Categories: Uncategorized

Tra Calcio e Mercato- Messi, i pamundur per dy motive. Emrat e pare, nevoja te ngjashme.

“Messi? Duhet ta diskutoj me drejtuesit…”. Nje batute, qe ne te vertete mbaroi aty. Nga Spanja ne Itali, nga Appiano Gentile ne Barcelone. Ulerima ka jehone te madhe: “Erick Thohir do Leo Messin”. Cdo gje e vertete. Por kush nuk do e donte lojtarin me te mire te botes ne skuadren e tij? Keshtu, ajo e manjatit indonezian qe u be president ne diten e premte, u trasformuar ne nje enderr ne mes te dimrit per tifozet e Interit.

Jo Leos, per dy motive- Dy motive qe ne fund perjashtojne kategorikisht qe Leo Messi te vishet zikalter. Se nga njera ane argjentinasi ka deklaruar gjithmone qe nuk deshiron te largohet nga Barcelona dhe nga ana tjeter eshte kostoja e operacionit qe eshte e jashtzakonshme. Duhen rreth 250 milion euro qe nje skuader te marre Pleshtin blaugranave. I gjithe bilanci i Interit ndoshta dhe me shume. Keshtu qe, nje operacion i pamundur. Edhe per presidentin e ri Thohir, i mbushur me entuziasem, por edhe me ironi per te perballuar komunikimin…

Janari po afrohet… – Ne janar do te filloje zyrtarisht nje etape e re e Erick Thohir, president i Interit: sezoni i pare i merkatos. Tifozet presin kureshtare, manjati ka idete e qarta: te forcoje skuadren, por pa shpenzime marramendese. Mbi te gjitha te blere lojtare ne funksion te projektit. Me pak fjale, do te vije te pakten nje anesor. Emrat jane ata te Vrsaljkos dhe te Insuas, profile qe intrigojne vecanerisht Thohir. Me e veshtire per kroatin edhe pse Genoa ne janar po bisedon me Napolin per shitjen e Antonellit. Per kete mund te hapet pista per te marre anesorin e Atletico Madridit, i cili eshte vezhguar gjate ketij viti ne ndeshjet e Champions League.

…por qershori nuk eshte larg! – Emrat e pare per janarin dakord, por edhe per qershorin. Ide, profile te studiuar. Interi rritet me nje identitet preciz. Me kete do te merret drejtori i zones teknike. Leonardo dhe Sabatini i pelqejne Thohir- pavarsisht mohimeve te ritit- edhe pse te dy jane eksperte te futbollit amerikanojugor dhe njohin shume mire talentet e reja qe mund te mahnisin Interin ne te ardhmen, pikerisht me idete qe Thohir ka ne mendje. Por nuk perjashtohet qe Marco Branca te qendroje zikalter. Thohir ne keto muaj do te vleresoje vartesit e tij, ndonje operacion jo fort i mire i kryer ne te shkuaren nuk kane kushtezuar, por nuk duhet harruar qe Interi fitues lindi dhe nga zgjedhjet e tij. Dite me intensitet, sot Thohir do te shohe perseri Mazzarrin. Per nje te ardhme e gjitha per tu shkruar…

 

Donald Elmazi

Share
Published by
Donald Elmazi

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago