Categories: Uncategorized

Calhanoglu hap zemren: “Inter, sa skuader speciale: ja cfare ndodhi pas Milanit. Milanistat jane ata qe…”

Diten e sotme Hakan Calhanoglu ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport ku eshte shprehur per shume gjera ne lidhje me aventuren e tij tek Inter, por edhe per te ardhmen.

Keto kane qene fjalet e tij:

Eshte ky Calhanoglu me i mire ndonjehere?

“Po, pa dyshim. Jam permiresuar ne cdo aspekt. Jam nje person me i rritur brenda dhe jashte fushes se lojes”.

“Sezoni me i mire qe kam bere eshte ky sepse nga ana mentale kam qene gjtihmone ne brendesi te cdo ngjarje”.

Ne cfare gjeje te ka kompletuar Interi ne kete rrugetim tendin?

“Nga dita e pare qe kam ardhur e kam kuptuar se ne kete skuader ndryshe nga diku tjeter ka nje arome speciale, nje ere ndryshe, nje fryme tjeter. E ndryshme”.

“Fale shokeve, stafit dhe te gjithe atyre qe punojne ketu jam ndjere menjehere i mirepritur. Pastaj pozitiviteti i tifozeve me ka dhene energji, karikim dhe besim te vetja ime.”

“Une ndihem i lire, e di qe me mbeshtesin edhe kur gaboj. Pastaj nga ana mentale ka qene e veshtire keto kohe pas termetit ne Turqi dhe nuk kam qene mire”.

“Tani emocionohem me shume edhe ne fushen e lojes. Dua te dhuroj buzeqeshje per ata qe vuajne me shume. Prandaj jam brenda lojes gjithmone”.

Po ti ne cfare roli deshiron te luash tani?

“Kudo qe te me vene, une jap maksimumin. Pastaj ne kombetare luaj si regjizor prej kohesh dhe agjenti im me ka thene “ai eshte roli yt, ke lindur per ate”.”

“Keto fjale me kane mbetur ne mendje: per kete e shoh veten ne ate pozicion. Kjo me shton kualitetet edhe ne mbrojtje”.

“Pastaj ska rendesi ku luaj, nje gol mund te vije gjithmone, ashtu si ne San Siro kunder Barcelones kete sezon…”

Cfare keshille i jep Asllanit te ri ne pankine?

“I flas shume, sidomos kur e shoh te demoralizuar. 20 vjec edhe ne kemi qene si ai, shpesh here ne pankine”.

“Ne kete Inter eshte e veshtire te luash gjithmone. Ai duhet te jete i qete dhe te punoje. Te rritet dhe te behet me i forte ne personalitet. Pastaj do te vije ora e tij sepse ka kualitete te medha”.

Kur permenden mesfushoret me te mire ne Europe flitet per Modric dhe De Bruyne, per Casemiro dhe Pedri, po per ty kurre. Eshte e drejte apo ndihesh i nenvleresuar?

“Po, ndihem i nenvlersuar. Nuk jam larg emrave qe ke thene. Kam gjithcka per te qene afer tyre. Une e shoh veten ne pese me te miret ne Europe per rolin qe kam. Por ndonjehere, lojtare qe luajne ne Premier League mund te perfliten me shume se neve ne Serie A…

Kurre nuk ka ndodhur qe nje ish-lojtar i Milanit te duhet kaq shume nga tifozet e Interit: cfare ka ndodhur? 

“Ne fillim tifozet kishin dyshime, ishte normale. Te zevendesosh nje lojtar te madh si Eriksen nuk eshte e thjeshte dhe sidomos duke ardhur nga Milan”.

“Por une isha i bindur qe do ja dilja. Dashuria ka lindur spontanisht, pa pasur nevoje per gjeste teatrale: eshte rritur dalengadale pa pasur ndonje shkendije”.

Tifozet e ish skuadres tende nuk ta kane falur kurre dhe te ofendojne ne cdo ndeshje: cfare te ka lenduar me shume?

“Le te themi kete: per gjysmen e qytetit jam nje idhull dhe per gjysmen nje armik. Gjysma me do dhe gjysma me urren.”

“Ne te njejten dite kam degjuar edhe ofendime nga milanistat edhe kore nga interistat. Eshte dicka qe ka te beje me futbollin. Sjam as i pari as i fundit qe e pesoj”.

“Por e verteta eshte se milanistat jane ata qe ofendojne dhe mua nuk me interesojne fare. E kaluara eshte e kaluara.”

“Kam nje karakter qe me ben te eci perpara. Ne fund te fundit me mjafton dhe me intereson vetem dashuria e tifozeve te Interit. Kaq”.

E shikon mire Kessien te Inter vitin e ardhshem?

“Eshte nje mik i mire dhe lojtar i madh. Ketu kampionet jane te mirepritur… Flasim shume, eshte e vertete. Ai e di qe luan te nje skuader e madhe por edhe tek Inter nuk do kishte ndonje gje me pak…”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER, ALARM I KUQ: “Nje statistike e skuadres per te vene duart ne koke: jo driblimet por mosha e…”

Nje nga objektivat me te medhenj ne merkaton e ardhshme te Interit duket se eshte ai i rinimit te skuadres.…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, cfare dreqin po ndodh? “Ne kater ndeshjet e fundit 0 minuta per kete lojtar: nuk duhet te ishte…”

Duket se tek Inter ka nisur te diskutohet shume per momentin qe po kalon tek Inter shqiptari i talentuar Kristjan…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati nje super emer per te zevendesuar Skriniar? “Direkt nga Chelsea: kushton vetem…”

Sipas La Gazzetta dello Sport, Inter ne vere mund te beje nje "super goditje" ne merkato per te zevendesuar Milan…

2 hours ago
  • Uncategorized

Marco Barzaghi zbulon: “Kemi nje emer te ri per Interin me parameter 0: pervec Thuram eshte edhe…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e YouTube, Marco Barzaghi, gazetar i Mediaset, ka folur per merkaton e Interit.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare fjalesh nga agjenti i tij: “Dua t’ju them dicka per te dhe Interin: ai ka nje…”

"Lautaro Martinez eshte nje lojtar shume serioz, nje lider dhe nje njeri qe ka gjetur veten e tij ne kauzen…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Fabrizio Romano zbulon: “Ka dicka qe duhet thene per merkaton. Operacioni Asllani ka…”

Fabrizio Romano ka folur diten e sotme per punen e drejtuesve ne merkato dhe eshte ndalur ne disa tema te…

2 hours ago