Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 3, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Calhanoglu hap zemren: “Inter, sa skuader speciale: ja cfare ndodhi pas Milanit. Milanistat jane ata qe…”

Calhanoglu hap zemren: “Inter, sa skuader speciale: ja cfare ndodhi pas Milanit. Milanistat jane ata qe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Hakan Calhanoglu ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport ku eshte shprehur per shume gjera ne lidhje me aventuren e tij tek Inter, por edhe per te ardhmen.

Keto kane qene fjalet e tij:

Eshte ky Calhanoglu me i mire ndonjehere?

“Po, pa dyshim. Jam permiresuar ne cdo aspekt. Jam nje person me i rritur brenda dhe jashte fushes se lojes”.

“Sezoni me i mire qe kam bere eshte ky sepse nga ana mentale kam qene gjtihmone ne brendesi te cdo ngjarje”.

Ne cfare gjeje te ka kompletuar Interi ne kete rrugetim tendin?

“Nga dita e pare qe kam ardhur e kam kuptuar se ne kete skuader ndryshe nga diku tjeter ka nje arome speciale, nje ere ndryshe, nje fryme tjeter. E ndryshme”.

“Fale shokeve, stafit dhe te gjithe atyre qe punojne ketu jam ndjere menjehere i mirepritur. Pastaj pozitiviteti i tifozeve me ka dhene energji, karikim dhe besim te vetja ime.”

“Une ndihem i lire, e di qe me mbeshtesin edhe kur gaboj. Pastaj nga ana mentale ka qene e veshtire keto kohe pas termetit ne Turqi dhe nuk kam qene mire”.

“Tani emocionohem me shume edhe ne fushen e lojes. Dua te dhuroj buzeqeshje per ata qe vuajne me shume. Prandaj jam brenda lojes gjithmone”.

Po ti ne cfare roli deshiron te luash tani?

“Kudo qe te me vene, une jap maksimumin. Pastaj ne kombetare luaj si regjizor prej kohesh dhe agjenti im me ka thene “ai eshte roli yt, ke lindur per ate”.”

“Keto fjale me kane mbetur ne mendje: per kete e shoh veten ne ate pozicion. Kjo me shton kualitetet edhe ne mbrojtje”.

“Pastaj ska rendesi ku luaj, nje gol mund te vije gjithmone, ashtu si ne San Siro kunder Barcelones kete sezon…”

Cfare keshille i jep Asllanit te ri ne pankine?

“I flas shume, sidomos kur e shoh te demoralizuar. 20 vjec edhe ne kemi qene si ai, shpesh here ne pankine”.

“Ne kete Inter eshte e veshtire te luash gjithmone. Ai duhet te jete i qete dhe te punoje. Te rritet dhe te behet me i forte ne personalitet. Pastaj do te vije ora e tij sepse ka kualitete te medha”.

Kur permenden mesfushoret me te mire ne Europe flitet per Modric dhe De Bruyne, per Casemiro dhe Pedri, po per ty kurre. Eshte e drejte apo ndihesh i nenvleresuar?

“Po, ndihem i nenvlersuar. Nuk jam larg emrave qe ke thene. Kam gjithcka per te qene afer tyre. Une e shoh veten ne pese me te miret ne Europe per rolin qe kam. Por ndonjehere, lojtare qe luajne ne Premier League mund te perfliten me shume se neve ne Serie A…

Kurre nuk ka ndodhur qe nje ish-lojtar i Milanit te duhet kaq shume nga tifozet e Interit: cfare ka ndodhur? 

“Ne fillim tifozet kishin dyshime, ishte normale. Te zevendesosh nje lojtar te madh si Eriksen nuk eshte e thjeshte dhe sidomos duke ardhur nga Milan”.

“Por une isha i bindur qe do ja dilja. Dashuria ka lindur spontanisht, pa pasur nevoje per gjeste teatrale: eshte rritur dalengadale pa pasur ndonje shkendije”.

Tifozet e ish skuadres tende nuk ta kane falur kurre dhe te ofendojne ne cdo ndeshje: cfare te ka lenduar me shume?

“Le te themi kete: per gjysmen e qytetit jam nje idhull dhe per gjysmen nje armik. Gjysma me do dhe gjysma me urren.”

“Ne te njejten dite kam degjuar edhe ofendime nga milanistat edhe kore nga interistat. Eshte dicka qe ka te beje me futbollin. Sjam as i pari as i fundit qe e pesoj”.

“Por e verteta eshte se milanistat jane ata qe ofendojne dhe mua nuk me interesojne fare. E kaluara eshte e kaluara.”

“Kam nje karakter qe me ben te eci perpara. Ne fund te fundit me mjafton dhe me intereson vetem dashuria e tifozeve te Interit. Kaq”.

E shikon mire Kessien te Inter vitin e ardhshem?

“Eshte nje mik i mire dhe lojtar i madh. Ketu kampionet jane te mirepritur… Flasim shume, eshte e vertete. Ai e di qe luan te nje skuader e madhe por edhe tek Inter nuk do kishte ndonje gje me pak…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.