Categories: Notat

Valencia – Inter, notat e ndeshjes. Me i miri Handanovic, Belfodil kalon. Mazzarri..

Handanovic 6,5 – Per sezonin e ri kishte kerkuar vetem te pesonte me pak gola, por shoket bejne gjithcka qe mos ja plotesojne deshiren. Shpeton ate qe mund te shpetohet. Por kujdes, sepse durimi i Samir ka nje limit.

Andreolli 5 – Duke perjashtuar autogolin, konfirmon gjithe veshtiresite e treguara ne ndeshjet e meparshme.

Chivu 4,5 – Fillon aksionin e avantazhit te Valencias. Duke konsideruar se eshte lideri i mbrojtjes interiste… jo mire.

Juan 4 – Kalohet nga cdo lojtar me fanelle te bardhe. E humb ne menyre te pashpjegueshme mendjen ne golin e Jonas, duke i dhene nje goditje ne koke kur aksioni kishte perfunduar. Jo mire fizikisht dhe nervoz.

Nagatomo 5 – Nuk e perserit ndeshjen e mire kunder Chelsea. Nuk ben kurre nje levizje qe dallohet, asnje trekendesh nuk i del me sukses.

Guarin 5 – Si zakonisht. Kur skuadra eshte ne krize, ai mundohet te tregoje forcen. Dhe nuk ja del.

Cambiasso 5 – Kemi nje problem. Renia fizike vazhdon pa pushim. Eshte vetem futboll veror, por palevizshmeria e tij shqeteson.

Kuzmanovic 5 – Ne disa gjera kujton Thiago Mottan. Per fat te keq jo ne levizjet.

Pereira 5 – Eshte pozitiv dhe ben autokritike. Por ne fushe, paraqitjet vazhdojne te jene modeste.

Palacio 6 – Se bashku me Handanovic, eshte i vetmi lojtar qe duket i gatshem per kundershtare si Chelsea dhe Real Madrid.

Belfodil 6,5 – Rritet me kalimin e kohes dhe tregon gjera te mira. Ramazani nuk eshte nje shaka, por tregohet me ne forme se shume te tjere.

Ranocchia 5 – Hyn ne vend te Chivut por mbrapa nuk ndryshon asgje.

Alvarez 5 – Po i shperdoron mundesite qe Mazzarri po i jep.

Icardi, Jonathan, Olsen, Castellazi, Mbaye, Laxalt luajten shume pak per tu vleresuar.

Mazzarri 5 – Skuadra, ne krahasim me ndeshjet kunder Hamburg dhe Chelsea, futet ne fushe pa deshire dhe pa rrezikshmeri. Fraza ‘per merkaton mendon shoqeria’ nuk mjafton me. Deshironte nje lojtar krahu per pregatitjen, jemi ne 5 gusht dhe akoma nuk eshte kenaqur. Duhet te beje zerin e tij te degjohet!

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci
Tags: notat

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago