Categories: Uncategorized

“Nese vjen Pogba, ai do te jete shkaterrimi i skuadres se Interit: ja pse mendoj keshtu.”

Ish-sulmuesi i Interit dhe legjenda zikalter, Alessandro Altobelli ka dhene mendimin e tij per nje nga goditjet me te perfolura nga ana e Interit ditet e fundit.

Ai ka folur keshtu per Gazzetta dello Sport dhe eshte ndalur edhe tek operacioni Inter-Pogba qe sipas tij mund te sillte shkaterrimin e harmonise ne skuadren zikalter.

Keto kane qene fjalet e Altobellit per te perditshmen italiane diten e sotme: “Per Pogba ne kujtojme qe ka ardhur me parameter zero tek Juventusi, me pas sukseset dhe pastaj plusvalenca shume e madhe e Juventusit.”

“Pastaj boterori i fituar me Francen. Nderkohe, nga vitet e fundit ne Mancheser United ne mbajme mend shume nga ai”.

“Kjo sepse gjerat per Manchesterin nuk kan shkuar ashtu si kane qene parashikuar por edhe ai ka treguar shume pak.”

“Conte do e donte ne vendin e Stefano Sensi apo Niccolo Barella? Nuk e di. Por ndalni pak. Ta vleresojme mire situaten.”

“Nese tranjeri mendon se Paul Pogba mund te jete perseri ai qe eshte pare me Juventusin dhe Francen perpara Manchester United, e them me plot gojen le te shkojme dhe ta rrembejme ne Manchester.”

“Nese eshte keshtu gjithmone. Por une i shoh gjerat pak ndryshe. Ai ka nje rroge qe te frikeson vetem kur e mendon.”

“Por nese Pogba vjen tek Interi me keto shifra qe kam degjuar te flitet keto dite dhe me ate rroge qe ai merr tek Manchester, une mendoj se do te ishte shkaterrimi i skuadres se Interit kjo levizje.”

“Kur them skuader, flas per frymen e lojtareve dhe sakrificen e perbashket: nese ai do te marre dyfishin e te tjereve apo tre-katerfishin, e shoh te veshtire qe shoket e skuadres te luajne per te.”

“Do te lindin probleme te tjera, qe mund te prishin kete harmoni qe deri me tani Antonio Conte ka ndertuar.”

“Por e thashe edhe me lart, gjithcka do te varet nga ideja qe ka tranjeri per ate dhe per skemat e tij me Pogba.”

“Gjithesesi, transferimi i tij ne kete moment ne Milano eshte nje mundesi por aspak nje siguri, sepse per te arritur tek ai, Interi do te duhet te beje rruge dhe me shume mundesi te sakrifikoje jo pak.”

Keshtu eshte shprehur sot nje nga rekordmenet e historise se Interit, Alessandro Altobelli. Ai duket se nuk eshte shume entuziast per nje ardhje te Pogba te zikalterit.

Kujtojme se Gazzetta dello Sport shkruajti sot ne nje speciale se kosto reale e operacionit mund te shkoje diku tek 220 milione euro per Interin.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

18 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

18 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

18 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

18 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Moratti shume i ashper: “Nje Inter pa asnje lojtar me fantazi. Duhet thene se dikush nuk…”

Duke folur per Sky Sport, ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka folur per momentin e skuadres se Inzaghit.  Keto…

18 hours ago