Categories: Ne plan te pare

SPECIALE – Kush ju ka thene se Sanchez eshte jashte forme, ju ka genjyer rende

Ai tashme eshte nje lojtar i Interit dhe sot ka zhvilluar stervitjen e pare me skuadren e re.

Po flasim per Alexis Sanchez qe eshte transferuar tek Interi zyrtarisht vetem diten e djeshme duke u bere keshtu lojtari me i ri i zikalterve.

Ai ka ardhur ne nje huazim nje vjecar ku Interi do te paguaje vetem 30% te rroges se tij. Huazimi eshte pa pagese dhe pa te drejte blerje, gje qe do te thote se ne fund te sezonit nese Interi do te doje ta bleje, do te ulet ne United per te diskutuar per te ardhmen e tij dhe per te negociuar nje shifer per blerjen.

Kujtojme se ne fund te sezonit Alexis Sanchez do te kete vetem nje vit kontrate dhe do te kete nje cmim akoma me te ulet ne merkato.

Por shume eshte folur per te dhe per eksperiencen e tij tek Manchester United qe nuk ka qene nje nga me te lumturat ne karrieren e tij.

Por kjo mund te kete qene direkt faji i skuadres sepse Alexis ka qene nje nga me te miret me Arsenalin, Barcelonen, kombetaren e Kilit, e deri me Udinesen ne fillimet e tyre.

Nese kthejme koken tek skuadra nga Manchester, mund te shohim nje skuader plot me lojtare te paguar shume, yje te futbollit boteror dhe me cilesi te padiskutueshme qe kane deshtuar aty si Di Maria, Lukaku, Pogba dhe te tjere.

E njejta gje vlen edhe per Alexis Sanchez, qe ne Manchester nuk arriti do te ishte asnjehere ai i Arsenalit dhe duhet te ndalemi pikerisht tek kjo shprehje qe e thone edhe shume tifoze keto dite.

“Shpresojme te rikthehet Sanchezi i Arsenal” eshte e drejte si shprehje por edhe e gabuar si shprehje kur e mendon.

Duhet te shpresojme qe tek Interi thjesht te jete Sanchezi i vetem nje muaji me pare, pra Sanchezi i Kupes se Amerikes ku zhvilloi nje kompeticion te jashtezakonshem.

Nuk e besoni? Shikoni videon me poshte me disa nga momentet e tij me te bukura ne Kupen e Amerikes nga Kiliani.

Nuk duket aspak nje Alexis Sanchez jashte forme por nje Alexis qe ben ate qe ka bere gjate gjithe karrieres se tij: te luaje dhe te zbavitet ne te njejten kohe.

Prandaj, kush ju ka thene se Sanchez eshte jashte forme, ju ka genjyer. 

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Termet tek Juventusi, gazetari i Sky Sport zbulon: “Marotta e kishte parashikuar gjithcka: i kishte thene Agnellit se…”

Me sa duket ajo qe ka ndodhur dje te Juventus i ka lene te gjithe te habitur, por sipas gazetarit…

5 hours ago
  • Uncategorized

Didier Drogba shume i ashper: “Duhet ta pranoni qe keni gabuar rende me Lukaku: po e shihni vete se ai…”

Edhe pse ndaj Marokut nuk pati ndonje impakt te dukshem, per Didier Drogba, Romelu Lukaku eshte nje lojtar i pazevendesueshem…

6 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, Scaloni fut ne valle ne menyre te papritur edhe Correa? “Duhet ta pranojme se perjashtimi i tij…”

"E kemi mbyllur ndeshjen me Meksiken me nje mbrojtje me pese lojtare, por e kemi nisur ndeshjen ashtu si kemi…

7 hours ago
  • Uncategorized

CM i habit te gjithe: “Kessie-Inter, po ndodh e papritura? Nga Barcelona behet me dije se jane gati te…”

Franck Yannick Kessie, ish-mesfushori i Milanit nuk po gjen hapsirat e deshiruara dhe ato qe mendonte te Barcelona. Prandaj, ai…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana i thote lamtumire Kombetares me nje leter prekese: “Kam provuar gjithcka, por me doren ne zemer…”

Vetem nje dite pasi ka shperthyer ceshtja Onana, duket se kesaj radhe lojtari e ka thyer heshtjen dhe ka vendosur…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zamorano godet keq Juventusin: “Te Inter kam kaluar vitet me te mira, por Juventusi na vodhi hapur: ata jane…”

Nga Boterori te Italia dhe Kili, me shume kujtime prej interisti ne mes, dhe normalisht, fjale te hidhura per 1997/98. Ivan…

9 hours ago