Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Super Palacio, por surprizat jane Jonathan dhe Alvarez

Ne Interin e shkelqyer qe fluturon ne Catania, me i miri ne fushe, sipas Gazzetta dello Sport, eshte Palacio (7,5). Roli i tij kryesor eshte si nje sulmues i dyte, por edhe si i pare nuk e humbet aspak kualitetin. Goli i 1-0 eshte prej nje sulmuesi te vertete: Rodrigo gjendet i gatshem ne krosin e Jonathan. Asist per Nagatomon ne golin e dyte eshte per manual futbolli. Per pjesen tjeter mbulon mire sulmin, ashtu sic i ka thene Mazzarri. Eshte vetem java e dyte, por Rodrigol eshte ne nje forme super. Por nese argjentinasi eshte nje siguri, transferta e Catanias i jep Mazzarrit dy lojtare qe duken te rilindur: Jonathan dhe Alvarez. I pari (nota 7) duket nje njeri tjeter. Kontrollon krahun, kroson, driblon. Ne pjesen e pare provon edhe te shenoje, ndersa aksioni qe shpie ne golin e Palacios eshte nje kryeveper. Ne pjesen e dyte, pervec se nuk humb rastin per te sulmuar, kujdeset shume edhe per fazen mbrojtese dhe mbyll ndeshjen duke u rritur: i shkelqyer.

Aspekti tjeter pozitiv eshte Alvarez. Fillon si sulmues i dyte, dhe ne pjesen e dyte pozicionohet ne krah. Sulmon, mbron dhe shenon nje super-gol. Shume mire. Per pjesen tjeter, prova e disate madheshtore e Campagnaro (nota 7). I paster dhe i sigurte, i jep siguri gjithe mbrojtjes. I vetmi aspekt negativ mund te quhet Kovacic (nota 5), por nuk ka asgje per t’u shqetesuar. Mungesa e pregatitjes po ndjehet pak. Nuk eshte ne diten e tij dhe duket, humbet shume topa. Merr dhe nje goditje dhe ndeshja e tij perfundon. Duhet pak durim dhe gjithashtu shume pune.

Nota 7 edhe per Nagatomo, ndersa Handanovic, Ranocchia dhe Juan Jesus marrin 6,5. Note mjaftueshmerie (6) per Guarin, Cambiasso, Taider dhe Belfodil.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: palacio

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA UK – “Inter hidhet ne sulm total per lojtarin e Fulham? Pothuajse ishte i Milanit, por ne vere…”

Ka nje emer te ri per krahun e majte te Interit dhe kesaj radhe eshte The Sun ne United Kingdom…

17 hours ago
  • Uncategorized

De Vrij, cfare po ben? “Per te rinovuar, hollandezi i ka kerkuar Interit qe te marre nje…”

Po De Vrij, cfare do te beje ne sezonin e ardhshem? Do te qendroje dhe do te rinovoje? Apo do…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, atehere kur nuk pritej gati te perfitohen 10 milione euro nga nje shitje? “Asnje minute me Interin, por…”

Inter po ben shume levizje ne merkato, edhe pse kjo e fundit nuk ka filluar zyrtarisht ne Serie A dhe…

17 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, tranjeri Scaloni ‘ngel ne klase’ Lautaron: “Ja pse e zevendesova. Me Alvarez mund te…”

Ka qene nje ndeshje e dobet per cilesite e Lautaro Martinez ajo e luajtur diten e djeshme ndaj Meksikes ne…

19 hours ago
  • Uncategorized

Diego Forlan nuk harron Interin dhe kujton: “Edhe pse pak muaj, kohen tek Inter e kujtoj sikur…”

Te gjithe e mbajne mend transferimin e Diego Forlan tek Inter ne sezonin 2011-2012, sepse ai erdhi ne Milano per…

19 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, note e tmerrshme per Lautaron nga Tuttosport pas ndeshjes me Meksiken: “Meriton vetem…”

Argjentina ka fituar diten e djeshjme nje ndeshje teper te rendesishme per rrugetimin e saj ne Katar 2022. Ka qene…

19 hours ago