Categories: Uncategorized

Top & Flop te Roma-Inter (0-0)

Situata ishte shume pak e rehatshme. Inter shkon te luaje ne Olimpico kunder nje Roma, e dyta ne klasifikim, dhe qe nga 8 ndeshje nuk le pike per kundershtaret brenda mureve te saj. Ne fund eshte nje barazim qe nuk kenaq askend, por rezultati 0-0 ne nje fushe kaq te veshtire nuk eshte i lehte dhe arkivohet si rezultat i mire.

TOP

 Rolando – Me i miri ne fushe. Portugezi behet gjithmone e me shume nje gjigand dhe bashke me Samuel dhe Juan, Inter-i prapa, duket se ka gjetur me ne fund qetesine e shumepritur. I fik dritat Ljajic dhe nuk vuan asnjehere shpejtesine e Gervinho. Duhet permendur shpetimi qe i ben portes me afrikanin qe ishte gati te shenonte brenda zones se vogel.

Cambiasso
 – Cuchu eshte kthyher dhe Inter-i ngre murin ne mesfushe. Ndeshja eshte nga ato per tu vene ne kornize, ben punen e piste ne mesfushe, vendoset para mbrojtjes qe te mbroje qendroret dhe e nis skuadren para me nje regji shume te qarte.

Handanovic
 – Me ne fund nje ndeshje si nje top player. Ne nje mbremje te paqendrueshme, me shume pak raste per shenim, del me klas dhe reflekse superheroi, pret gjuajtjen e Pjanic duke ruajtur rezultatin.

FLOP

 

Mauro Bergonzi – Arbitrimi eshte nje deshtim total dhe nuk kenaq asnje. Ne min 16 Benatia e mban dukshem pas fanelle Icardi-n, duhet te ishte penallti dhe karton i kuq per mbrojtesin per arsye se ishte nje rast i paster per gol. Ne rastin e golit te anulluar te Romes, Naingolan e pason qellimisht me dore topin per tek Destro – ne pozicion jashte loje – ku eshte kartoni i verdhe per belgun? E verdhe qe mund te vije kur Radja ne min 36 rrezon Rolando-n, asgje. Ne fund te pjeses se pare De Rossi i jep nje grusht ne fytyre Icardi-t, penallti dhe karton i kuq. Ne pjesen e dyte Samuel pengohet mbi Destron, do duhet te kishte penallti per dem te sjelle nga mbrojtesi. Ne fund te gares Juan godet Romagnoli-n ne ije dhe verdhekuqi shtrihet ne toke, replay nuk i qarteson gjerat, por veprimi i shemtuar eshte.

 

Gazetaret sportive italiane – jam i tronditur, nga thjeshtersia me te cilen tentojne te uniformizojne episodet te ndodhura ne nje ndeshje. Per mendimin tim nje penallti ne favor te Inter-it ne minuten e 16 – me nje rast te paster per gol – nuk eshte e krahasueshme me nje kontakt te mundshem ne zone ne pjesen e dyte. Sic nuk mund te krahasohet nje grusht i vullnetshem ne fytyre, me nje ne ije ne rremuje. Keto gjera i bejne tifozet, jo profesionistet.

De Rossi – Kapiteni i Romes dukej si i cekuilibruar. Godet si kovac, po kjo eshte normale. Godet si frikacaket ne zone, dy here nga prapa Icardi-n, ne fillim nje shpulle ne qafe dhe pastaj me nje grusht te forte ne fytyre. Pastaj ne fund te ndeshjes ben te moralshmin duke dale nga fusha, duke thirrur “vergogna, vergogna” (turp, turp) ne fytyre arbitrave dhe asistenteve. Shpresojme qe “capitan futuro” (kapiten i ardhshem), qe me shume mundesi nga Totti ka marre pervec aftesite e liderit dhe sjelljen jokorrekte ne fushe. Shpresojme qe te kete pare imazhet e pasndeshjes. Turp Daniele, turp.

Pas nje ndeshje te mire, mbetet e hidhura ne goje per faktin qe nuk ditem te mbyllnim ndeshjen. Vendi i penalltive ne favor mbetet akoma bosh; bashke me Inter-in jane vetem 4 skuadrat qe akoma nuk kane marre asnje penallti ne 5 kampionatet kryesore europiane. Vendi i  trete duket tani me shume se nje objektiv, nje enderr, por ndonjehere endrrat realizohen.

Redi Asabella

Share
Published by
Redi Asabella

Recent Posts

  • Uncategorized

ZYRTARE – Dy lojtare te Interit perfshihen ne TOP 11 e vitit 2020: “Ja pse: njeri prej tyre eshte…”

Me sa duket, OPTA ka perfshire edhe dy lojtare te Interit ne TOP 11 e Serie A per vitin diellor…

2 hours ago
  • Uncategorized

SPECIALE – Renia e pabesueshme e Zhang Jindong: “Nga njeriu i 15 me i pasur ne Kine, sot ndodhet ne vendin e…”

Me sa duket, kriza qe ka kapur Suning gjate periudhes e pandemise ka ulur ndjeshem edhe pasurine e familjes Zhang.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Nuk ju kuptoj: Inter dhe Juventus jane jashte luftes Scudetto dhe ju them qe…”

Per Bobo TV, ne Twitch, ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, ka folur edhe per momentin e Interit dhe te Juventusit.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati goditja e pare per merkaton e Interit? “Ja shifrat: do te vije nga Spanja ne huazim”.

Merkato do te hapet zyrtarisht ne daten 02 janar, por Inter eshte ne pune per te tentuar qe te perforcoje…

2 hours ago
  • Uncategorized

Cassano i cmendur pas Dzeko: “Kampion i madh, Giroud ska asnje lidhje me te. Ai eshte nje…”

Antonio Cassano, ish-sulmues i Interit, gjate Bobo TV diten e djeshme ne Twitch, ka komentuar skuadren e Inzaghit pas fitores…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani: “Kam folur me shoket tek Inter per Shqiperine. Pak minuta te luajtura? Kam folur me…”

Nuk eshte aspak nje mister: Kristjan Asllani, me Shqiperine e tij, do te luaje nje ndeshje zemre ndaj Italise, vendi…

8 hours ago