Categories: Fokus

Vieri: “Moratti me ka tradhetuar, por une nuk mund te urrej Interin! Calcipoli dhe 2002…”

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, flet Christian Vieri, jo dhe aq shume i dashur nga tifozet zikalter. Keto jane disa nga fjalet e tij:

Kane kaluar shume vite por shume, mbi te gjithe tifoze, nuk e kane kuptuar akoma se si ka ardhur nje thyerje e tille mes juve dhe Interit.
“Eshte me te vertete mekat qe nje gje e tille ka perfunduar keshtu. E kam dashur Interin, kam dhene gjithcka, jam lenduar per fanellen zikalter, cdo dite. Ne stervitje isha i pari qe vija dhe i fundit qe largohesha. Nuk jam terhequr kurre prapa dhe ndonjehere kam luajtur edhe pse nuk kam qene mire. Por, me thonin: shko ne fushe, rri edhe pa levizur sepse per ne eshte mire dhe keshtu. Dhe une pranoja, sepse duhej ne te vertete, edhe nese kushton te besh nje figure m*ti… Po, shkruajeni keshtu. Marredhenia ime me Morattin ka qene speciale, e forte, shume e forte. Degjoheshim disa here ne dite, edhe ne oren tre te mengjesit, konfrontoheshim ne cdo gje. Me beri te ndjehem nje anetar te familjes. Me pak fjale, isha mire profesionalisht dhe personalisht, dhe jepja cdo energji timen per skuadren. E kuptoni mire zhgenjimin e tmerrshem kur zbuloni se ju pergjojne. Dreqin, keto jane gjera qe behen me mafiozet…”

Nuk keni pasur kurre sinjale qe dicka nuk shkonte me Morattin?
“Te themi se pas ardhjes se Adrianos telefonatat me presidentin ishin me te rralla… Por une e di si shkojne gjerat, sidomos ne futboll. Mjafton te flisni drejtperdrejt dhe pastaj nuk ka probleme per marredhenie te mira. Kishte fryme rinovimi dhe pas gjashte vitesh ishte normale te fokusohej tek lojtaret tjere. Por pse nuk shihet mes nesh, miqesia? Pse te kerkosh nje thyerje te tille? Nje dite i thash: “President, mos u brengos, nese duhet te largohem me mjafton te me thuash, nuk ka problem.” Dhe ai me tha: “Jo, jo. Interi jemi une dhe ti, per te tjeret eshte gjithmone faji jone, pergjegjesine e marrim gjithmone ne te dy. Te dua ne gjirin tim…” Une pastaj kembengula, per te qene i sigurt: “Me te vertete president, nese ka probleme…” Pastaj nje pergjigje e shpejte: “Gjithcka po shkon mire.” Gjithcka eshte mire dhe pastaj ju pergjoheni…”

Dhe kur gjithcka ka perfunduar?
“Ghlefi e Branca kane takuar agjentin tim. Une dhe presidenti nuk jemi degjuar me…”

Nese takoheni tani me Morattin?
“Do i shtrengoj doren. Madje edhe do e perqafoj. E falenderoj pergjithmone: me ka blere me peshe ari nga Lazio dhe me ka bere te jetoj gjashte vite te mrekullueshme, te pershkruara nga dashuria e tifozeve zikalter. Mendoj se me ka dashur shume. Me pelqente te isha simboli i tyre, duke pare presionin me gezonte fakti qe ndiheshin krenar nga une. Me thonin: “Me ty mund te luftojme kunder te gjitheve.” Ishte e bukur! Futeshim te benim nxemjet dhe stadiumi brohoriste i gjithi, keto jane ndjenja qe shkojne pertej te gjithe trofeve. Dhe vetem njerezit qe ishin ne ato kohe mund ta kuptojne.”

Cfare eshte sot Interi per juve?
“E kam degjuar shume, mirepo une nuk mund te urrej Interin, le te jete e qarte per te gjithe. Eshte e pamundshme, kane qene vitet e mia me te mira, kam dhene gjithcka per ate fanelle, kam shenuar gol pothuajse ne cdo ndeshje, kam vuajtur, gezuar dhe kam ndjere emocione qe nuk i kam ndjere askund tjeter. E gjithe kjo pavaresisht fitoreve te paketa. Ato emocione kane qene unike, jetonim ne simbioze me tifozet. Edhe sot me arrijne foto se bashku me Ronaldon ne Twitter. Cfare kohesh! Nje nga keqardhjet me te medha te mia eshte qe nuk kam luajtur me shume me Fenomenin. Ishim me te fortet. Mbaj mend ndeshjen Inter-Verona, kishim ardhur 1 ore e gjysme perpara ne stadium dhe brenda kishte rreth 85.000 persona qe therrisnin emrat tone. Nuk mund te shpjegohet. Megjithate jan krenar per nje gje: kam dhene cdo energji per ata njerez.”

Ju u larguar, pastaj plac Calciopoli: kishte ndodhur ndonje gje ne koherat tuaja?
“Jo, Juve dhe Milan ishin me te forta. Ne humbem nje rast te madh ne 2002…”

Ne sezonin e ardhshem Interi shkon deri ne gjysmefinale te Champions League…
“Duke folur me keqardhje, i shenoj dy gola Valencias, pastaj ne Mestalla lendohem ne gju dhe humbas dy ndeshjet kunder Milanit. Edhe sot nuk i fal Materazzin dhe Carew qe rane mbi mua dhe me lenduan (qesh). E pabesueshme, nje lendim absurd. Ishim te maturuar per ate kupe dhe une isha shume mire. Mund ta fitonim.”

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: vieri

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello i ashper edhe pas Barcelones: “Kam nje pyetje qe dua t’ja bej lojtareve te Interit. Me thone dot se si…”

Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…

10 hours ago
  • Uncategorized

Barca, Lewandowski flet i shkaterruar: “Ne kemi harruar te mbrojme… Nuk e di, di te them se Inter eshte…”

Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…

10 hours ago
  • Uncategorized

Tuttosport nuk permbahet: “Ja se si Inzaghi i dha leksione falas pasardhesit te Guardiolas te Barca: duke i…”

Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…

10 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Barcelona-Inter: “Cfare nate magjike: noten me te larte e rremben ai lojtar qe ka bere…”

Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte. Tani…

10 hours ago