Categories: Uncategorized

Topi i Arte Zikalter | Sassuolo – Inter 0-7

Mirsevini tek rubrika e perjavshme ‘Topi i Arte zikalter’ ku cdo jave perzgjedhim 3 lojtaret me te mire te ndeshjes, dhe i vlersojme ata me pike. 5 pike per vendin e pare, 3 pike per vendin e dyte dhe 1 pike per vendin e trete, e keto pike ne fund mblidhen per te nxjerre klasifikimin e pergjithshem.

Kete jave ndryshe nga tre javet e tjera, keni qene pikerisht ju ata qe keni zgjedhur 3 lojtaret me te mire ne ndeshjen e djeshme (Klikoni ketu per te pare rezultatet e votimeve: Topi i Arte zikalter – Sondazhi )

Ta fillojme nga vendi i pare: 

Alvarez 5 pike – Tashme u be nje retorike me vete ky vlersim me pese pike i Alvarez i cili ka mare kryesimin dhe nuk po e leshon me. Pervecse eshte tmerresisht efikas, tashme eshte bere nje lojtar shume terheqes ne vetvete. Nje loje e nivelit te larte nga ana e tij, drejton gjysmen e kundersulmeve zikalter, jep asist te paparashikueshme, mundohet te mbaje gezimin e golit (e lehte, e lehte) dhe ben ski ne mbrojtjen e Sassuolos perpara se ti dhuroje Militos gezimin e kthimit tek goli. Gjigand.

Milito 3 pike – Mirsevjen Princ pas 224 ditesh ne fushat e lojes. Dhe u rikthye pikerisht ashtu sic i ka hije: Me 2 gola ne 25 minuta. Keto dy gola e sjellin ate ne eliten e sulmuesve te klasit te larte. Na kishte munguar Princi i Milanos, por mos u gezoni kaq shume qe tani, ky eshte vetem fillimi…

Taider 1 pike –  Me grinten e tij dhe vrapin e palodhshem ka arritur te fitoje zemrat e tifozeve zikalter. Por jo vetem kaq, sepse ka fituar edhe nje vend titullari me djerse, dhe e ka plotesisht te merituar, e Mazzarri e ka vene re kete gje me mire e me shume se te gjithe. Kush e di se cfare mendojne ata qe e kane kritikuar kete blerje kur Interi hodhi 5 milione € per bashkepronesine e tij me Bologna-n. Ka arritur te futet ne mekanizmat e Mazzarrit duke u bere i nevojshem dhe i paprekshem. Shume kualitet, vete sakrifikohet dhe nje gol e gjysem per te.

Ky eshte dhe klasifikimi i Topit te Arte zikalter pas kater javeve te para te Serie A:

1) Alvarez 18 pike

2) Jonathan 6 pike.

3) Campagnaro 6 pike

4) Milito 3 pike

5) Palacio 1 pike

6) Icardi 1 pike

7) Taider 1 pike.

Alvarez kryeson i vetem, dhe po vazhdoj keshtu zor se do ja mare njeri vendin e pare…

 

 

 

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: Topi i Arte zikalter

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

6 mins ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

1 hour ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

15 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

15 hours ago