Categories: Uncategorized

Stramaccioni i kunderpergjigjet Cassanos: “Njeri fallco. Ja cfare ndodhi ne te vertete tek Interi…”

“Rralle ne jeten time me ka ndodhur qe te zihem me duar me dike, por me te ishte e drejte qe te zihesha me grushta.”

Pas ketyre fjaleve teper te renda te Antonio Cassanos ne oret e kaluara kundrejt Andrea Stramaccionit, ai i eshte pergjigjur ne mikrofonat e Gazzetta dello Sport.

Ja cfare ka thene ai:

“Cassano eshte nje njeri fallco. E mendoja atehere por fjalet e tij sot konfirmojne ate qe mendoja per te ne ate kohe. I thashe qe nuk vlente asgje, zero si njeri.”

“Historia eshte shume e thjeshte. Ate dite kishte shume njerez prezent. Nuk kam folur kurre realisht se cfare ndodhi ate dite. U perballa me Cassanon pasi me tha dikush qe ai kishte bere dicka. Ishte e disata here qe e bente, dhe ai person tek Interi me tha qe per te miren e skuadres, ishte mire ta dija perpara ndeshjes me Catanian dhe me Tottenham. Keshtu e mora vesh qe Cassano ne Pinetina kishte mbajtur nje takim se sa i mire ishte Mazzarri dhe sa mire do te ishte po te vinte ai ne vendin tim. Cassano ishte i bindur qe ne fund te sezonit une nuk do te qendroja dhe ishte i bindur se ishte ne planet e Mazzarrit, por ishte pikerisht ai qe e quajti te pavlefshem dhe e largoi nga Interi…”

Nderkohe, mberritem ne fillim te marsit 2013, diten e sherrit me duar qe Stramaccioni e kujton keshtu:

“Diten me pas e prita ne fund te stervitjes per te folur vetem per vetem me te, por ai nxitoi te largohej nga fusha i pari, e keshtu une e therrita nga pas dhe u perballa verbalisht me te. Ai mohoi gjithcka, si njeri fallco qe eshte, dhe une i thash qe nuk vlente asgje si njeri dhe se nuk ishte mirenjohje, duke pare se isha une ai qe e doja me ngulm tek Interi. Me pas gjithcka degjeneroi. Por gjithesesi nuk patem ndonje demtim fizik, ai e di shume mire qe nuk me preku. I ulerita ne fytyre dhe e pyeta si mund te thoshte ashtu kur pas cdo goli me vinte e me perqafonte dhe diten tjeter u bera tranjeri me i keq ne bote per te. Une nuk jam nje fenomen tranjer por as me i keqi ne bote. Per kete histori kam refuzuar te flas me njeri gjithmone. Edhe me presidentin Moratti madje skam folur per respekt te dhomes se zhveshjes. Ne dhomat e zhveshjes ndodhin shume gjera dhe sipas meje duhet te mbeten aty. Edhe ata pak lojtare qe kane qene prezent kane vendosur keshtu. Sot, me kaq shume distance, Cassano ka zgjedhur te sulmoje njeriun qe eshte me pak i fuqishem mediatikisht nga te gjithe ata qe ka pasur ne karrieren e tij. Por duke bere kete gje ka vertetuar pikerisht ate qe kam menduar per ate ne ate moment.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Marcelo Brozovic, cfare fjalesh nga Gazzetta: “Nuk thuhet shpesh per lojtaret, por Marcelo Brozovic eshte…”

Pas nje nisje teper te veshtire ne ndeshjen ndaj Kanadase dje, Kroacia ja ka dale te marre nje fitore te…

3 hours ago
  • Uncategorized

Marco Barzaghi i habit te gjithe: “Kujdes me Onana: po flitet per nje oferte te papritur te Barceloens. Ata jane gati te ofrojne plot…”

Ne oret e fundit Andre Onana ka bere te flitet shume me faktin se ai eshte perjashtuar nga grumbullimi me…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ne janar ndryshojne te gjithe skenaret e merkatos? “Lajmi i madh ka te beje vetem me… Dumfries”.

Ne janar programet e Interit mund te ndryshojne ne menyre radikale per sa i perket merkatos ne hyrje dhe ne…

3 hours ago
  • Uncategorized

Presidenti i FIFA, Infantino: “Me ka bere shume here te qaj si interist qe jam, por ate njeri e kujtoj gjithmone me dashuri”.

Diego Armando Maradona duhet te kete gjithmone nje dite feste ne cdo Kupe Bote qe do te luhet ne te…

3 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta, cfare po thua? “Romelu Lukaku u rikthye, por a e pate Belgjiken? Duket sikur Romelu nuk…”

Diten e djeshme Romelu Lukaku eshte rikthyer me ne fund ne fushen e lojes dhe ka luajtur minutat e para…

3 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Zbulohet arsyeja e perjashtimit te Andre Onana nga Kombetarja: “Gjithcka ndodhi pas nje…”

Lajmi se Andre Onana eshte perjashtuar nga Kombetarja e Kamerunit vetem pak minuta perpara ndeshjes Kamerun-Serbi i ka habitur te…

3 hours ago