Categories: Uncategorized

#110Inter – Të rrëzohesh, të ringrihesh e të fillosh të vraposh përsëri

Teksa feston golin e tij të parë me fanellën e Interit, dhe jo një gol çfarëdo, Jonathan Biabiany ndoshta po kujton pasditen e largët të gjashtë viteve më parë, në të cilën i ndryshoi jeta. Atë ditë në vitin 2004, në Paris mbërriti Pierluigi Casiraghi, vëzhgues i zikaltërve: turneu i të rinjve, që ai do vëzhgonte, ishte shtyrë ndaj zbuluesi i talenteve, shfrytëzoi mundësinë për të parë në aksion djemtë e ekipit lokal të Le Blanc-Mesnil. Mes tyre gjendej një 16-vjeçar, me origjinë nga Guadalupe, i cili vrapon me dyfishin e shpejtësisë së shokëve të tij. Casiraghi nuk e pati të nevojshme për të parë pjesën e dytë dhe u largua në pushim të ndeshjes. Dy javë më vonë, Biabiany u bë lojtar i Interit.

Megjithatë, eksperienca tek zikaltrit ka ulje dhe ngritje. Jonatani vrapon si një raketë shpërthyese në krah (distancën prej 100 metra e e bën në më pak se njëmbëdhjetë sekonda), fiton një Scudetto me Primaverat e Interit , por është ende shumë i ri për Serinë A: pas debutimit në Kupën e Italisë në vitin 2007, huazohet tek Chievo dhe më pas tek Modena. Këtu fillon ringritja e tij: golat, assistet dhe galopimet e çmendura në krahë, shpërblehen me debutimin e tij në Serie A me Parmën në sezonin pasardhës, e më pas kthimin tek Inter në vitin 2010. Edhe përpjekja e dytë është shumë e komplikuar, por në mes të vështirësive, shkëlqen një perlë: goli i 3-0 kundër TP Mazembe në finalen e Kupës së Botës për klubet. Biabiany feston në një mënyrë sikur akoma nuk i besohej, pastaj vrapon për të përqafuar Davide Santonin, me të cilin ishin rritur tek të rinjtë e Interit, për të ndarë bashkë me të momentin më të bukur të karrierës së tij sportive.

“Unë ja dola që të fitoja dhe një Botëror për klube, një nga emocionet më të mëdha të jetës sime. Atë kupë e kam bërë tatuazh në krah, sepse kur kam qënë i vogël, as nuk e mendoja që mund të fitoja diçka të tillë.”

Ky do të ishte gëzimi i vetëm tek zikaltërit: një muaj më vonë Biabiany kalon tek Sampdoria, me të cilën rrëzohet në Serinë B në fund të sezonit. Parma e rigjeneroi përsëri atë, deri në momentin që një aritmi kardiake e detyron që të ndalojë së luajturi dhe të ndërpresë kontratën. Por Jonathan është mësuar që të ringrihet dhe të fillojë të vrapojë: Roberto Mancini, trajneri i cili e ka hedhur në fushë për debutimin e tij të parë, vë bast për të dhe në korrik të vitit 2015, fillon “jetën e tij të tretë” si Interist. Kush arriti në majën e botës, duke startuar nga fushat e periferisë, asnjëherë nuk mund të heqë dorë aq lehtë.

Jonathan Ludovic Biabiany (Paris, 28 prill 1988) mbërrin tek Inter në vitin 2004 për një vlerë modeste. Me zikaltërit luan gjithsej 50 ndeshje dhe shënon 2 gola, një prej të cilëve në finalen e Botërorit për Klube 2010. Aktualisht ai është i huazuar tek Sparta Praga.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterBiaiany

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, CFARE LAJMI: “Lukaku-Chelsea, mbyllet perfundimisht historia? Nje burim super i sigurt flet per nje…”

Romelu Lukaku 'shikon' nje te ardhme totalisht zikalter dhe me sa duket, edhe qendrimi i tij ne Milano eshte teper…

50 mins ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, Inzaghi vendos gjithcka per Firenze? “Ja formacioni titullar: nje surprize ne…”

Inter do te kete nje ndeshje shume te rendesishme ne kete fundjave ku do te luaje direkt ndaj Fiorentines ne…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Cassano nuk ka dyshime: “As Lautaro dhe as Calhanoglu: ja kush eshte lojtari qe po ben diferencen tek Inter”.

"Nuk ka pasur ndeshje fare". Ky eshte mendimi i Antonio Cassano, pas ndeshjes Inter-Salernitana te luajtur pak dite me pare.…

24 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gazetari i njohur italian ngre alarmin: “E keni degjuar Marotten dje? Ka thene qarte se Suning nuk…”

Sipas Financial Times, Inter eshte ne shitje dhe brenda pak ditesh, advisors do te fillojne edhe kerkimet per bleresit potenciale. …

24 hours ago
  • Uncategorized

Sa vlen vertete Inter? Pergjigjen e jep eksperti i financave te Benchmark: “Kjo eshte shifra e duhur: 1 miliarde e…”

Sa vlen Inter vertete? Kjo eshte nje pyetje qe eshte kthyer ne mode pas disa lajmeve te publikuara ditet e…

24 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Diego Milito eshte i bindur: “Nje lojtar i Interit do te jete bomberi i boterorit: kam besim te plote se…”

Diego Alberto Milito ka qene nje nga sulmuesit me te mire ne bote gjate periudhes kur ai ka qene nje…

1 day ago