Edhe Corriere dello Sport konfirmon: “Inter ka filluar kontaktet per te sjelle ne Milano Linpeng Zhang, mbrojtes eklektik i Guangzhou te Fabio Cannavaro-s. “Sipas Thohir do te jete nje investim i rendesishem edhe per marketingun. Do te zere nje nga dy vendet e ekstrakomunitareve, por ardhja e tij nuk do te pengoje sulmin ndaj Dragovic dhe Vida-s pervec blerjes se Murillo-s. Mbrojtja 2015-2016 e Interit do te jete ne fakt e revolucionuar”, shkruhet ne gazete.
TUTTOSPORT – INTERI VESHTRON NGA KINA: TURNEU DHE… ZHANG!
“Nga Japonia ne Kine. Interi ne fakt po mendon te zevendesoje – ne ekip, jo si rol – Yuto Nagatomon (terzino qe nuk e ka bindur Mancinin dhe ka merkato ne Angli) me 26 vjecarin Zhang Linpeng, qender mbrojtes qe arrin te luaje shume role ne fazen difensive i Guangzhou Evergrande i promovuar nga Marcelo Lippi“.
“Kontaktet kane filluar ne fund te janarit dhe jane intesifikuar ne javet e fundit mbas OK te Erick Thohir por edhe te Roberto Mancinit. Zhang, 185 cm, eshte propozuar tek Interi nga Davide Lippi, i biri i ish-trajnerit azzurro, dhe agjent per Europen per mbrojtesin kinez. Me Guangzhou djaloshi ka fituar gjithcka qe mund te fitosh ne kontinentin e Azise, duke perfshire edhe Champions League me 2013. Ne vendin e tij konsiderohet si nje nga talentet me te mire (44 ndeshje me kombetaren kineze) dhe krahasohet per shkak te aftesise per te luajtur si qendermbrojtes ashtu edhe si terzino i djathte, me spanjollin Sergio Ramos. Interi e ka vleresuar, ka vezhguar disa DVD dhe ne fund e ka promovuar, jo vetem per kualitetet teknike (Lippi junior garanton rritjen dhe pershtatjen e tij ne futbollin europian), por edhe persa i perket aspektit strategjik te nje mberritje te mundshme te tij ne Europe.” Zhang ka nje kontrate qe i skadon me 31 dhjetor 2015 dhe statusi i ekstrakomunitarit nuk do te ishte problem. “Nderkohe ne prag te sezonit 2015-2016 Interi do te zhvilloje nje turne te gjate ne Azi dhe dy nga etapat e parashikuara i takojne Kines.”
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…