Eriksen-Calhanoglu, nje ide qe vjen nga Conte, edhe pse duket e veshtire se Marotta ta beje nje operacion te tille, pavarsisht deshires se tranjerit, kushdo qofte ai.
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…