Categories: Ne plan te pare

VIDEO – Plas ne Argjentine! Te gjithe tifozet kunder Sampaolit dhe Higuain: “Derr i ndyre, te ishte Icardi…”

Ka qene e pabesueshme humbja e turpshme dje e Argjentines ndaj Spanjes me rezultatin e tenistik 6-1. 

Ishte nje rezultat i pamendueshem deri perpara ndeshjes sepse ne syte e te gjitheve, sepse Argjentina vlen Spanjen si emra por edhe per pritshmeri.

Por aq e turpshme sa ishte edhe humbja e amerikano latineve, ishte edhe rasti i humbur nga Higuain pothuajse me porte bosh ne pjesen e pare kur rezultati nuk ishte ende i thelle dhe gjerat me siguri, me nje gol te sulmuesit te Juventusit, mund te kishin shkuar disi ndryshe.

Sic mund ta shikoni tek video ne fund te ketij artikulli, Higuain sherbehet mjaft mire nga krahu i djathte i sulmit ne nje pozicion ideal ku ishte me e veshtire ta nxirje jashte se sa ta beje gol, por ish-sulmuesi i Napolit e gjuajti siper traut te portes.

Humbja e Argjentines me rezultatin 6-1 ka bere qe tifozet e argjentines te shperthejne neper rrjete sociale kunder teknikut Sampaoli per shkak te zgjedhjeve te tij dhe Higuain, nje lojtar jo i dashur nga tifozet sepse tani ai njihet ne argjentine si “humbesi i finaleve”. Ky epitet i ka ardhur sepse ai ka pasur raste per shenim ne finalet e Argjentines vitet e fundit, por qe nuk ka arritur asnjehere te tregohet eficent.

Ne Twitter nuk kane munguar as te sharat per te, duke i kujtuar edhe zgjedhjen e Sampaolit qe e merr ne kombetare perpara Icardit.

“Si ka mundesi qe nje derr i ketyre permasave te arrije te grumbullohet ne kombetare perpara Icardit?” – pyet veten ne Twitter njeri prej tifozeve te argjentines.

Inati i tifozeve nuk eshte ndalur, ne fundin e ndeshjes kane shkruar edhe te tjere ku rrjeti social Twitter eshte plot me ofendime per teknikun e Argjentines dhe sulmuesin e Juventusit.

“Sampaoli, akoma nuk e ke kuptuar qe ky derr i shendoshe nuk ben asnje pune pervec se na humb ndeshjet? Icardi do e kishte bere me sy mbyllur…” – thote dikush tjeter.

Por tekniku i Argjentines nuk duket i lekundur. Ai pati thene perpara ndeshjes ndaj Spanjes se per Icardin eshte teper e veshtire te grumbullohet sepse perpara tij ka futbolliste teper te talentuar, duke ju referuar edhe Higuain.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: HiguainicardiSampaoli

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

2 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

3 hours ago