Categories: Uncategorized

TMW zbulon gjithcka: “Ja pse deshtoi shkembimi Cancelo-Bastoni ne merkaton e dimrit.”

Interi me siguri do te pesoje nje revolucion ne shume reparte te saj ne sezonin e ri. 

Sulmi dhe mesfusha pritet te preken ndjeshem me repartin e vetem, mbrojtjen, qe nuk do te kete ndryshime te rendesishme.

Ose me sakte, do te kete vetem prekje te vogla por ashtu si kemi raportuar edhe me pare: De Vrij, Skriniar dhe Bastoni nuk do te preken.

Ky i fundit duket se ka qene nje ceshtje e nxehte merkatoje ne janarin qe kemi lene pas edhe pse askush nuk e dinte per kete oferte.

Ai e ka nisur sezonin si mbrojtesi i peste ne skuader madje edhe pas Ranocchias, por ka arritur ti rrembeje vendin e titullarit edhe nje veterani si Godin.

Por le te rikthehemi tek lajmi qe ka habitur jo pak lexuesit dite me pare dhe qe eshte dhene nga Gazzetta dello Sport.

Me sa duket, ne janar Interi ka refuzuar nje shkembim nga Manchester City, Cancelo-Bastoni:  “Ne moshen 21 vjecare, ai ka 17 ndeshje te luajtura ne Serie A me Interin dhe 1 gol. Por jo vetem kaq: ja ka kaluar edhe Diego Godin ne postin e titullarit.”

“Ai eshte i blinduar tek Interi deri ne 2023 me nje kontrate por me sa duket ne vere, Manchester City i Pep Guardioles ka bere nje tentative reale dhe teper te rendesishme.”

“Interi ka marre nje oferte teper tunduese: kartonin e Joao Cancelo per kartonin e Alessandro Bastoni por nuk ka pasur asnjehere dyshime per pergjigjen.”

“Edhe pse oferta ka qene e rendesishme dhe Interi ka pasur shume nevoje per nje si Cancelo, Marotta dhe drejtuesit e tjere nuk jane menduar dy here per ta refuzuar kete oferte.”

“Alessandro ne ate kohe sa kishte zhvilluar paraqitjet e tij te para dhe koha i dha te drejte Interit: ai sot vlen me shume se 40 milione euro dhe ka nje te ardhme te ndritur perpara. Pikerisht ky besim ka qene arsyeja kryesore qe Interi vendosi te mos e pranoje kete shkembim.”

Po levizja e radhes kush do te jete? Tani te gjithe tek Interi presin shitjen e Godin dhe me pas do te mendohet se kush do e zevendesoje ate.

Ne kete moment opsionet si gjithmone jane dy: Marash Kumbulla nga Verona. Shqiptari deri me tani ka shkelqyer me skuadren veroneze dhe ka terhequr vemendjen e gjysmes se klubeve Italiane.

Ndersa emri i dyte eshte ai i Jan Vertonghen i Tottenham Hotspurs. Belgu ka vetem pak muaj kontrate, mund te luaje pa problem ne nje mbrojtje me tre dhe ka mardhenie shume te mira me Lukaku.

Por pertej gjithckaje, lajmi me i rendesishem eshte besimi i madh qe Interi ka treguar tek nje talent si Bastoni ne janar. Nje besim totalisht i shperblyer nga Italiani i ri.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Chelsea gati nje super oferte per Dumfries ne janar? “Shifra qe do te ofrohet eshte plot…”

Jane shume lojtaret e Interit qe kane merkato, mbi te gjitha jashte Italise, dhe njeri prej tyre pritet te kaloje…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, kemi emrin e pare per goditjen me parameter zero ne vere? “Marotta ka filluar levizjet: vjen qe ne janar?”

Nder shume emrat qe Inter ka ne liste per krahun e majte per post-Gosens, ne rast largimi te gjermanit, eshte…

2 days ago
  • Uncategorized

Tranjeri i Belgjikes jep lajmin e madh per Romelu Lukaku? “Sipas asaj qe kam marre vesh, ai mund te…”

Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes, duket se ka perdorur te gjithe optimizmin e tij per te folur per Romelu Lukaku…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, pasardhesi i Gosens e ka tashme nje emer? “Klubi i tij eshte gati ta sakrifikoje qe ne janar”.

Mungesa e grumbullimit ne Boteror me siguri ka qene nje goditje shume e rende per Robin Gosens. Ai eshte lene…

2 days ago
  • Uncategorized

Atalanta-Inter, Inzaghi vendos gjithcka? “Ai ka gati dy ndryshime nga minuta e pare: ne loje edhe…”

Pasi eshte arkivuar fitorja 6-1 ndaj Bolognes, Inter i Simone Inzaghit eshte ne pune direkt per te pergatitur ndeshjen e…

2 days ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Serie A, publikohen datat dhe oraret nga java e 22 deri te e 29: “Inter-Juventus do te luhet ne…”

Liga e Futbollit ne Itali ka prezantuar diten e sotme ne menyre zyrtare oraret dhe datat e ndeshjev te Serie…

2 days ago