Categories: MerkatoNe plan te pare

Antoine Griezmann është ëndrra e Suning. Francezi pothuajse i paarritshëm por…

Ndër objektivët e Suning për merkaton e verës, sigurisht se është Antoine Griezmann edhe pse rruga për të arritur te francezi është shumë e komplikuar për disa arsye. Ka kontratë të vlefshme me Atleticon deri më 2021 dhe një pagë prej 7 milionë eurosh (plus bonuse) dhe e cila ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh. Mirëpo për një grup me fuqi ekonomike si Suning nuk ekzistojnë lojtarë të paarritshëm mirëpo gjithsesi bëhet fjalë për një investim shumë të madh sidomos në qoftë se edhe këtë vit zikaltërit mbesin jashtë Ligës së Kampionëve dhe kështu humbin edhe mundësinë që t’i shtojnë bilancit të tyre edhe paratë nga Uefa. Arsyeja e dytë është konkurrenca e lartë: Atletico e di shumë mirë që mbajtja e Griezmann në skuadër edhe vitin e ardhshëm nuk do të jetë e lehtë dhe tashmë kanë shfaqur interesim për Iago Aspas, Alexis Sanchez dhe Lacazette. Problemi është që francezi ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha: mbi të gjitha qëndron Unitedi i Mourinhos, i cili konsiderohet si skuadra favorite për francezin pasi që përveç parave kanë edhe Pogban i cili është një mik i mirë i sulmuesit të Atleticos mirëpo gjithashtu ia vlen të përmenden edhe Chelsea dhe PSG. Përveç forcës ekonomike duhet pasur parasysh edhe Ligën e Kampionëve: është e vështirë të mendohet se Griezmann do të luante sezonin e ardhshëm te një skuadër e cila nuk është e kualifikuar në garën më prestigjoze për klube. Ja pse vendi i tretë mund të jetë vendimtar edhe për merkaton.

(Corriere dello Sport)

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Antoine Griezmannmerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello Capello zbulon: “Inter, ka dicka per Onana qe askush nuk po e thote ne kete moment. Ai eshte nje…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kercenime te shumta per Bastonin pas ndeshjes nga tifozet katalanas: “Te shohim nese te ndeshja e kthimit do…”

Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…

13 hours ago
  • Uncategorized

“Dje ne minuten e 27 me Onana ka ndodhur nje skene qe e kemi pare pak here me Handanovic: lojtaret kane…”

Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…

13 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Inter-Barcelona: “Ishte apo nuk ishte penallti dora e Dumfries? Me sa duket VAR vendosi ashtu sepse…”

La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zhang dergon nje mesazh te qarte direkt pas ndeshjes? “Ai ka treguar keshtu se nuk…”

Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…

13 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

17 hours ago