Categories: Uncategorized

ZYRTARE – VAR, ndryshon rregulli per penalltite dhe faullet me dore: ja rregullat e reja

Jane publikuar me ne fund zyrtarisht vendimet e marra ne daten 7 prill nga IFAB ne takimin e zhvilluar ne Irlanden e Veriut. 

Keshtu jane miratuar ndryshimet e reja ne rregullore per sa i perket VAR dhe qe do te hyjne ne fuqi qe nga data 1 qershor 2020.

Ligat e Futbollit do mund ti perdorin keto rregulla te reja duke filluar qe nga sezoni 2020-2021, edhe pse sezoni aktual mund te zgjatet pertej dates 1 qershor.

Nderkohe, keto jane rregullat e reja te miratuara:

PREKJA E TOPIT ME DORE: në rast se sulmuesi prek topin me dorë, kjo do të rezultojë në faull vetëm nëse loja menjëherë te çon në gol ose në një mundësi të qartë shënimi. Për të përcaktuar qartë shkeljen me dorë, përcaktohet kufiri i krahut në pikën e poshtme të sqetullës.

GODITJET E PENALLTISE: nëse portieri shkel rregullat, por topi nuk futet ose perplaset në shtylle ose në traversë, gjuajtja nuk do të përsëritet nëse shkelja nuk ka ndikuar qartë te gjuajtesi i penalltise.

Nëse portieri dënohet dhe gjuajtja përsëritet, portieri do të njoftohet për një shkelje të parë (gjatë ndeshjes ose në penallti) dhe do të penalizohet (karton i verdhë) nëse kryen më shumë se një shkelje.

Paralajmërimet e bera gjatë ndeshjes, përfshirë minutat ekstra, nuk do të merren parasysh gjatë penalltive. Nëse portieri dhe gjuajtesi shkelin rregullat në të njëjtën kohë, goditësi do të penalizohet.

VAR: Vetëm një sinjal televiziv do të jetë i nevojshëm për të bërë një përmbledhje të bazuar vetëm në Var. Në rast se episodi është subjekt i konsideratave subjektive, gjyqtari duhet ta rishikojë atë në monitor.

Për më tepër u vendos që:

– Prekja me dore e vullnetshme e një mbrojtësi do të konsiderohet “veprim me dashje” në përcaktimin e një pozicioni jashte loje.

– Nëse portieri e luan topin ne menyre te parregullt për herë të dytë pasi loja ka rifilluar, atëherë para se dikush tjetër ta prekë atë, do të zbatohet sanksioni përkatës disiplinor, duke përfshirë nëse topi prek krahun ose dorën.

– Nëse gjyqtari lejon ekzekutimin e një goditje denimi “të shpejtë” ose i jep avantazh lojes nese shkaktohet nje faull do te konsiderohet si “veprim ndihmues”, dhe kartoni i verdhë nuk do të jepet per lojtarin qe shkakton faull.

– Kushdo qe nuk respekton distancen prej  4 metra qe eshte e detyrueshme me topin në tokë ne goditjet e lira, do të marre karton te verdhe.

– Nëse pas nje goditje denimi apo rinvenie fundore nga portieri shoku i skuadres se portierit do i ktheje topin portierit me koke, veprimi do te perseritet por nuk do te kete sanksione nese ky veprim do te ndodhe perseri.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

1 day ago