Categories: Ne plan te pare

Taider: “Mazzarri me kerkonte prej dy vjetesh. Man Utd? Tashme jam tek Interi dhe…”

Mbas prezantimit te djeshem ne Appiano Gentile, Saphir Taider, mesfushori i ri i Interit ka leshuar nje interviste te gjate ne mikrofonat e gazetes sportive algjeriane Le Buteur, ku flet per skuadren e re, por edhe per kombetaren algjeriane dhe per objektivat personale.

Saphir, karriera jote futbollistike po njeh rritje ne keto jave: zgjedhja e kombetares algjeriane, tashme lojtar i Interit. Si e keni menaxhuar kete sukses ne rritje?
“Une nuk do ta quaja sukses. Sigurisht, eshte e vertete qe cdo gje po me shkon mire kohet e fundit: jam i lumtur per transferimin tim te Interi, por nuk e konsideroj si nje qellim me vete. Per me teper, e konsideroj si nje frut te nje pune te gjate. Jam nje person qe me pelqen te shkoj ne limitet e mia. Se jam ketu, nuk eshte vetem prestigji i klubit, por edhe per te luajtur dhe per tu rritur, akoma me shume per te fituar tituj. Kam deshire te rritem akoma me shume”.

Eshte folur se ka pasur interesim te Manchester United per ju. Ka pasur ndonjehere oferte konkrete?
“Jo absolutisht. Mendoj se nuk ka pasur asnje oferte. Dhe ne cdo rast nuk kam qene ne dijeni. Pastaj, dihet shume mire, se sa spekulojne gazetat. Por po e perseris edhe njehere, nuk ka pasur asnje oferte te asnje tipi”.

Cila ka qene tema e bisedes me Mazzarrin, kur keni ardhur tek Interi?
“Bashkebisedimi me te ishte shume motivues. Ju e dini qe ai me njeh mire: me ka thene qe me kerkonte qe prej dy vitesh, dhe se me donte ne skuadren e tij”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: taider

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago