Categories: Uncategorized

Conte ka vendosur: ja formacioni i Interit kur te rifilloje Serie A

Ne pritje te merret vesh se kur do te rifilloje gjithcka, Antonio Conte duket se vazhdon te mendoje disa zgjidhje te ndryshme per Interin e tij kur te rifilloje Serie A. 

Per kete ka folur sot Corriere dello Sport e cila ka hyre ne detaje duke shpjeguar idete e reja te teknikut te Interit.

Sipas te perditshmes italiane, celesi i vertete do te jete ashtu si pritej integrimi total i lojtarit me te ri ne skuader.

Behet fjale natyrisht per Christian Eriksen i cili deri kur u be ndalesa ka qene jashte mekanizmave te skuadres por tani gjerat do te ndryshojne me te vertete.

“Danezi po ngroh motorret i bindur se do te kete nje rol teper qendror dhe te rendesishem me Conten.”

“Ai deshiron qe te pushtoje Interin ne gjithcka. Deshiron te behet lojtari me qendror i ekipit dhe te kape pritshmerite e te gjitheve.”

“Do te jete karta fituese per sprintin final dhe objektivi eshte qe te ndihmoje ne konsolidimin e mesfushes zikalter.”

NJE INTER ME PESHORE – Misioni i Contes do te jete qe te ndertoje nje Inter perfekt duke perdorur peshoren dhe duke vene “peshat” e duhura ne vendin e duhur.”

“Me Sensin dhe Barella ai mund te formoje nje bateri qe do te krijonte zili per gjysmen e skuadrave nbe Europe.”

“Por me sa duket, ajo e dimrit, nuk ishte Interi i Eriksen. Por do te behet shume shpejt Interi i Eriksen sipas direktivave te Antonio Contes.”

“Kush do te ishte Interi i ri i tranjerit te Interit dhe kush do te jete formacioni qe ai do te perdore?”

“Natyrisht celesi do te jete Eriksen por edhe pse ai do te futej ne formacion, rreshtimi nuk do te ndryshonte shume.”

“Formacioni do te ishte ky: Handanovic natyrisht ne porte, ai nuk eshte aspak ne dyshim.”

“Ne mbrojte do te ishte treshja Milan Skriniar, Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni. Ky i fundit do te alternohej me Diego Godin duke pare ndeshjet e aferta.”

“Ne krahet e mesfushes do te jete Ashley Young nga krahu i majte i padiskutueshem ndersa nga i djathti pritet te alternohet Candreva me D’Ambrosio dhe Moses.”

“Nderkohe, ndryshimi i madh ne mesfushe me tre mesfushore qendrore: Marcelo Brozovic, Niccolo Barella dhe Christian Eriksen. Ky i fundit do te jete pak me i terhequr dhe jo nje trekuartist i mirefillte edhe pse gjate lojes ne fraksione te ndryshme mund te zhvilloje punen e nje trekuartisti. Nderkohe nga stoli do te jete nje Stefano Sensi gati per tu futur ne loje sepse eshte rekuperuar plotesisht.”

“Ne sulm pak dyshime: Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku jane titullare te padiskutushem.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Marotta eshte gati te beje nje cmenduri ne Serie A? “Lojtari i krahut te djathte ne merkato mund te vije pikerisht nga…”

Merkato mban gjithmone brenda saj te papritura dhe e tille mund te jete edhe ajo qe mund te ndodhe gjate…

7 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-Inter, flet edhe Felipe Melo: “Ja per ke do te bej tifo sot. Simone Inzaghi eshte nje…”

Ai Juventus-Inter ka luajtur disa, dhe e ka bere kete gje me te dyja fanellat por sot, Felipe Melo nuk…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, cfare lajmi: “Ja deri kur pritet te jete kontrata e re: lojtari do te kape keshtu…”

Milan Skriniar mund te perfaqesoje per tifozet e Interit nje nga lajmet me te bukura te mundshme te ketyre koheve.…

7 hours ago
  • Uncategorized

Juventus-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Nje mungese tjeter e rendesishme? Temperature e larte per…”

Diten e sotme do te zbrese ne fushe Juventus dhe Inter per tu perballur ne Allianz Stadium te Torinos ne…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin pergjigjet e kontrolleve te reja per Lukaku: “Ja kur pritet te luaje perseri per Interin: ndaj…”

Ashtu si eshte parashikuar, ne transferten e veshtire te Torinos, Simone Inzaghi nuk do te kete Romelu Lukaku ne dispozicion.…

1 day ago
  • Uncategorized

Skriniar, cfare ka ndodhur me Interin qe ka shtyre edhe Marotten te flase ashtu? “Me sa duket, gjithcka varej nga…”

"Per Skriniar jam optimist se mund te vije nje mbyllje e tratatives per rinovimin perpara ndeshjes se fundit te kampionatit".…

2 days ago