Categories: Ne plan te pare

TE DEMTUARIT – Skriniar duket i rekuperuar, por nuk ka lajme te mira nga Radja: ja gjendja e tij

Dje Interi e nisi me nje humbje kampionatin e saj duke ulur pak entuziazmin e tifozeve pas nje vere shume te mire (sidomos nga ana e merkatos).

Zikalterit u hodhen ne tapet nga nje Sassuolo teper e forte (ose qe e beri Interi te dukej keshtu te pakte) e cila arriti te dilte me tre piket nga fusha pas nje penalltie te shnderruar ne gol nga Berardi.

E keshtu Interi e nis me nje handikap ne tabele kete kampionat duke mos arritur te dale dot me pike nga Reggio Emilia.

Por kohe per tu merzitur dhe te mbajtur koken pas nuk ka sepse jemi vetem ne fillim te Serie A: menjehere ne San Siro do e kete radhen Torino vetem pak dite me pas.

Perseri, ndeshja e dyte e Serie A per zikatlerit do te luhet ne oren 20:45 por kesaj radhe Interi do te luaje ne shtepi, ne Meazza.

Sot pas nisjes se gabuar te kampionatit dje, Interi ka rifilluar pergatitjet ne Suning Training Centre ne Appiano Gentile.

E sipas asaj qe thote Sky Sport, Milan Skriniar eshte stervitur ne cdo moment me skuadren dhe prezenca e tij ne fushe ndaj Torinos eshte shume e sigurt.

Sllovaku duket totalisht i rekuperuar dhe ka qene i gatshem te luante edhe dje por kete gje e ka ndaluar stafi mjekesor i Interit te cilet nuk kane dashur te rrezikojne qe ne ndeshjen e pare te Serie A.

Por nuk ka lajme te mira blerja me e bujshme e veres: Radja Nainggolan.

Belgu edhe sot ne Appiano ka vazhduar te stervitet i diferencuar dhe nuk eshte pare ne ndonje moment te stervitet me grupin.

Sipas asaj qe bejne me dije burime afer Interit, ai pritet qe te bashkohet me skuadren te merkuren, por ende nuk dihet me siguri sepse po priten te reja nga ndjesite e para te lojtarit kur te filloje stervitjen me grup.

Por fakti qe ai vazhdon te stervitet i vecuar edhe sot, nuk eshte nje sinjal i mire per ndeshjen ndaj Torinos.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, gazetari i njohur italian i paralajmeron te gjithe: “Kam dyshime te forta se ka marre fund alternimi i Onana dhe Handanovic”.

Diten e sotme, per mediat dhe ne vecanti per Sky Sport, ka folur gazetari i njohur Paolo Condo, i cili…

10 mins ago
  • Uncategorized

Inter, kercenime shume te renda nga tifozet e Barcelones per te fejuaren e Bastonit: “Kane arritur deri aty sa…”

Ne ambientin katalanas ka shume shqetesim per humbjen e ndodhur ne San Siro, por ka edhe nga ata qe nuk…

15 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta paralajmeron: “Barcelona po perdor nje strategji te ‘piset’ per ndeshjen e kthimit: duan te bejne…”

Inter duhet te niset per ne Spanje me helmeten e vene dhe duhet te behet gati per nje ndeshje shume…

19 mins ago
  • Uncategorized

Marco Barzaghi zbulon gjithcka: “Ja motivi i vertete se pse Dybala nuk ka ardhur tek Inter”.

Marco Barzaghi, gazetari i njohur italian, nepermjet nje video ne kanalin e tij ne YouTube ka folur perseri per merkaton…

27 mins ago
  • Uncategorized

Inter, shume shpejt takimi me Skriniar por del ne pah nje prapaskene: “Klubi ka bere nje gjest te madh duke…”

Ashtu si eshte lajmeruar edhe diten e djeshme, shume shpejt, me sakte javen e ardhshme, do te fillojne edhe diskutimet…

30 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon prapaskenat: “Ka nje liste me lojtare qe kane ndihmuar me shume Inzaghin: ben pjese edhe…”

Me sa duket, dhoma e zhveshjes se Interit e ka ndihmuar shume tranjerin zikalter duke bere nje ndeshje te mrekullueshme…

2 hours ago