Categories: Ne plan te pare

Tottenham-Inter: tifozet e Interit shume te nevrikosur me klubin zikalter, biletat e ndeshjes…

Vrapimi per nje bilete per Tottenham-Inter ka zgjatur vetem disa sekonda: shume tifoze zikalter kane mbetur jashte dhe nuk kane arritur te sigurojne nje bilete per transferten londineze te 28 nentorit. 

Klubi madje kishte nxjere edhe nje palete me hotel, bilete + udhetim, por kjo ka qene e para qe ka mbaruar.

Gjithcka me lart ka ndodhur sepse faqja zyrtare e Interit ne internet vetem pak minuta pasi hapi shitjen e biletave per kete ndeshje online – e rezervuar mbi te gjitha per anetaret e klubit dhe te abonuarit – per sektorin e miqve ne Wembley nxori nje tabele “gjithcka e shitur”.

Nje tjeter SOLD OUT me pak fjale per tifozet e Interit ne transferte perseri. Te 3 mije vendet jane shitur plotesisht per pune minutash.

Sipas asaj qe shkruan Il Giorno, ka pasur edhe nje moment te dyte kur u rihapen shitjet, por kjo e dyta zgjati edhe me pak se e para. Ne fund, ne Londer do te shkojne vetem ata qe kane siguruar nje bilete per ne sektorin e miqve qe ka kushtuar vetem 52 euro per anetaret zyrtare te klubit.

Nderkohe, per ata qe nuk kane arritur te sigurojne nje bilete, ekziston rreziku qe te shpenzohen edhe me shume se 300 euro neper platforma secondary ticketing ku biletat shiten me cmime te katerfishuara.

Por ka pasur edhe disa momente frike per shume tifoze zikalter: emaili i konfirmimit te klubit per blerjen e biles shkruante “Urime, ju sapo keni siguruar nje bilete per Barcelona-Inter”, por qe eshte rregulluar me pas me nje email te dyte. Ishte vetem nje lapsus.

Nderkohe ne kete ndeshje do te jete prezente edhe Inter Club Albania me tifozet e saj zyrtare qe per here te pare do te shohin Interin ne stadiumin mitik Wembley.

Gjithesesi, per faktin qe biletat jane shitur kaq shpejt, shume tifoze zikalter jane nevrikosur me klubin zikalter duke treguar te gjithe inatin e tyre neper rrjete sociale por nuk eshte faji i Interit qe tifozet e saj jane kaq te apasionuar sa edhe per nje transferte grupi arrijne te perpijne biletat per ceshtje minutash.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Nike vendos perfundimisht: “Cmimi i fanellave te Interit do te rritet: ja sa do te kushtojne prej 2023”.

Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Walter Zenga i ‘terheq veshin’ Inzaghit: “Mendoj se ka gabuar: nuk duhet te kishte futur aspak…”

Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…

4 hours ago
  • Uncategorized

Lele Adani shprehet shume ashper: “Inter nuk me duket nje skuader e besueshme: nuk i shoh gati per…”

Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”

Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…

4 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ANSA – Barcelona, Xavi humbet dy lojtare te tjere kunder Interit: “E pamundur te jete prezent nje si…”

Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta po studion goditjen e pare me parameter 0 per 23-24? “Kujdes, mund te vije qe ne janar si Eriksen”.

Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…

4 hours ago